Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Nicolas Sarkozy

From Wikipedia, the free encyclopedia

Nicolas Sarkozy (Nicolas Paul Stéphane Sarközy de Nagy-Bocsa (About this sounddëgjo ) [nikɔla saʁkɔ'zi], sqt. Nikolla Sarkozi; i lindur më 28 janar 1955) është politikan francez dhe ishte kryetar i Republikës së Francës prej 16 maj 2007 deri më 15 maj 2012.

Nicolas Sarkozy
EPP Summit, March 2015, Brussels (16839373686) (cropped).jpg
Presidenti i Francës
Në detyrë
16 maj 2007 – 15 maj 2012
Paraprirë ngaJacques Chirac
Pasuar ngaFrançois Hollande
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
2 qershor 2005 – 26 mars 2007
Paraprirë ngaDominique de Villepin
Pasuar ngaFrançois Baroin
Kryetar i Neuilly-sur-Seine
Në detyrë
14 prill 1983 – 7 maj 2002
Paraprirë ngaAchille Peretti
Pasuar ngaLouis-Charles Bary
Të dhëna vetjake
U lind më28 janar 1955
Paris, Francë
Bashkëshortja/etMarie-Dominique Culioli (1982–1996)
Cécilia Attias (1996–2007)
Carla Bruni (m.2008)
FëmijëtPierre (me Culioli)
Jean (me Culioli)
Louis (with Cécilia Attias)
Giulia (me Bruni)
EdukimiUniversiteti Pais-Nanterre
Firma

Para presidencës së tij, ai ishte kryetar i partisë Bashkimit për Lëvizje të Popullit (UMP). Gjatë mandatit të dytë së Jacques Chirac si presidentë, Nicolas ishte Ministër i Punëve të Brendshme përveç mes marsit 2004 dhe majit 2005 kur ishte ministër i financave. Nicolas ishte poashtu kryetar i Neuilly-sur-Seine, një nga komunat më të pasura të Francës, prej vitit 1983 deri më 2002.

Më 6 maj 2012 i humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kundër socialistit François Hollande me vetëm 3,2 për qind diferencë të votave.[1]

Biografia

Nicolas Sarkozy është djali i dytë i hungarezit Pál Sárközyt dhe e nënës franceze Andrée Mallah. Gjyshi nga e ëma ka qenë Aaron Benico Mallah, hebrej, me profesion mjek dhe me prejardhje nga Selaniku i Greqisë. Gruaja e tij ishte francezja Adèle Bouvier e cila ishte katolike, dhe se nën ndikimin e saj edhe vet Aaroni pranoi fenë katolike. Jetuan në Lion të Francës dhe kan pasur dy vajza Suzanën dhe Andrenë, e cila pra është e ëma e kryetarit të Francës.

Sarkozi shkollën fillore Chaptal de Neuilly e kreu në Paris. Në vitin 1967 kishte përsëritur klasën e gjashtë, pas së cilës ishte regjistruar në shkollën private Saint-Louis de Monceau, ku kishte marrë mësimet e mesme. Një vit më vonë anëtarësohet në partinë “Unioni Demokrat për Republikë”.

Studimet për avokaturë i kreu në Universitetin e Parisit në Nantes. Nuk arriti ta krye shkollimin për politikë të jashtme për arsye të mosnjohjes së mjaftueshme të gjuhës angleze.

Sarkozi për herë të parë u martua më 23 shtator të vitit 1982 me Marie-Dominique Culioli. Nga kjo martese ai i ka dy djemtë Pierre dhe Jean. Në vitin 1996 formalisht u shkurorëzuan.

Në vitin 1996 Nicolas Sarkozy u kurorëzua me Cécilia Ciganer-Albéniz e cila në të vërtetë ishte gruaja e nji miku të tij. Në tetor të vitit 2007 u shkurorëzuan.

Sarkozy më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni. Kjo ishte hera e parë që një kryetar i Francës gjatë mandatit presidencial u martua.

Pas humbjes kundër François Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 do t'a mbyllë mandatin e tij më 15 maj 2012.

Referime

  1. ^ "Results of the French Presidential Election". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) – French Ministry of the Interior. Hollande gathered 18,000,668 votes, while Sarkozy obtained 16,860,685 votes.

Lidhje të jashtme

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
This article uses material from the Wikipedia article Nicolas Sarkozy, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors).

🔥 Top trends keywords Shqip Wiki:

Faqja kryesoreWolfgang Amadeus MozartIslandaSpeciale:KërkoGjuha shqipeLegjendaShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreEposi i kreshnikëveQiprojaCarlo CollodiZbulimet e medha gjeografikePirro i EpiritShqipëriaBashkimi EvropianDita Evropiane e GjuhëveTokaSkënderbeuSistemi diellorLufta e Parë BotëroreAlfabeti shqipDokumentet e Gjuhes ShqipeTraktati i fshehtë i LondrësMarko PoloNarcisiPipi ÇorapegjataKosovaKarbohidratetFotosintezaBimëtNumri i thjeshtëEvropaLista e shteteve të EvropësGjeografia e IslandësPërrallaLuljaWiki:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/14 Pikat e Presidentit WillsonKonferenca e Paqes në ParisDielliLuljeta Pula BeqiriKristofor KolombiSkeleti i njeriutKoncerti i fillimvitit i VjenësFerdinand MagelaniLigjiProteinaSiguria e të dhënaveKombëtarja shqiptare e futbollitGreqia e lashtëHamurabiGjeografia e ShqipërisëGjermaniaVirusiGegërishtjaGjeografiaRoma e lashtëHelena e TrojësTiranaQelizaHimni i FlamuritMitrush KuteliItaliaHënaIlirëtUEFA Liga e KombevePëremriDialektet e gjuhës shqipeLista e shteteveSistemi operativEgjipti i lashtëNjësia qendrore e përpunimitVeshjet popullore shqiptareNënë TerezaEmrat e bukur të AllahutDemokraciaRrotullimi i TokësJohan Volfgang GëteTë drejtat e fëmijëveHysamedin FerajJusuf el-Kardavi🡆 More