Bashkia Shkodër: Bashki në Shqipëri

42°02′N 19°18′E / 42.04°N 19.30°E / 42.04; 19.30

Shkodrës
Bashkia Shkodër: Emërtimi, Kryebashkiakët, Vendbanimet

Bashkia Shkodër është njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Shkodrës që bën pjesë në Qarkun e Shkodrës.

Bashkia Shkodër ka vetëm një vendbanim nën administrim, qytetin e Shkodrës me rreth 108 mijë banorë.

Emërtimi

Fillimet e institucionit të bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865, u quajt Beledie, e kjo deri në vitin 1913, Përlimtare. Pas 1920 u emërtua Bashki siç e farkëtoi Mati Logoreci.

Kryebashkiakët

Deri në shpalljen e Pavarësisë këtë institucion e kanë drejtuar: Ibrahim Idriz Hoxha, Selim efendi Çoba, Isuf efendi Golemi, Bektash agë Kazazi, Shaqir beg Bushati, Riza beg Kopliku e Muharrem Gjylbegaj. Ky i fundit, përveç të tjerave, ka meritën që ngriti flamurin kombëtar me 28 nëntor 1913 në institucionin që drejtonte, si simbol i bashkimit të Shkodrës e krahinave të saj me qeverinë e parë shqiptare të krijuar në Vlorë nga Ismail Qemali një vit më parë. Po ashtu edhe për ngritjen e këtij flamuri në Kalanë e Shkodrës më 19 mars 1914.

Më 1916, kryetar i bashkisë së Shkodrës u zgjodh Musa Juka, i cili, në këtë vit, rikonstruktoi ndërtesën. Këtë funksion, Musa Juka e mbajti gjatë periudhës së sundimit austro-hungarez (1916-1918), në atë të protektoratit të forcave ndëraleate (1918-1920) dhe atë të qeverisë shqiptare që doli nga Kongresi i Lushnjes (1920-1924).

Më pas Muhamet Gjyrezi (qershor – dhjetor 1924), Mehmet Shpuza (janar 1925 - tetor 1927), Qamil Pepa (tetor 1927 - 19 maj 1928) meqë kishte edhe detyrën e Drejtorit të Korrespondencës në Ministri të Brendshme, detyrën e tij në shumë raste e kryente prefekti Sirri Leskoviku. Pas dorëheqjes së Pepës, në maj emërohet Zyhdi Karagjozi dhe qëndron gjer në gusht, kur më 24 gusht 1928 në këtë post vjen Rustem Ymeri, që pas disa muajsh, zëvendësohet nga Izet Dibra (deri në qershor 1930). Prej kësaj kohe (deri në janar të vitit 1931) vjen në këtë detyrë Zenel Prodani. Për dy vjet (janar 1931-mars 1933) kryetar i bashkisë së Shkodrës rikthehet Rustem Ymeri. U zëvendësua nga Zenel Prodani gjatë periudhës prill 1935 – gusht 1937). Për dy vjet (gusht 1937 - qershor 1939) në këtë post ishte Ndoc Çoba.

Për tre vjet (1939-1942) ishte Mark Kakarriqi e pas tij, Zef Shiroka, (maj 1942 - shkurt 1943), Loro Suma (prill 1943 - 3 gusht 1944), Zef Gjeta (shtator - tetor 1944), dhe i fundit, Dhimitër Bojaxhiu (deri në 1945). Struktura e bashkisë, në formën më përparuar të paraluftës (1928-1939) përbëhej nga Kuvendi i Bashkisë, Këshilli i Bashkisë, Kryetari i Bashkisë dhe Personeli i Bashkisë.

Në periudhën 1945-1992, detyrat e bashkisë i ka kryer Komiteti Ekzekutiv i k.p. të qytetit.

Bashkia Shkodër: Emërtimi, Kryebashkiakët, Vendbanimet 

Më shndërrimet demokratike të viteve ’90, zgjedhjet e para pluraliste për postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës (26 korrik 1992), në mes të 5 grupimeve politike, fitoi kandidati i PD, z. Filip Guraziu. Edhe Këshilli i Bashkisë dominohej nga kjo parti; 15 PD, ndaj 4 PS, 1 PR e 1 PSD. Kryetar i Këshillit të Bashkisë ka qenë z. Ahmet Bushati. Gjatë këtij mandati u miratua edhe stema e qytetit.

