Dominique De Villepin: Politikan francez

Dominique Marie François René Galouzeau de Villepin (Dominik dë Vilpën, 14 nëntor 1953, Rabat, Marok), diplomat, politikan dhe shkrimtar francez.

Në periudhën 2002-2007, nën presidentin Jacques Chirac, de Villepin-i shërbeu si ministër i jashtëm, i brendshëm dhe përfundimisht, për dy vite, kryeministër i Francës.

Dominique de Villepin
Dominique De Villepin: Politikan francez
Kryeministri i Francës
Në detyrë
31 maj 2005 – 17 maj 2007
Paraprirë ngaJean-Pierre Raffarin
Pasuar ngaFrançois Fillon
Ministri i Punëve të Brendshme
Në detyrë
31 mars 2004 – 31 maj 2005
Paraprirë ngaNicolas Sarkozy
Pasuar ngaNicolas Sarkozy
Ministri i Punëve të Jashtme
Në detyrë
7 maj 2002 – 31 mars 2004
Paraprirë ngaHubert Védrine
Pasuar ngaMichel Barnier
Të dhëna vetjake
U lind më (1953-11-14) 14 nëntor 1953 (70 vjeç)
Rabat, Marok
NënshtetësiaFrancez
Partia politikeRigrupimi për Republikë
PunësimiDiplomat
Ekonomist
Politikan

Me formimin klasik të elitës franceze—universitetin në njërën nga shkollat e mëdha (grands écoles) të sistemit universitar francez, Institutin e Studimeve Politike (Sciences-Po) dhe sidomos studimet pasuniversitare në Shkollën Kombëtare të Administratës—de Villepin-i e nisi karrierën si diplomat, duke shërbyer viteve 80 si ambasador i Francës në Uashington dhe si këshilltar i ambasadës në New Delhi.

Përkrahës i presidentit Chirac, ai arriti popullaritet ndërkombëtar si ministër i jashtëm i Francës në vitet 2002-2004 kur kundërshtoi hapur pushtimin e Irakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupi i vendeve që iu bashkuan atyre.

Në vitin 2012, rival i presidentit të djathtë në pushtet Nicolas Sarkozy, de Villepin-i ishte njëri nga kandidatët e së djathtës për president të Francës në zgjedhjet që panë fitues socialistin François Hollande.

I dhënë pas të shkruarit, de Villepin ka botuar një seri esesh historike mbi periudhën e Napoleonit.



Tags:

Jacques ChiracMarokuRabati

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Aparati riprodhues mashkullor te njeriuMbreti LuanDurrësiAutizmiPashallëku i ShkodrësNatyraMuzika shqiptareMbrojtja e mjedisitDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveTepelenaAsdren GjikolliPrizreniAjriBimët me farëMercedes-BenzAdolf HitleriDializaPrizmi (gjeometri)GjenetikaNezim FrakullaFlamuri i ShqipërisëSistemi muskulorMali i TomoritArtizanati i KukësitFormat e shtjelluara të foljesLimfocitiSkënderbeuLojërat OlimpikeVullkaniUniversiteti i PrishtinësLista e shteteve të EvropësKalendariBashkia TiranëZejtariaVjosa OsmaniTimuriKulla EiffelEpoka para gjyqitKitaraLetërsia e vjetër shqiptareKarnavali e PolenësPlastikaSistemi diellorTom SojerRilindjaMiniera e TrepçësSindroma DownNamazi i JacisëDardanëtLista e liqeneve në KosovëHarry PotterMamuthiMerkuri (planet)KloriEpilepsiaSiguria e të dhënaveDialektet e gjuhës shqipeFutbolliLufta e Parë BotëroreMozaiku i TiranësVeshkaUNESCOLazeriMasturbimiFieriLumi i DrinitLufta e Dytë BotërorePashallëqet shqiptareZhurmat në veshPukaSulfuriLista e aktorëve të teatrit shqiptarKonferenca e Londrës (1912–1913)Kalaja e BeratitBashkitë e ShqipërisëOrganizata e Kombeve të BashkuaraPlaku dhe deti🡆 More