Gustav Meyer: Albanolog gjerman

Gustav Meyer (25 nëntor 1850 - 28 gusht 1900) ishte një gjuhëtar gjerman, studiues i gjuhëve indo-evropiane, konsiderohet të jetë një nga albanologët më të rëndësishme të kohës së tij, më e rëndësishmja provoi se gjuha shqipe i përket familjes Indo-evropiane.

Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij.

Jeta

Lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (Schlesien), sot Strzelce OpolskiePoloni. Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Wrocław) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indo-evropiane, greqishte moderne dhe sanskrite. Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 ai mbrojti dizertacionin De nominibus graecis copositus (Emrat e përbërë grekë). Të njëjtin vit u emërua ndihmësprofesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta në të njëjtin universitet.

Shkoi të punonte në një gjimnaz në Gotta, nga 1874 në Malá Strana, Pragë me ndërmjetësimin e Wilhelm von Hartel, dhe u emërua lektor i jashtëm (Privatdozent) tek Charles University në 1876. Vitin tjetër u emërua profesor i sanskritishtes dhe gjuhësisë së krahasuar tek Universiteti i Gratz, ku vijoi studimet në greqishten e lashtë, turqishten dhe shqipen. U bë profesor me kohe te plotë në Gratz që nga 1881. Për shkaqe shëndetësore serioze, hoqi dorë nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor më 1897 dhe vdiq në një klinikë për trajtimin mendor në Fieldhof, pranë Gratz.

Punime

Gjatë periudhës kur punoi në Grac botoi studimin e tij Kontribute mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht (1872). Atje u përqendrua rreth albanologjisë, dhe përgatiti themelet e dishepullizimit përmes botimit të veprave që vijojnë:

  1. Albanesische Studien, I, (1882);
  2. Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, (1891);
  3. Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, (1888);
  4. Zum indogermanischen - Perfectum auf die albanesische Formenlehre, published in the Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam by Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, (1886);
  5. Die lateinischen Elemente im Albanesischen, published by Gröbers Grundriss, I, I. Auflage (1888) etj.

Ne studimet e tij Meyer provon shkencerisht se gjuha shqipe i përket familjes se gjuheve indo-evropiane. Ai njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën, nje nga figurat kryesore te Rilindjes Kombëtare Shqipetare.

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MbipeshaStambolliLlojet e zhdukuraAdem JashariLista e fiseve ilireShqipëria OsmaneGreta ThunbergMutacioniTeorema e PitagorësADHDKryefjalaHebrenjtëEnët e gjakutLista e vendbanimeve ilirePogradeciDita Botërore e LibritLimfocitiElefantiMigrenaMjedisi natyrorMerkuri (planet)Letërsia e vjetër shqiptareVera (stinë)KukësiLista e lumenjve në KosovëLumi i DanubitGjeografia e KosovësThomas EdisonDiabetiZhurmat në veshLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësAlkooliTargat e automjeteve të KosovësHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiDialektet e gjuhës shqipeAnton PashkuEgjipti i lashtëShenjat e qarkullimit rrugorLidhëzat në gjuhën shqipeIshemiaElena GjikaFotosintezaGrupet e gjakutShpella e GadimësShqipëria në vitet 1912-1939LidhëzaLushnjaHormonetÇarls DarvinRomantizmi në kulturën europianeAfrikaPërrallaDhelpraMusine KokalariAvni RustemiSistemi diellorFrancaIzraeliJelekuSindroma DownRomeo dhe ZhuljetaÇifteliaMësonjëtorja e KorçësUjëvarat e MirushësAngliaMultimediaKalaja e PrizrenitLiqeniInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPesë Shtyllat e IslamitDokumentet e Gjuhes ShqipeKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriArbëria në MesjetëDrogaRilindja Kombëtare ShqiptareEnzimatHistoria e ÇamërisëNjerëz dhe Fate🡆 More