Erando Karabeci (lindur më 6 shtator 1988) është një lojtar shqiptarë që luan në Kategorinë Superiore për skuadrën kryeqytetase KF Tirana.
Karabeci është një mesfushor i avancuar.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Erando Karabeci | ||
Datëlindja | 6 shtator 1988 | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | KF Tirana | ||
Numri | 13 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2006 | Partizani Tirana | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2009 | Partizani Tirana | 31 | (1) |
2009– | KF Tirana | 150 | (1) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2007–2008 | Shqipëria U–19 | 3 | (0) |
2008–2011 | Shqipëria U–21 | 7 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 mars 2014 |
Karabeci është një produkt i akademisë së Partizanit, ku ka luajtur që ku ka qënë i vogël. Gjithashtu Karabeci ka luajtur në kompedicione të ndryshme U–17 & U–19 me Partizanin. Karaberi luajti katër ndeshje me skuadrën e parë të Partizanit në sezonin 2006–07.
Në sezonin 2008–09, trajneri Shpëtim Duro e konsideroi Karabecin si një pjesë të rëndësishme të skuadrës duke bërë paraqitje të mira në Kategorinë Superiore. Megjithatë, jo të gjithë performancat e Karabecit ishin mbreslënëse. Pavarësisht performancave të tij të mira, skaudra nuk i shpëtoi dot rënjes në Kategorinë e parë, duke bërë që Karabeci të shkëpuste kontratën e tij me Partizanin në fund të sezonit.
Më 28 gusht 2009, Karabeci nënshkroi një kontratë me kampionët e shqipërisë KF Tirana. Nëpërmjet klubit të tij të ri, Karabeci mundi të fitoj edhe vendin në kombëtaren U–21. Në fillim të sezonit 2014–15, Karabeci ishte në huazim te FK Kukësi vetëm për ndeshjet e këtij klubi në Europë.
Më 18 dhjetor 2014, Karabeci shënoi golin e parë pas rikthimit te Tirana në barazimin 1–1 kundër Lushnjes. Më 7 shkurt 2014, Karabeci luajti 90 minuta në triumfin 1–0 të Tiranës kundër ish klubit të tij Partizanit. Më 13 mars, Karabeci shënoi një supergol nga 35 metra në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Teutës.
Më 4 gusht 2014, pasi klubi firmosi me lojtarin e kombëtares shqiptare dhe legjendën Ervin Bulku, Karabeci vendosi që t'ia dhuronte shiritin e kapitenit atij në shenjë respekti duke u bërë zëvëndës-kapiteni i klubit.
Gjatë muajit janar, Karabeci u shpall lojtari i muajit nga shoqata "Sporti na bashkon". Ai shënoi golin e parë të sezonit 2014–15 më 4 shkurt 2015 kundër Apolonisë në ndeshjen e parë çerek–finale të Kupës së Shqipërisë, ku ai shënoi golin e barazimit 2–2. Ai e mbylli sezonin me 37 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 32 prej tyre i zhvilloi në kampionat, me Tiranë që e mbylli në vendin e katërt duke dështuar të kualifikohej në kompedicionet europiane.
Karaberi u zgjodh nga trajneri Artan Bushati për të ndihmuar kombëtaren U–21 në kualfikueset e kampionatit europian U–21, dhe konsideroheshe si një pjesë e rëndësishmë e skuadrës. Gjithashtu Karabeci shënoi golin e fitores për kombëtaren e tij kundër Azerbajxhanit, menjëherë pasi nënshkroi me KF Tiranën.
Më 8 nëntor 2014, Karabeci mori thirrjen e parë në kombëtare nga trajneri Gianni De Biasi për dy miqësoret kundër Francës dhe Italisë respektivisht më 14 dhe 18 nëntor. Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet me Shqipërisë që barazoi 1–1 kundër Francës dhe humbi 1–0 kundër Italisë.
Redaktuar më 11 qershor 2015
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Partizani | 2006–07 | 3 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 3 | 0 |
2007–08 | 3 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 3 | 0 | |
2008–09 | 25 | 1 | 5 | 1 | 0 | 0 | – | – | 30 | 2 | |
Total | 31 | 1 | 5 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 36 | 2 | |
FK Kukësi | 2013–14 | – | – | – | – | 6 | 0 | – | – | 8 | 0 |
Total | 0 | 0 | 0 | 0 | 6 | 0 | 0 | 0 | 6 | 0 | |
Tirana | 2009–10 | 18 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | – | – | 19 | 0 |
2010–11 | 30 | 0 | 7 | 0 | 4 | 1 | 0 | 0 | 41 | 1 | |
2011–12 | 23 | 0 | 6 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 32 | 0 | |
2012–13 | 19 | 0 | 4 | 0 | 3 | 0 | – | – | 26 | 0 | |
2013–14 | 28 | 1 | 4 | 1 | – | – | – | – | 32 | 2 | |
2014–15 | 32 | 0 | 5 | 1 | – | – | – | – | 37 | 1 | |
Total | 150 | 1 | 35 | 2 | 9 | 1 | 1 | 0 | 195 | 4 | |
Karriera në total | 181 | 2 | 40 | 3 | 15 | 1 | 1 | 0 | 237 | 6 |
Wiki Commons has media related to Erando Karabeci. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Erando Karabeci, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.