Mitologjia Ilire

Mitologjia ilire është një fushë e studimit që merret me mite, legjenda, besime, praktikat fetare pagane dhe traditat e popullit të lashtë ilirë.

Megjithëse shumica e kësaj mitologjie është humbur nëpër kohë, disa elemente janë ruajtur nëpërmjet rrëfimeve të trashëgimisë verbale dhe disa zbulimeve arkeologjike. Ilirët kanë pasuar një besim të pashtershëm në teizëm të lidhura me kultin e natyrës dhe hyjnive të ndryshme që përfaqësojnë forcat natyrore. Studimi i kësaj mitologjie është sfidues për shkak të mungesës së burimeve të shkruara dhe vazhdimërisë së informacioneve prej goje. Dihet që fiset ilire, ishin një grup fisesh që flisnin gjuhën ilire dhe banonin në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, prej shekullit X p.e.s. deri në shekullin VII e.s. Burimet e shkruara të disponueshme lidhur me këtë problematikë janë shumë të rralla. Ato përbëhen kryesisht nga emra njerëzish, emra vendesh dhe disa fjalë nga burimet klasike. Krahas kësaj mitologjia ilire ngërthen në vete edhe një varg paralelizmash me mitologjinë greke dhe mitologjinë romake.

Mitologjia Ilire
Paraqitja e Polifemit, babait të Ilirit, Keltit dhe Galit në një amforë protoatike (rreth vitit 600 p.e.s.)
Mitologjia Ilire
Kadmi dhe Harmonia

Përmbledhje

Mitologjia ilire është një fushë e cila ende nuk është studiuar dhe hulumtuar mjaftueshëm. Gjurmët më të shpeshta të miteve dhe praktikave fetare të epokës pararomake janë ato që lidhen me simbolikën mitologjike dhe pagane. Simbolet përshkruhen në çdo larmi zbukurimesh dhe zbulojnë se objektet kryesore të kultit parahistorik të ilirëve ishin, në viset veriore Dielli, në viset qendrore (nga Dalmacia deri në Dardani) Hëna dhe në viset jugore gjarpri, që adhuroheshin në një sistem besimi të përhapur dhe kompleks. Hyjnitë ilire përmendën në mbishkrime mbi statuja, monumente dhe monedhaperiudhës romake dhe disa janë interpretuar nga shkrimtarët antikë përmes krahasimeve mitologjike e pagane. Këtyre mund të shtohet një numër më i madh mbishkrimesh nga rajoni italian juglindor i Pulias, shkruar në gjuhën mesapike, e cila përgjithësisht konsiderohet se ka të bëjë me ilirishten, edhe pse kjo është debatuar në nivele kryesisht spekulative. Duket se nuk ka asnjë zot të vetëm më të spikatur për të gjitha fiset ilire dhe një numër hyjnish duket se shfaqen vetëm në rajone të veçanta.

Mendohet se ilirët kishin një kozmologji e cila nuk ishte uniforme mbi të cilën të mund të përqendroheshin praktikat e tyre fetare pagane. Si paganë, ilirët besonin në fuqi të mbinatyrshme dhe ata u atribuojnë hyjnive të tyre cilësi që pasqyroheshin në jetën e përditshme, shëndetin dhe sëmundjet, bollëkun natyror dhe katastrofën natyrore. Një numër toponimesh dhe antroponimesh ilire që rridhnin nga emrat e kafshëve duket se pasqyronin besimet e tyre te kafshët si paraardhës dhe mbrojtës mitologjikë. Gjarpri ishte një nga totemet më të rëndësishme të kafshëve. Ilirët besonin në fuqitë magjike dhe syrin e keq, në fuqinë magjike mbrojtëse dhe të dobishme të hajmalive (amuletëve) të cilat, sipas besimit të tyre, mund të mbronin njeriun nga syri i keq apo qëllimet e këqija të armiqve. Spektri i pasur në besimet fetare pagane dhe ritualet e varrosjes që u shfaqën tek ilirët, veçanërisht gjatë periudhës romake, mund të pasqyrojë ndryshimin në identitetet kulturore në këtë rajon.

