Alfabeti Arab

Alfabeti arab (arabisht: الأَبْجَدِيَّة العَرَبِيَّة al-abjadīyah al-ʻarabīyah ose الحُرُوف العَرَبِيَّة al-ḥurūf al-ʻarabīyah) shënohet prej anës së djathtë në të majtë, ka 28 shkronja dhe shënohet me shkronja kursive.

Ajo është përdorur edhe për të shkruar gjuhën shqipe.

Alfabeti Arab
Arabisht” e shkruar me alfabetin arab.

Tingujt

Tingujt e lehtë në gjuhën arabe janë: ا ب ت ث ج د ذ ر ز س ش ف ك ل م ن و ه ى

Tingujt e fortë e fortë janë: خ ص ض ط ظ ع غ ق

Të parat shqiptohen si në gjuhën shqipe, ndërsa të dytët janë më të fortë dhe për shqiptimin e tyre nevojiten ushtrime të veçanta. Ka edhe germa të ngjajshme të cilat ndryshe shkruhen dhe ndryshe shqiptohen për shkak të kuptimit të ndryshëm.

Përsa i takon drejtshkrimit, të gjitha germat ndahen në:

1. Të ngjitura - të cilat ngjiten me germat që vijnë pas tyre në fjalë.

2. Të ndara – të cilat nuk lidhen me germat që vijnë pas tyre.

Gjuha arabe shpesh shënohet me shkronja kursive. Shkronjat e kësaj gjuhe ka katër forma: I vetëm, fillim, në mes dhe në fund.

Shkronjat

vendet emrat shqiptimi
e vetme e fundit e mesme e fillimit
ʾalif a
bāʾ b
tāʾ t
ṯāʾ th
ǧīm xh
ḥāʾ
ḫāʾ h
dāl d
ḏhāl ḏh
rāʾ r
zai z
sīn s
shīn sh
ṣād
ﺿ ḍād
ṭāʾ
ẓāʾ
ʿayn
ġayn ġ
fāʾ f
qāf q
kāf k
lām l
mīm m
nūn n
hāʾ h
wāw w, u
yāʾ y, i

Zanoret e shkurtëra

Në gjuhën arabe ka tri zanore, për t'i shënuar ato vihen shenja mbi ose nën shkronjë.

Ato janë: fet'ha i cili shënohet mbi shkronjë, kesra i cili shënohet nën shkronjë dhe dame i cili shënohet mbi shkronjë.

Hemza

Hemza është tingull bashkëtingëllor që nganjëherë shkruhet si ا e nganjëherë si ء e që nuk ekziston në gjuhën shqipe. Shqiptohet duke lëshuar frymë përmes fytit të shtrënguar. Kur është e shkruar me sukun shqiptohet si gjysëm tingulli, duke u mbështetur në tingullin e mëparshëm. Hemza shkruhet nganjëherë ء e nganjëherë ka për bartës و ا ose ى (pa pika), ndërsa në fillim të fjalës shkruhet gjithmonë në formë të elifit.

Kur و dhe ى janë bartëse të hemzes, atëherë ata nuk lexohen.

Sukuni

ـْـ

Kjo shenjë quhet Sukun, që rrinë gjithmonë mbi shkronjë. Sukuni vjen vetëm në fund dhe në mes të fjalës pa zanore të shkurtë dhe formon rrokje të mbyllur.

Tenvini

Zanoret e,u,i mund të dyfishohen. Ky dyfishim quhet tenvin dhe vjen vetëm në fund të fjalës. Tenvini me fet'ha lexohen en, tenvini me kesra lexohet in, ndërsa tenvini me damme lexohet un. Tenvini (en, an) në shumë raste shënohet elif.

Teshdidi

Teshdidi shërben për ta dyfishuar shqiptimin e germës mbi të cilën rri. Teshdidi vjen vetëm mes dhe në fund të fjalë, por asnjëhere në fillim. Teshdidi gjithëhere rrin mbi shkronjë.

Zanoret të gjata

Gjuha arabe ka tri zanore të gjata: a, i, u. Pasi nuk ka germa të veçanta për të shënuar zanoret e gjata, ato formohen prej zanoreve të shkurtëra dhe bashkëtingëlloreve. Mbi zanore të gjata ose nën to nganjëherë qëndron viza vertikale në vend të së pjerrtës.

Lidhje të jashtme

Tags:

Alfabeti Arab TingujtAlfabeti Arab ShkronjatAlfabeti Arab Zanoret e shkurtëraAlfabeti Arab HemzaAlfabeti Arab SukuniAlfabeti Arab TenviniAlfabeti Arab TeshdidiAlfabeti Arab Zanoret të gjataAlfabeti Arab Lidhje të jashtmeAlfabeti ArabArabisht

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TingulliKëshilli i EvropësDua LipaKoniEdi RamaLojërat OlimpikeRrezet ultravjollcëSëmundjaTurkmenistaniNjohja ndërkombëtare e KosovësInstrumenti muzikorBashkësitëRevolucioni industrialHistoria e ItalisëKarakteristikat e zeritEpilepsiaZambakuMultiple sklerozaLëkuraPaneli diellorBujar OsmaniPjetër BogdaniTartufi (komedi)Piter PanLigjet e NjutonitKoreja e JugutLundrimi në BunëAndon Zako ÇajupiEpoka e IluminizmitLiqeniMitiLuiz EjlliBifurkacioni i lumit të NerodimësLista e shfaqjeve teatraleLista e shkrimtarëve shqiptarëSistemi periodik i elementeveMenstruacionetShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreLibrazhdiPsikozaLuljaShtetet e Bashkuara të AmerikësQelizaDita Botërore e LibritRrethiPeshkaqeniBallkaniMujiVektoriIndiaPiramidat e EgjiptitSarandaAzem ShkreliCilindriLiqeni i OhritNumri piCikli menstrualKinaLuigj GurakuqiJuventus F.C.PHSeksi analKanuniAdolf HitleriFitër BajramiLetërsia e vjetër shqiptareSulejman VokshiVeshje popullore të KosovësApoloniaShqiptarëtXhubletaUlçera në stomakLista e sureve në KuranDita Ndërkombëtare e PunëtorëveSistemi diellorLejlekuFluturaBashkimi EvropianBurgu i Spaçit🡆 More