Xhingis Han: Mbreti i madh

Xhingis Han (i lindur Temyxhin, mongolisht: Тэмүжин; lindi rr.

1162 – vdiq më 18 gusht 1227) ishte hani i madh dhe themeluesi i Perandorisë Mongole, e cila u bë perandoria më e madhe me vazhdimësi territoriale në histori pas vdekjes së tij. Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë nga fiset nomde të Azisë Verilindore. Pasi themeloi perandorinë dhe u shpall "Xhingis Han", ai filloi pushtimet mongole, ku u pushtua pjesa më e madhe e Euroazisë. Ekspeditat e filluara gjatë jetës së tij përfshijnë ato kundër karahitajëve, Perandorisë Harezmide, dhe dinastisë së Shiasë Perëdimore.

Xhingis Khan
Xhingis Han: Mbreti i madh
Portretizimi i Xhingis Khanit në shekullin XIV
Mbretërimi1206 – 18 gusht 1227
KurorëzimiNë pranverën e vitit 1206 në një Kurultai në lumin Onon, Mongolia
PasardhësÖgedei Han
Bashkëshort
  • Börte Üjin Khatun
  • Yisui
  • Kunju Khatun
  • Khulan Khatun
  • Yesugen Khatun
  • Yesulun Khatun
  • Isukhan Khatun
  • Gunju Khatun
  • Abika Khatun
  • Gurbasu Khatun
  • Chaga Khatun
Fëmijë
ShtëpiaBorjigin
I atiYesugei
E ëmaHoelun
U lindrreth vitit 1162
Malet Henti, Khamag Mongol
Vdiq18 gusht 1227
Yinchuan, Shia Perëndimore

Këto ekspedita shpesh shoqëroheshin nga masakrat të gjera ndaj popullsisë civile, veçanërisht në tokat e kontrolluara nga Harezmia dhe Shia Perëndimore. Deri në fund të jetës së tij, Perandoria Mongole pushtoi një pjesë të konsiderueshme të Azisë Qendrore dhe Kinës.

Para se të vdiste Xhengis Hani emëroi Ögedei Hanin si pasardhës të tij. Më vonë, nipërit e tij e ndanë perandorinë e në disa hanate. Ai vdiq në vitin 1227 pasi mposhti Shianë Perëndimore. Ai u varros në një varr pa shënime diku në Mongoli. Pasardhësit e tij e zgjeruan Perandorinë Mongole në pjesën më të madhe të Euroazisë, duke pushtuar ose krijuar shtete vasale në të gjithë Kinën e Korenë e sotme, në Kaukaz, Azi Qendrore dhe pjesë të konsiderueshme të Evropës Lindore dhe Azisë Jugperëndimore. Shumë prej këtyre pushtimeve përsëritnin masakrat e mëhershme të popullatave vendore. Si rezultat i kësaj, Xhingis Hani dhe perandoria e tij kanë një reputacion të frikshëm në historitë e këtyre vendeve.

Përtej arritjeve të tij ushtarake, Xhingis Hani e zhvilloi Perandorinë Mongole në mënyra të tjera. Ai dekretoi alfabetin ujgur si shkrimin zyrtar të Perandorisë Mongole. Ai gjithashtu praktikoi meritokracinë dhe nxiti tolerancën fetare në Perandorinë Mongole dhe bashkoi fiset nomade të Azisë Verilindore. Mongolët e sotëm e konsiderojnë atë si "babai i kombit mongol".

Megjithëse i njohur për brutalitetin e ekseditave të tija dhe i konsideruar nga shumë njerëz si një sundues gjenocidial, Xhingis Hanit gjithashtu i takojnë meritat për sjellen e Rrugës së Mëndafshit nën një mjedis politik koheziv. Kjo solli komunikimin dhe tregtinë mes Azisë Verilindore dhe Azisë Jugperëndimore myslimane dhe Evropës së krishterë, duke zgjeruar kështu horizontet e të tre fushave kulturore.