Tradita mitologjike më e njohur, e rrënjosur thellë në vetëdijen e popullatës së Ballkanit Perëndimor ishte legjenda e Kadmit dhe Harmonisë krahas të cilës është dëshmuar edhe legjenda e Mbretit Bato. Miti i çiftit heroik Kadmi dhe Harmonia ishte i lidhur ngushtë me enkelejët dhe territorin ku ata banonin: Beotia dhe Iliria. Ndërkaq në periudhën romake emri Bato me sa duket ishte një nga emrat personal ilirë më të shquar, i cili mbase fillimisht ishte një "emër i shenjtë," prandaj edhe ishte përhapur jashtëzakonisht shumë, por është kondensuar sidomos në Iliri, Beoti dhe Trojë. Si për ta përforcuar këtë pohim është vërtetuar prania e një tempulli kushtuar Batos mitologjik në qytetin Argos, siç është regjistruar nga Pausania. Në çdo rajon të përmendur emri i tij lidhet me legjendat dhe besimet popullore, duke sugjeruar gjithashtu një kult përkatës antik pararomak si dhe një mundësi të ekzistencës së traditës popullore epike.

Pjesë të miteve, perëndive dhe besimeve popullore (pagane) ilire përfundimisht burojnë nga mitologjia proto-indo-evropiane. Krahas me besimet pagane dhe mitologjinë thrakase dhe dakase, ajo përbën një pjesë të mitologjisë paleo-ballkanike. Shqiptarët ruajtën shumë gjurmë të simbolizmit mitologjik dhe fetar ilir, ndërsa besimet e lashta ilire janë njëri prej burimeve themelore nga të cilat kanë mbijetuar besimet popullore shqiptare. Krahas kësaj, gjurmë të kulteve të lashta ilire mund të gjenden edhe sot në besimet dhe paragjykimet fetare midis kroatëve, bosnjanëve, serbëve dhe malazezëve.

Galeria

Shih edhe

Literatura

Referime

Tags:

Mitologjia Ilire PërmbledhjeMitologjia Ilire GaleriaMitologjia Ilire Shih edheMitologjia Ilire LiteraturaMitologjia Ilire ReferimeMitologjia IlireGadishulli BallkanikGjuha ilireLista e fiseve ilireMitologjia GrekeMitologjia romakePaganizmi iliro-arbëror

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rrotullimi i Tokës rreth DiellitGjuha latineSeladiniShkollaHistoria e ShkodrësFilmiKosova dhe bukuritë e sajVullkanet dhe termetetKalaja e ShkodrësTrombocitiFustanellaAstronomiaPsoriazaDardanëtLidhëzaMultiple sklerozaNarcisizmiHidroenergjiaPlutoni (planet)Stimulim me dorëHistoria e TokësGjenerali i ushtrisë së vdekurKarboniHarta e BotësKalaja e BeratitKanceriFejaReaksioni kimikHormonet e gjëndrave mbiveshkoreNezim FrakullaSami FrashëriSintaksa e gjuhes shqipeFoljaFeja në ShqipëriRadha e veprimeve matematikoreTërmetiAfërditaNexhmije PagarushaMuzeu Historik KombëtarPrincipata e ArbëritIndiaSistemi i frymëmarrjesLeje DrejtimiADNBalenaRebelimi i vitit 1997Fahrije HotiRelieviËNATOHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiShiu acidikEsad pashë ToptaniKromozomiNdryshimi i klimësForcat e Armatosura të ShqipërisëLumi i ShalësPunime artizanaleMbreti LuanKlima e ShqipërisëLista e shkrimtarëve shqiptarëGjenetikaKalaja e PrizrenitFerma VIPOsmani IShpendëtKara Mahmud pashë BushatiLushnjaPenisi i njeriutHIV/AIDSËndrraIzet MexhitiLetërsia shqipeVolejbolliMajat më të larta malore në KosovëLista e këngëtarëve të muzikës populloreLezhaAnët e horizontit🡆 More