Wiki Shqip 2022: Shqipëria
SQVietnameseEnglish

Jugosllavia (serbokroatisht, sllovenisht: Jugoslavija, maqedonisht: Југославија) është emërtimi për tre shtete në Evropën juglindore, që kanë ekzistuar nga viti 1918 deri në vitin 2003, që u krijuan si prirje e popujve jugosllavë (serbëve, kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve, sllavomaqedonëve dhe Shqipetar, kombësive tjera.

Harta e tre shteteve që kanë mbajtur emrin Jugosllavi, mes viteve 1918 dhe 2003.
Shpërbërja e Jugosllavisë

Historia

U krijua më 1918 si Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, më 1929 u emërua Mbretëria e Jugosllavisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga fuqitë e Boshtit. Më 1943 partizanët shpallën Jugosllavinë Federative Demokratike, për tu riemëruar më 1945 si Republika Popullore Federative e Jugosllavisë, e pastaj më 1963 si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pas shpërbërjes, më 1992, Serbia dhe Mali i Zi themeluan Republikën Federative të Jugosllavisë, që në vitin 2003 do të emërohet Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi, që simolizon fundin e Jugosllavise.

Shpërbërja

Me vdekjen e Titos(4 maj 1980) dhe me demonstratat e mars-prillit të vitit 1981 në Kosovë u shfaqen shenjat e para të fillimit të shthurjes së federatës jugosllave. Serbia me ndihmën e organeve federale shtypi me zjarr e hekur çdo dëshirë të shqiptarëve dhe të Kosovës për pavarësi.Republikat e tjera të Jugosllavisë në fillim nuk e kuptuan qëllimin e Serbisë për krijimin e një shteti unitar, ku do të sundonin serbët në emër të Jugosllavisë.Në një situatë ku gjithnjë e më shumë acaroheshin raportet mes republikës së Serbisë,në njërën anë, dhe të republikave jugosllave, në anën tjetër , këto të fundit vendosën të shkëputen nga Federata dhe të shpallin pavarsinë e tyre.Më 1990, Kosova, edhe pse e okupuar, shpalli Deklaratën e Pavarsisë.Më 1991, u shkëputën Sllovenia dhe Kroacia,ndërsa,më 1992,Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.Më 1992,Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.Kështu, midis Serbisë dhe republikave të tjera shpërtheu lufta.Luftime veçanërisht të dhunshme u zhvilluan në Kroaci,në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.Kështu,u shpërbë Federata jugosllave.[1]

Shtetet e sotme që ishin pjesë e RSFJ:

EmriKryeqytetiFlamuriStemaData e shpalljes së pavarsisë
Bosnja dhe HercegovinaSarajeva  1 mars 1992
KroaciaZagrebi  25 qershor 1991
KosovaPrishtina  17 shkurt 2008
MaqedoniaShkupi  8 shtator 1991
Mali i ZiPodgorica  21 maj 2006
SerbiaBeogradi  22 maj 2006
SlloveniaLubjana  25 qershor 1991

Shiko dhe

Referime

  1. ^ Rexhepi, Fehmi. Historia 9 (bot. 1). Prishtinë: Libri Shkollor. ISBN 978-9951-07-850-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)