Hysni Myzyri (1935 - 2007) ishte profesor, pedagog dhe historian i arsimit shqiptar.
Hysni Myzyri u lind nė shkurt të vitit 1935, nė Elbasan. Prof. Hysniu është bashkautor i botimeve të Akademisë së Shkencave “Historia e Shqipërisë” vëll.II (1984), “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (1985) “Historia e Popullit Shqiptar” vëll.II (2002); bashkautor i botimeve të Ministrisë se Arsimit “Historia e Arsimit Shqiptar” (1990) dhe “Historia e Arsimit dhe e mendimit Pedagogjik Shqiptar” (2003); bashkautor dhe redaktor përgjegjës i botimit “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve” (2001) dhe i gjashtë teksteve të historisë për shkollat tetëvjeçare e të mesme të botuara në Shqipëri dhe në Kosovë.
Prof. Hysni Myzyri ka mbrojtur dy dizertacione dhe ka marre gradat e titujt shkencore : “Kandidat i shkencave” (1979), “Docent” (1982), “Doktor i Shkencave” (1990), dhe “Profesor” (1994). Ka qenë anëtar i “Research Board of Advisors” të Institutit Amerikan te Biografive.
Duke vlerësuar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe shkencore, Prof. Hysni Myzyrit iu ngarkuan detyrat e shefit të Departamentit të Historisë në fakultetin e Histori Filologjise të Universitetit të Tiranës dhe detyra e Nëndrejtorit të Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në periudhën 1994-1997. U nda nga jeta mė 4 shkurt 2007 në Tiranë.
Profesor Hysni Myzyri është autor i shtatë monografive :
Bashkautor në një sërë veprash:
Autor i artikujve shkencorë në revistat
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hysni Myzyri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.