Superkupa e Shqipërisë është themeluar në vitin 1989 dhe deri më sot numëron 30 finale të luajtura në fushën e lojës.
Konsiston në një ndeshje të vetme finale para nisjes së sezonit mes fituesve të Superligës dhe fituesve të Kupës.
Konfederata | UEFA |
---|---|
Themeluar | 1989 |
Sezoni i parë | 1989 |
Kampioni aktual | FK Partizani (2023) |
Më shumë tituj kampion | KF Tirana |
Fituesit e dyfishtë të një sezoni nuk luanin finale Superkupe. Por sipas rregullores së ndryshuar të FSHF, pas vitit 2000 finalja e superkupës tashmë luhet edhe në rast se ekipi kampion brenda një sezoni është edhe fitues i kupës. Ekipi kampion kundër ekipit finalist të Kupës.
FK Partizani janë fituesit në fuqi. KF Tirana mban numrin rekord të trofeve të Superkupës, plot 12 të tilla. Pjesa më e madhe e ndeshjeve finale janë luajtur në Tiranë, ndërkohë finalja e sezonit 2011 u luajt në Korçë. Më pas edhe Stadiumi Elbasan Arena u përdor për ndeshjet finale. Dy sezonet e fundit finalet janë luajtur në Stadiumin Air Albania në kryeqytet.
Klubi | Fituar | Humbur | Fitues | Finalist |
---|---|---|---|---|
KF Tirana | 12 | 4 | 1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012, 2017, 2022 | 1989, 2001, 2004, 2020 |
KS Skënderbeu | 3 | 4 | 2013, 2014, 2018 | 2011, 2012, 2015, 2016 |
KF Partizani | 3 | 1 | 2004, 2019, 2023 | 1991 |
KS Dinamo | 2 | 4 | 1989, 2008 | 1990, 2002, 2003, 2010 |
KS Teuta | 2 | 3 | 2020, 2021 | 1994, 2000, 2005 |
KS Vllaznia | 2 | 4 | 1998, 2001 | 1992, 2008, 2021, 2022 |
KS Flamurtari | 2 | 2 | 1990, 1991 | 2009, 2014 |
KF Laçi | 1 | 2 | 2015 | 2013, 2018 |
FK Kukësi | 1 | 2 | 2016 | 2017, 2019 |
KF Elbasani | 1 | 1 | 1992 | 2006 |
KS Besa | 1 | 1 | 2010 | 2007 |
KF Apolonia | - | 1 | - | 1998 |
KS Egnatia | - | 1 | - | 2023 |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Superkupa e Shqipërisë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.