Kronologjia

  • Në vitet 1155, 1162, ose 1167: Temyxhini (emri i lindjes i Xhengis Hanit) u lind në malet Hentij.
  • Në moshën 9 vjeçare, i ati i Temüjin-it,Yesükhei u hemua nga Tatarët.
  • 1184 : Gruaja e Temüjin-it Börte u rrëmbye nga Merkitsët (grup etnik turk ose mongol); Ai kërkoi ndihmën e vëllezërve të tij të gjakut Jamuka dhe Wang Kahn të cilët shpëtuan Börte-n
  • 1185 : Lindi djali i parë Jochi; duke lënë një dyshim të madh në lidhje me atësinë e tij pasi ai lundi pak kohë pasi gruaja e Kahnit u rikthye.
  • 1190 : Kahn bashkoi tributë mongole, u bë udhëheqës. i tyre, dhe krijoi kodin e ligjit Yassa.
  • 1201 : Fitorja mbi rivalët, Jardanët e Jamukas.
  • 1203 : Fitorja mbi Keraits-ët e Wang Kahnit. Wang Kahn u vra aksidentalisht nga aleatët e tij Naimans-ët.
  • 1204 : Fitorja mbi Naimans-ët (të gjitha konfederatat bashkohen dhe formohen Mongolët).
  • 1206 : Jamuka u vra.Temüjin-itiu dha titulli Genghis Khan nga ndjekësit e tij në Kurultan (rreth moshës 40 vjeçare).
  • 1207-1210 : Genghis drejtoi operacionet kundër Xias Perëndimore, e cila përfshinte pjesë tëKinës vreiperëndimore dhe Tibetit. Udhëheqësi i Xias iu nënshtrua Kahnit.
  • 1211 : Kahn u bë sundimtar i Kinës veriore.
  • 1215 : Pekini ra.Kahni iu drejtua Perëndimit.
  • 1219-1222 : Pushtoi perandorinë Khwarezmid.
  • 1227 : Kahn vdiq pasi pushtoiu fiset Tangut.

Referime

  • Ratchnevsky, Paul (1992). Genghis Khan: His Life and Legacy [Čingis-Khan: sein Leben und Wirken] (në anglisht). tr. & ed. Thomas Nivison Haining. Oxford, UK; Cambridge, Mass., USA: B. Blackwell. ISBN 0-631-16785-4.

Tags:

EuroaziHani (titull)MongolishtjaPerandoria MongolePushtimet Mongole

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

NuselalaVektoriMali i ZiEmpatiaNjësitë federative të GjermanisëBeratiPulsi i zemrësKryqëzatatDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutArsimi në ShqipëriBakriEnergjia potencialeTikTokPingpongMuzika shqiptareZambaku shqiptarMjedisi natyrorGurguricaHistoriaNatyraSami FrashëriSerie ADeti AdriatikShqipëria OsmanePozicioni kalorëseSinonimiMasaLidhëzaDy pikatHans Kristian AndersenBallkani PerëndimorGjeografia e KosovësGrupi i tetëmbëdhjetë i elementeve kimikeVullkanet dhe termetetEfekti serrëIslamiMigrenaTestosteroniSyri i kaltër, DelvinëHashim ThaçiDisleksiaAlbert AjnshtajniNdryshimet klimatikeNdajfoljaLëvizja Nacional-ÇlirimtareShezai RrokajSëmundjet e zemrësShenjat e Urdhërave të PreraKalaja e PrezësKlitoriRilindjaPikësimiMesjetaShpikje te ndryshmeAminoacidetLumi i BunësDokumentet e Gjuhes ShqipeHIV/AIDSHonore de BalzakMitologjia grekeKinaNeptuniButrintiJaponiaSëmundjet e trashëgueshmeEklipsiTeuta e IlirisëGjendja agregateTelefoniReal Madrid C.F.Dita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeZvarranikëtKodi RrugorFeja në ShqipëriKarnavalet brazilianeRevolucioni industrialVloraFadil VataMasturbimi i ndërsjelltë🡆 More