Më janar të vitit 1946 ekipi me emrin Ushtria luajti një ndeshje miqësore kundër Vllaznisë duke perfunduar ndeshjen me rezultatin 0-0. Më 7 prill 1946 skuadra paraqitet për herë të parë me emrin Partizani dhe nis rivalitetin me 17 Nëntorin, që ishte kampione me një fitore 2-0. Partizani nuk mori pjesë në kampionat atë vit ,por zhvilloi 9 ndeshje miqësore që përfunduan me një golavarazh 26-9.
![]() | |||
Emri i plotë | Futboll Klub Partizani | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | "Të Kuqtë”, | ||
Emri i shkurtër | Partizani, Partizoni | ||
Themeluar | 4 shkurt 1946 | ||
Stadiumi | AIR ALBANIA STADIUM, "Kompleksi Sportiv Panajot Pano" | ||
Kapaciteti | 22.500 | ||
Presidenti | ![]() | ||
Trajneri | ![]() | ||
Liga | Abissnet Superiore | ||
2022/23 | Kategoria Superiore, Vendi i 1-të | ||
|
Më 1947 Partizani debuton në ligën e parë të futbollit shqiptar dhe menjeherë fiton titullin gjithashtu duke arritur fitoren me te madhe qe eshte regjistruar deri me tani ne te gjithe Shqiperine ne ndeshjen Partizani 8-0 17 Nëntori Tirana, duke u quajtur si ndeshja me e suksesshme ne radhet e demave. F.K Partizani cilësohet si klubet me më shumë tifoza në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Pas rënies nga Superliga pas sezonit 2008/09, Partizani arriti të ngjitet përsëri pasi në sezonin 2012/13 u rendit në vend të dytë në Kategorinë e Parë. Partizani bëri një merkato cilësore në verën e vitit 2013 duke u bërë një skuadër mbarëkombetare, me lojtarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.Partizani u shpall kampion ne sezonin 2018/2019,duke bere blerje te zgjuara dhe duke u shpallur kampione per here te pare pas 26 viteve. Partizani gjithashtu është
Kampion në Superligë 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993, 2019, 2023.
Fitues i Kupës së Shqipërisë 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.
Kampion i Ballkanit 1970.
Sukseset ndërkombëtare -Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.
Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropian, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.
Suksesi më i madh i Partizanit është Kupa e Ballkanit e fituar në vitin 1970 kundër PFC Beroe Stara Zagora. Ky është trofeu i vetëm ndërkombëtar, jo vetëm i Partizanit, por për cdo skuadër shqiptare deri më sot.
Partizani është 16 herë kampion në Kategorinë Superiore shqiptare, ka fituar 15 Kupa Kombëtare dhe ka fituar 3 herë Superkupën e Shqipërisë. Gjithashtu Partizani ka fituar një herë Kategorinë e Parë.
Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.
Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropian, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.
Ngjyrat e uniformës së Partizanit për ndeshjet vendase janë bluzë e kuqeme tuta të kuqe, ndërsa në ndeshjet si mike janë bluza të bardha me tuta të bardha. Në sezonin 2016-17 uniformat e Partizanit janë të firmës Joma. Më parë janë përdorur dhe firma të tjera si Legea, Adidas dhe Umbro. Në sezonin 2018-19, në uniformën e tretë të ekipit u përdor edhe ngjyra e zezë në bluzën dhe tutat sportive.
Partizani i luante ndeshjet në stadiumin Kombëtare të qytetit të Tiranës Qemal Stafa para fillimit të rikonstruktimit të tij dhe Selman Stërmasi që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës e në përdorim të skuadrës rivale SK Tirana. Në sezonin 2006/07 Partizani ka luajtur shumicën e ndeshjeve në Qemal Stafa dhe disa në Selman Stërmasi kur kishte konflikt me skuadrat e tjera të kryeqytetit. Tashmë ndeshjet zhvillohen edhe në stadiumin më të ri të ndërtuar, “Air Albania”.
Kjo është lista e lojtarëve të njohur të cilët kanë luajtur për KF Partizanin.
Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Gazmend Demi që është aksioneri kryesor. Skuadra drejtohet nga Drejtori Pergjithshem Genci Tomori dhe drejtori sportiv Olsi Rama me trajner Ilir Daja.
Redaktuar më ?
This article uses material from the Wiki Shqip article FK Partizani Tirana, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.