Mujdin Aliu: Ushtar Shqiptar

Mujdin Aliu (15 Janar 1974 – 14 Prill 1999) ishte një ushtar shqiptar i cili fitoi përparësi në Luftën e Kosovës.

Ai shërbeu në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku kontributin më të madh e dha në Betejën e Koshares. Ra dëshmorë më 14 Prill 1999 gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbo–jugosllave në mbrojtje të kufirit Shqiptaro–Shqiptar.

Mujdin Aliu
Lindur më15 Janar 1974
Poroj, Komuna e Tetovës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
Vdekur më14 Prill 1999
Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë
Në aleancë meMujdin Aliu: Trashëgimi, Shiko më shumë, Burimet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Vite shërbimi1998 – 1999
GradaUrdhëri Luftëtar i Lirisë "Adem Jashari"
NjësiaBrigada 138 "Agim Ramadani" (Koshare, Kosovë)
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Mujdin Aliu lindi më 15 janar të vitit 1974, në fshatin Poroj të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tetovë, në drejtimin teknik të elektros. Për shkak të nevojave ekonomike të familjes, Mujdini nuk vijoi shkollimin e mëtejmë.

Në kohën e shpërthimit të luftës në Kosovë, Mujdin Aliu ishte ndër të parët që nuk u mjaftua vetëm me përkrahje verbale e morale, por bashkë edhe me disa shokë nga trevat e Iliridës iu bashkua radhëve të çlirimtarëve të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit. Më 20 tetor të vitit 1998, Mujdini u sistemua në Njësitin Special “Skënderbeu”. Ai ishte luftëtar i shquar, i edukuar kombëtarisht, i afërt me shokët dhe kurdoherë në krye të detyrës ushtarake.

Në pranverë të vitit 1999, Mujdini u sistemua në formacionet e Brigadës 138, “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Dukagjinit. Duke qenë luftëtar tashmë me përvojë të fituar në frontet e luftës çlirimtare, ai ishte në radhët e para të çlirimtarëve. Qysh në fillim të prillit të atij viti ai ndodhej në vijën e parë të luftimeve në vendin e quajtur “Rrasa e Koshares” ku ndodhej fortifikata e pamposhtur e UÇK-së.

Mujdini dhe luftëtarët e UÇK-së e kapën kulmin e Koshares dhe menjëherë filluan të përforcoheshin. UÇK-ja e mori Majën e Gllavës me përkrahje masive të artilerisë dhe vazhdoi të bombardonte Ushtrinë Jugosllave, gjë që rezultoi që ushtarët serbë të braktisnin pozicionet e tyre. Më 14 prill 1999, forcat serbo–jugosllave filluan një sulm të papritur në Majën e Gllavës. Mujdin Aliu ra dëshmorë atë ditë në mbrojtje të kufirit. Trupi i dëshmorit Mujdin Aliu u varros në vendlindjen e tij, në fshatin Poroj, ku bashkëluftëtarët ia kanë ngritur bustin e krenarisë kombëtare.

Trashëgimi

Mujdin Aliu konsiderohet me një vlerësim të lartë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Duke konsideruar një HERO i cili vdiq për lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Në luftën e vitit 2001 në Maqedoni Brigada e 112-të e UÇK-së, e cila luftonte në qytetin e Tetovës, u emërua Brigada e Mujdin Aliut.

Shiko më shumë

Burimet

Referencat

Tags:

Mujdin Aliu TrashëgimiMujdin Aliu Shiko më shumëMujdin Aliu BurimetMujdin Aliu ReferencatMujdin Aliu14 Prill15 Janar19741999Beteja e KosharesLufta e KosovësUshtria Çlirimtare e Kosovës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Llojet e vargjevHidrografia e ShqipërisëADHDNdryshimi i klimësBeteja e KosharesTikTokMetaforaSeksi analLista e vendbanimeve ilireRrotullimi i Tokës rreth DiellitStampaMeningjitiNëna surrogateVirusiShkodraDiabetiKëngët e MilosaosAhmed KalajaPlisi (lashtësi)Të drejtat e njeriutRënia e komunizmit në ShqipëriKalciumiAnemiaNdotja akustikeCikli i UjitSistemi diellorVullkanet dhe termetetHormonet e gjëndrave mbiveshkoreÇifteliaPopullsia botëroreNuselalaBimësiaKuvendi i Maqedonisë së VeriutKarboniPejgamberët në IslamFiset shqiptareLui PastërFamiljaThyesaAlpet ShqiptareLëvizja Nacional-ÇlirimtareHidrogjeniFizikaPeshkuShiu acidikÇrregullimi bipolarGrupi i tetëmbëdhjetë i elementeve kimikeLejleku SqepgjerëNATOGrupet e gjakutTrupat e Sistemit DiellorHasan PrishtinaPsoriazaMolieriEgjiptiLumi i NerodimësMuzika shqiptareKalaja e BeratitKanceri i gjiritRrotullimi i TokësPermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitSëmundja e LeukemisëTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriPresidenti i ShqipërisëLetërsiaMagnetiMiti i SkënderbeutToskërishtjaDëgjimiFormat e pashtjelluara të foljesTruriHepatiti BLogopediaInxhinieria gjenetikeFliaLista e festivaleve në KosovëBullizmiKanabisi (Drogë)🡆 More