Kerlon: Futbollist brazilian

Kerlon Moura Souza (lindur më 27 janar 1988) është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si mesfushor sulmues.

Kerlon
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKerlon Moura Souza
Datëlindja (1988-01-27) 27 janar 1988 (36 vjeç)
VendlindjaIpatinga, Brazil
Gjatësia1.67 m (5 ft 6 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Sulmues
Karriera me të rinjtë
2001–2005Cruzeiro
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2008Cruzeiro79(5)
2008–2012Internazionale0(0)
2008–2009Chievo (huazim)4(0)
2009–2010Ajax (huazim)0(0)
2011→ Paraná (huazim)4(0)
2011–2012→ Nacional-NS (huazim)1(0)
2012–2014Fujieda MYFC22(9)
2015Miami Dade FC5(3)
2015Sliema Wanderers8(2)
2016Villa Nova3(0)
2016–2017Spartak Trnava4(0)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005Brazili U177(8)
2006Brazili U201(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16:38, 5 gusht 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22:23, 10 shkurt 2007 (UTC)

Karriera me klube

Vitet e hershme në Brazil

Kerlon shënoi golin e parë si profesionist në fitoren 4–1 të Cruzerios kundër Ituiutaba më 25 shkurt 2007.

Gjatë kohës te Cruzeiro, Kerlon u bë i famshëm për triblimet e tij, veçanërisht për një driblim i quajtur "drible da foquinha" (Shqip: driblimi i fokës), ai e mbante topin me kokë dhe në të njëjtën kohë vraponte përpara. Kundërshtarët shpesh i shkaktonin faull për të ndalur këtë drblim, si në rastin e 10 shtatorit 2007, ku Dyego Rocha Coelho e goditi Kerlonin me bërryl pasi ky i fundit e kaloi; për këtë veprim, Coelho u dënua me pesë ndeshje pezullim.

Futbolli evropian

Kerlon u ble nga Chievo në vitin 2008. Ashtu si marrëveshja që Interi përdori për të sjellur Júlio Césarin dhe Victor Obinnën, Inter mori hua kuotën e regjistrimit jo-BE nga Chievo në vend që të përdorte të vetën. Lega Calcio dokumentoi se Chievo e kishte blerë Kerlonin, por ai u largua për te Interi më vonë.

Ai debutoi për Chievon më 29 tetor, duke luajtur si zëvëndësues në një ndeshje ndaj Lazios; kjo ishte një nga katër paraqitjet si zëvëndësues që zhvilloi në atë sezon, kjo edhe për shkak të një dëmtimi në gju që e pësoi në mars 2007. Në korrik 2009, Kerlon zyrtarisht firmosi një kontratë tre-vjeçare me Interin.

Kerlon vazhdoi të vuante me problemet e gjurit gjatë kohës së tij te Inter, duke bërë që disa gazetarë ta citonin si arsyen më të madhe të ndikimit të tij të vogël në Serie A.

Më 31 gusht 2009, Kerlon u huazua te AFC Ajax me të drejtë blerje; Inter gjithashtu sponzorizoi Ajaxin me qëllim për të finalizuar transferimin. Megjithatë, Ajaxi i ofroi një vend vetëm te Jong Ajax – ekipi rezervë i klubit, ndryshe nga sa ishte deklaruar gjatë prezantimit. Ai u rikthye te Inter në fillim të sezonit 2010–11, por u dëmtua sërisht gjatë fazës përgatitore duke bërë që të mungonte për një periudhë të gjatë sërisht.

Rikthimi në Brazil

Më 26 janar 2011, Kerlon u zyrtarizua si lojtari i ri i Paraná Clube. Klubi e mori në formë huazimi deri më 8 gusht 2011. Ai zhvilloi vetëm tre paraqitje në Campeonato Paranaense 2011.

Më 21 korrik 2011, ai u huazua për një vit te Nacional de Nova Serrana. Nacional konkuroi në Kupën Minas Gerais 2011 dhe Ligën Minas Gerais 2012; megjithatë, Kerlon luajti vetëm një ndeshjen në ligën e shtetit.

