Albanologjia

Albanologjia është një degë ndërdisiplinore e shkencave humane që ka për synim studimin e gjuhës, zakoneve, letërsisë, artit, kulturës dhe historisë së shqiptarëve.

Për studimin e këtyre fushave përdoren metodologjitë shkencore të letërsisë, gjuhësisë, arkeologjisë, historisë dhe kulturës. Megjithatë, gjuha shqipe është pika kyçe e kërkimit të këtyre studimeve.

Historia

Pas letrës së Lajbnicit me perceptimin e tij mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen kelte të ilirëve, pas tij Johann Erich Thunmann, i cili mbështeste teorinë e autoktonisë së shqiptarëve, përpiloi një histori mbi gjuhën shqipe dhe vllehe si dhe paraqiti teorinë e prejardhjes ilire. Diplomatët austro-hungarezë në viset shqiptare në Perandorinë Osmane ishin edhe studjuesit Johann Georg von Hahn dhe Theodor A. Ippen. Hahn do të emërtohej ati i studimeve albanologjike, dhe mbronte teorinë pellazgjike të prejardhjes shqiptare. Filologu Franz Bopp më 1854 qe i pari i cili përmes etimologjive i njohu origjinën indo-evropiane gjuhës shqipe.

Më tej mbledhjet në folklorin arvanitas nga mjeku Karl Reinhold, Holger Pedersen që botoi folklorin e mbledhur ndër shqiptarët e Korfuzit, dhe në bazë të studimeve të mëtejshme të Gustav Meyer i cili çoi më tej detajet përkuese të shqipes me familjen e gjuhëve indoevropiane.

Në shekullin XX kjo fushë studimesh u thellua nga austro-hungarezët Baron Nopça, Milan Shuflaj, Konstantin Jireçek, Lajos Thallóczy dhe Carl Patsch. Punë e cila u çua më tej nga Baronesha Godin, Margaret Hasluck, Papas Petrota, jezuitët Kordinjano e Valentini dhe filologu gjerman Hans Krahe.

Në trojet shqiptare ekzistojnë institucione të veçanta, që merren me studime albanologjike. Në Tiranë ato kryhen nga disa institute kërkimore -shkencore: Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Historisë, Instituti i Kulturës Popullore, Qëndra e Kërkimeve Arkeologjike dhe Qendra e Studimit të Arteve.

Një rol të rëndësishëm për dekada ka luajtur dhe luan Universiteti i Tiranës

Në Prishtinë Instituti Albanologjik i Prishtinës është qendra e studimeve albanologjike. Kontributet e tyre albanologët nga Kosova, i publikojnë në revistën "Gjurmime albanologjike", që ka tri seri: serinë e shkencave historike, serinë e shkencave filologjike dhe serinë e folklorit dhe etnologjisë. Në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë ekziston një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh shkencorë: studiues të historisë, gjuhës, letërsisë, etnologjisë dhe të tjerë, të cilët realizojnë projekte të rëndësishme studiuese nga këta lëmenj.

Maqedoni perfaqesohet nga disa institucione e të cilat janë ende ne fillimet e tyre.

Mbetet ende i pa skeduar roli i qendrave jo shqiptare albanologjike në botë.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Albanologjia HistoriaAlbanologjia Shih edheAlbanologjia Lidhje të jashtmeAlbanologjia ReferimeAlbanologjiaGjuha shqipeLetërsia shqiptare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MorfinaHendbollDelfiniMbretëria e IlirisëRadha e veprimeve matematikoreNamazi i IqindisëJeta XharraPikëpresjaSistemi diellorDritaKallëzuesiKalendariSëmundjet e syritAriuMajat më të larta malore në KosovëMikroorganizmatKupa e futbollit e ShqipërisëKomunizmiSpanjaMalet e SharritShkupiTingulliZjarriShpikje te ndryshmeNënë TerezaTrëndafiliTërmetiGravitetiShenjat e qarkullimit rrugorAdem JashariDiabetiKromozomiPulsi i zemrësOktapodiDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëHomeriIliadaPashallëku i JaninësKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeAndon Zako ÇajupiAleksandri i MadhHepatitiMaqedonia e VeriutArtriti ReumatologjikQarku i FieritVeshiPërcaktoriPerandoria OsmaneLidhja e LezhësKryeministri i Maqedonisë së VeriutMetri katrorMona LizaXhubletaNdajfoljaSistemi nervorLeku shqiptarKF TiranaSami FrashëriEzaniIlirëtHolandaMarsiKosovaMeleqët në IslamSistemi i frymëmarrjesShëndeti publikFeja në ShqipëriVjollcaAriu polarRiciklimiNumrat dhjetorItaliaKosova dhe bukuritë e sajJohnny SinsFormimi i yjeveTaulantëtMargarita Tutulani🡆 More