Pas katër viteve, me 20 tetor 1996 u bënë zgjedhjet e dyta për këtë organizëm të pushtetit vendor. Pas balotazhit në mes të grupit politik “E Djathta e Bashkueme Shkodrane” e të PD-së, fitoi e para, duke vënë në postin e Kryetarit të Bashkisë z. Bahri Boriçi. Përbërja e Këshillit të Bashkisë ishte; PD e aleatët e saj 11 vende, “E Djathta e Bashkueme Shkodrane” 4 vende, PS e aleatët saj 6 vende. Këshilli i bashkisë u drejtua nga z. Mark Krroqi (PD).

Zgjedhjet e treta u bënë më 1 tetor 2000 ku fitoi kandidati i PD, z. Ormir Rusi. Po ashtu, maxhorancën e vendeve në Këshillin e Bashkisë e fitoi PD me partitë aleate të spektrit të djathtë. Kryetari i Këshillit të Bashkisë u zgjodh z. Ndoc Çefa i cili e kreu këtë detyrë deri në janar 2003. Për periudhën janar - tetor 2003 Kryetar i Këshillit të Bashkisë u zgjodh Z. Anton Leka. Në zgjedhjet që u zhvilluan me 12 tetor 2003 fitoi Z. Artan Haxhi i PD. Kryetar i Këshillit të Bashkisë u rizgjodh Z. Anton Leka. Në zgjedhjet që u zhvilluan me 18 shkurt 2007 fitoi Z. Lorenc Luka i PD. Kryetar i Këshillit të Bashkisë u zgjodh Z. Bardhyl Lohja.

Për tre vjet (1939-1942) ishte Mark Kakarriqi e pas tij; Zef Shiroka, (maj 1942-shkurt 1943), Loro Suma (Shkurt 1943-prill 1943), Zef Gjeta (prill 1943 – korrik 1944), dhe i fundit, Dhimitër Bojaxhiu (deri në 1945). Struktura e bashkisë, në formën më përparuar të paraluftës (1928-1939) përbëhej nga Kuvendi i Bashkisë, Këshilli i Bashkisë, Kryetari i Bashkisë dhe Personeli i Bashkisë.

Në zgjedhjet që u zhvilluan me 18 shkurt 2007 fitoi Z. Lorenc Luka i PD. Kryetar i Këshillit të Bashkisë u zgjodh Z. Bardhyl Lohja.

Vendbanimet


Referime

Shiko edhe


Tags:

Bashkia Shkodër EmërtimiBashkia Shkodër KryebashkiakëtBashkia Shkodër VendbanimetBashkia Shkodër ReferimeBashkia Shkodër Shiko edheBashkia Shkodër

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

UrbanizimiPashallëqet shqiptareGianni RodariTeknologjiaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneBujqësiaSyri i kaltër, DelvinëAlfabeti shqipArkimediLojërat OlimpikeDemokraciaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPiramidat e EgjiptitEpoka e IluminizmitPrilliKonventa për të Drejtat e FëmijësNarcisizmiDrogaTrashëgimia kulturoreMartin Luther KingVendkalimet kufitare të ShqipërisëMigrenaFilozofiaEnergjia elektrikeVehbi KikajKF TiranaLindja e parakohshmeKërpudhatLista e aktorëve të teatrit shqiptarMotori DiezelRamadan KrasniqiDialektet e gjuhës shqipeWilliam ShakespearePerandoria OsmaneMercedes-BenzArtan GrubiTenisiSistemi periodik i elementeveHolandaShkodraNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenLista e sureve në KuranRimaTrekëndëshiSinuzitiTumori i truritUNESCOEdi RamaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Motori elektrikLogopediaShqiptarëtLiqeniShqipëriaEgjipti i lashtëRusiaAndon Zako ÇajupiGrupi i tetëmbëdhjetë i elementeve kimikeNumriVenaSportiMaltaHistoria e libritHepatitiEpitetiKortizoliAfrikaNamazi i SabahutBunkerët në ShqipëriFluturaDramaPozita gjeografike e ShqipërisëVullkanet dhe termetetKlimaDita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë🡆 More