Japonia

Në gusht 2012, Kerlon u bashkua me ekipin e Ligës së Futbollit të Japonisë Fujieda MYFC si një transferim i lirë. Ai bëri debutimin e tij zyrtar në kampionat më 16 shtator gjatë ndeshjes ndaj Zweigen Kanazawa; ai hyri si zëvëndësues në minutën e 59të. Goli i tij i parë erdhi në ndeshjen e rradhës ndaj Sony Sendai; ai shënoi në minutën e 77të të ndeshjes që u mbyll me fitoren 3–0. Kerlon shënoi tre herë dhe dhuroi shtatë asiste në tetë ndeshje gjatë sezonit të tij të parë në Japoni. Në sezonin e tij të dytë, Kerlon luajti 14 herë dhe shënoi gjashtë gola para se problemet e gjurit të rishfaqeshin sërisht. Ai u detyrua të rikthehej në Brazil për t'u opera. Koha e rikuperimit zgjati deri në shkurt 2014. Më 20 janar 2014, ai u largua nga klubi.

Shtetet e Bashkuara

Në shtator 2014, ai u stërvit dhe luajti disa ndeshje me Atlanta Silverbacks por shpejt e shfaqi dëshirën e transferimit duke thënë: "Kam pasur qëllimin dhe ëndërrën për të luajtur në Shtetet e Bashkuara, nuk ka rëndësi MLS ose NASL, më pëlqen shteti, dua vërtet të jem këtu, sepse jam afër Brazilit, dhe se kjo mundësi më erdhi. Jam shumë i lumtur të jem këtu.

Më 17 mars 2015, Kerlon firmosi me Miami Dade FC.

Malta

Në shtator 2015, Kerlon mbërriti në ishullin e Maltës për një provë me Birkirkarën por në fund firmosi me Sliema Wanderers si transferim i lirë.

Sllovakia

Pas një qëndrimi të shkurtër në Brazil me Villa Novën, me të cilën zhvilloi edhe tre paraqitje në Campeonato Mineiro, Kerlon u transferua te FC Spartak Trnava në Super Ligën Sllovake duke firmosur një kontratë 18-mujore. Gjatë kohës së tij në klub, Kerlon zhvilloi vetëm katër paraqitje deri në fund të sezonit, kur edhe kontrata e tij u ndërpre.

Pensionimi

Më 20 tetor 2017, pas tre muajve pa klub, Kerlon publikisht deklaroi tërheqjen nga futbollin.

Karriera ndërkombëtare

Kerlon ishte golashënuesi dhe lojtari më i mirë i Kampionatit Amerikano Jugor nën-17 të Futbollit 2005, duke realizuar tetë gola në shtatë ndeshje.

Trofe

Klube

    Cruzeiro
  • Campeonato Mineiro: 2006

Kombëtarja

    Brazil U17
  • Kampionati Amerikano Jugor nën-17 i Futbollit: 2005

Individual

  • Golashënuesi më i mirë i Kampionatit Amerikano Jugor nën-17 të Futbollit: 2005
  • Lojtari më i mirë i Kampionatit Amerikano Jugor nën-17 të Futbollit: 2005

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Kerlon Karriera me klubeKerlon Karriera ndërkombëtareKerlon TrofeKerlon ReferimeKerlon Lidhje të jashtmeKerlonBraziliFutbolliMesfushori

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MacjaMarsiPjetër BudiJakup AsipiBletaMbeturinaRrethi i TropojësHekuriAlfabeti shqipKompleksi Memorial Adem Jashari në PrekazHidrografia e ShqipërisëWolfgang Amadeus MozartAlveoleBunkerët në ShqipëriPiter PanHans Kristian AndersenProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreKubi (gjeometri)Dhëmbët e njeriutDokumentet e Gjuhes ShqipeGoogle PlayQytetet e ShqipërisëBelind KëlliçiLulëkuqjaKafshëtAleksandri i MadhTraktati i fshehtë i LondrësKallëzuesiBakteriKompjuteriMigrimetBashkitë e ShqipërisëDurrësiDon Kishoti i MançësZeusiSëmundjet e gjakutMotiHektoriMarin BarletiAzotiShpikje te ndryshmePunaTërmetiKonferenca e Londrës (1912–1913)Fiset ilireTelefoniFrancaEposi i kreshnikëveSpondiliartrozaKështjella (Ismail Kadare)Dialektet e gjuhës shqipeDhunaUtahPërrallaBimësiaZhurmat në veshKundrinori-kryefjala-kallëzuesiBiomasaKongresi i VjenësTrombocitiElektricitetiEpitetiShkencat natyroreBaza e të dhënaveKëndiTiranaRryma elektrikeKrishtërimiSpanjaLufta e Parë BallkanikeAfërditaJeronim de RadaHendbollRobert Aliaj DragotMagneziumiGjakuAktiviteti fizik🡆 More