Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkta të lirisë politike.
Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tij. Ideologet më të mëdhenj të Këshillit të Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman, Konrad Adenauer.
Organizata ka 47 shtete anëtare, mbulon përafërsisht 820 milionë njerëz dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro. Këshilli i Evropës është një vëzhgues zyrtar i Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe nga BE, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje detyruese, por ka fuqinë për të zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare të përzgjedhura e të arritura nga shtetet evropiane për tema të ndryshme. Trupi më i njohur i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Selia e Këshillit të Evropës është në Strasburg, Francë. Anglishtja dhe frëngjishtja janë dy gjuhët zyrtare të saj. Komiteti i Ministrave, Asambleja Parlamentare dhe Kongresi gjithashtu përdorin gjuhën gjermane, italiane, shqiptare,ruse dhe turke për disa nga aktivitetet e tyre.
Dy organet statutore të Këshillit janë Komiteti i Ministrave, i përbërë nga ministrat e jashtëm të secilit shtet anëtar dhe Asambleja Parlamentare, e përbërë nga anëtarë të parlamenteve kombëtare të secilit shtet anëtar.
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut është një institucion i pavarur brenda Këshillit të Evropës, i mandatuar për të nxitur vetëdijen dhe respektin për të drejtat e njeriut në shtetet anëtare.
Sekretari i Përgjithshëm udhëheq sekretariatin e organizatës. Organe të tjera të mëdha të Këshillit të Evropës përfshijnë Drejtorinë Evropiane për Cilësinë e Barnave dhe Observatorin Europian Audioviziv.
Dhjetë anëtarët e tij origjinalë janë Belgjika, Danimarka, Franca, Anglia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, dhe Suedia.
Më vonë u pranuan edhe 37 vende te tjera, nder te cilat disa jane: Turqia (1949), Greqia (1949) Islanda (1950), Gjermania (1951), Austria (1956), Qipro (1961), Zvicra (1963), Malta (1965), Portugalia (1976), Spanja (1977), Lihtenshtajni (1978), San Marino (1988), Finlanda (1989), Hungaria (1990), Polonia (1991), Bullgaria (1992), Estonia, Lituania, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, dhe Rumania (1993), Andorra (1994), Letonia, Shqipëria, Moldavia, Ukraina, dhe Maqedonia (1995), Rusia, Kroacia (1996),Gjeorgjia (1999), Serbia (2002) dhe Kosova (2024)
Këshilli i Evropës punon ne fushat e mëposhtme :
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Këshilli i Evropës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.