Universiteti i Gracit u themelua në vitin 1585 nga arkiduka Charles II i Austrisë. Më 1 janar 1586 themelimi i tij u zyrtarizua edhe nga Papa Sixtus V. vendim ky që u botua më 15 prill 1586 Për pjesën më të madhe të ekzistencës së tij mbikëqyrej nga Kisha Katolike për tu mbyllur në vitin 1782 nga Perandori Jozef II në një përpjekje për të fituar kontrollin shtetëror mbi institucionet arsimore. Jozefi II e shndërroi atë në një lice, ku trajnoheshin nëpunësit civilë dhe personeli mjekësor. Në vitin 1827 u rihap si universitet nga Perandori Françesku I, duke fituar kështu emrin Karl-Franzens-Universität, që do të thotë Universiteti Charles Francis. Mbi 30,000 studentë janë aktualisht të regjistruar në universitet.
Kryepeshkopi i Athinës Ieronymos II, Kryepeshkopi i Athinës
Ernst Kaltenbrunner, zyrtar i lartë SS i Gjermanisë naziste me origjinë austriake, i ekzekutuar për krime lufte
Janko Kersnik, shkrimtar slloven
Ferdinand Konščak, misionar dhe hartograf jezuit kroat
Karel Lavrič, politikan slloven
Leo Leixner, korrespondent i luftës
Franz Miklosich, gjuhëtar austro-slloven
Heinz Oberhummer, fizikan austriak
Vladimir Šubic, arkitekt slloven
Nikola Tesla, shpikës, fizikant, inxhinier elektrik, inxhinier mekanik dhe futurist i shquar (nuk mori një diplomë dhe nuk vazhdoi përtej semestrit të parë të vitit të tretë, gjatë të cilit ai ndërpreu leksionet)
Lovro Toman, politikan slloven
Petina Gappah, autore dhe avokate ndërkombëtare
Franz Unger, paleontolog austriak
Leopold von Sacher-Masoch, gazetar austro-ukrainas dhe shkrimtar i mazokizmit
Gregory Weeks, jurist dhe historian
Milan Zver, sociolog dhe politikan slloven
Heinrich Harrer, alpinist austriak, sportist, gjeograf dhe autor.
Höflechner, Walter; Wagner, Ingrid Maria (2006). Geschichte der Karl-Franzens-Universität Graz: von den Anfängen bis in das Jahr 2005 (në gjermanisht). Grazer Universitätsverlag. ISBN3-7011-0058-6.
Referime
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Universiteti i Gracit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.