Tempujt Në Luginë Të Egjiptit: Nje lloj tempulli i Egjiptit te lashte

Tempulli në Luginë është emri i një ndërtimi pranë çdo piramide apo tempulli diellor.

Ishte si një lloj hyrjeje për në kompleksin mortor dhe ishte i bashkuar me tempullin mortor (dhe të dy pranë piramidës) nëpër një Rugë ceremoniale. Në përgjithësi, ishin të pajisur me një vestibul dhe një sallë hipostile, në formë të ngjashme me tempujt mortorë. Qëllimi i tyre ishte realizimi i riteve mortore të Egjiptit të Lashtë dhe ritet purifikuese të mumjes së faraonit, që tejçohej në procesion nëpër Rrugën e pjerrët ceremoniale deri te mauzoleu.

Tempujt Në Luginë Të Egjiptit: Tempulli në Luginë i Khafre-së, Tempulli në luginë i Abusirit, Tempulli në luginë i Keopsit
Rindërtim i kompleksit mortor të Khafre-së. Në skajin e poshtëm drejt, mund të duket Tempulli në Luginë

Tempulli në Luginë i Khafre-së

Tempulli në Luginë më i njohur është ai i Khafresë, i vendosur në kompleksin e tij mortor në Giza, 500 m nga Piramida e Khafre-së, është pranë Sfinksit të Madh dhe gati i paprekur deri në zbulimin e tij në Shekullin e XIX. Me projekt katror, muret e tij me gurë gëlqerorë janë 45 m dhe trashësia e tyre shkon duke u zvogëluar, duke i dhënë pamjen e jashtme të një mastabaje. Muret janë të veshur me granit të kuq të pastërt si brenda ashtu dhe jashtë, ndërsa dyshemeja është bërë prej guri të bardhë gëlqeror. U zbulua nga Auguste Mariette në vitin 1852 që i dha emrin tempulli i Sfinksist, duke besuar se se shërbente për këtë qëllim. Është ndërtuar në një vend të pjerët dhe kështu muret e tij kanë lartësi të ndryshme. Hyrjet janë të vendosur përbri sfinksash dhe çatia e ndëresës mbahet nga kolona gjithashtu në granit të kuq. Nuk është e pajisur me piktura dekorative dhe mbishkrime dhe ka disa hapje në pjesën e lartë të mureve i japin dritë natyrore. Brendësia e tij ishte e dekoruar me skulptura të faraonit, që vendoseshin në një pus që në fakt do të shtohej pas ndërtimit të tij. Janë të gjitha shumë të degraduara, përveç njërës prej dioriti që gjendet në Muzeun Egjiptian të Kajros.

Tempulli në luginë i Abusirit

I gjendur në nekropolin e Abusirit, u ndërtua me urdhërin e Niuserre-së dhe është në një gjendje të rrënuar. Lidhej me Tempullin diellor nëpërmjet një Rruge të pjerrët ceremoniale.

Tempulli në luginë i Keopsit

Gjendet në Gizë, por sipër tij është ndërtuar fshati Nazla el-Saman, prandaj nuk është mundur të studiohet dhe rindërtohet. Rruga e pjerrët ceremoniale figuron në vizatimet e Shekullit të XIX, por tani mezi dallohet.

Shiko edhe

Referime

Bibliografia

Tags:

Tempujt Në Luginë Të Egjiptit Tempulli në Luginë i Khafre-sëTempujt Në Luginë Të Egjiptit Tempulli në luginë i AbusiritTempujt Në Luginë Të Egjiptit Tempulli në luginë i KeopsitTempujt Në Luginë Të Egjiptit Shiko edheTempujt Në Luginë Të Egjiptit ReferimeTempujt Në Luginë Të Egjiptit BibliografiaTempujt Në Luginë Të EgjiptitFaraoni

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rrethi i MirditësPyetja retorikeEmpatiaKonventa për të Drejtat e FëmijësEnergjia potencialeRrotullimi i TokësLista e sureve në KuranHistoria e Jehudëve në ShqipëriTelefoniBashkësitëRepublika Popullore e ShqipërisëShëndeti publikShpërthimi në GërdecÇrregulimi obsesiv-kompulsivPanairi i botësSëmundjet e syritSaturniMerkuri (planet)Nexhmije PagarushaNumri piLëvizja Nacional-ÇlirimtareFiset shqiptareParahistoriaKarnavaletMetaletNaum VeqilharxhiDhelpraYlberiPersonat me aftesi te kufizuaraKrimet e regjimit komunist në ShqipëriLiqeniKosova dhe bukuritë e sajBernardin PalajZambaku shqiptarVasfije KrasniqiIsa BoletiniKalaja e KrujësGjergj FishtaVeshjet popullore shqiptareArkimediGjitariAlfabeti shqipPeshkaqeniProblemet mjedisore në ShqipëriMetaforaBashkimi EvropianDelfiniEnergjia elektrikeAkiliBimëtLetërsia e vjetër shqiptareAndon Zako ÇajupiKulla EiffelKF TiranaProblem globalAfërditaForcaRrezet ultravjollcëHidrogjeniGjermaniaSuediaDritëro AgolliUjëvarat e MirushësPjetër BudiJelekuArmët e SkënderbeutNamazi i SabahutA.C. MilanKolitiRelieviBarazia gjinoreStatistikaPeshkuSistemi i frymëmarrjes25 Prill🡆 More