Suzi Çelebiu I Prizrenit

Suzi Zerini i njohur edhe si Suzi Çelebiu i Prizrenit apo (1455/65 - 1525) ka qenë alim, poet dhe historian osman.

Shquhet për poemën e tij Gazavatnam Mihaloğlu ku kumtohet pushtimi i Ballkanit nga Perandoria Osmane në shekullin e 15 dhe beteja e lavdinë e komandantit ushtarak Ali bej Mihalolli, ndër veprat më të shquara të letërsisë osmane të atij shekulli.

Suzi Çelebiu I Prizrenit
Ura Tabakhanës e ndërtuar nga Suzi Çelebiu

Biografia

Emri i tij i vërtetë qe Muhammed Efendiu, i biri i Mahmudit, i biri i Abdullahut dhe rreth vogëlisë së tij dihet vetëm që u lind në Prizren dikur mes viteve 1455-1465, ku dhe u rrit dhe u edukua. Suzi është një pseudonim që domethënë "i zjarrtë, i flaktë". I janë drejtuar gjithashtu Sûzî-i Rûmî, Sûzî-i Pürzerrînî, Mevlânâ Sûzî, Sozi Çelebi/Efendi/Baba; ndërsa emërtimi Naqshbandi Suzi tregon se ka qenë pjesë e tarikatit Nakshbandi.

Ka gjasa që si jeniçer të jetë edukuar në sarajin mbretëror në Stamboll. Sipas Sami Frashërit ai punoi për disa kohë si kadi, e më pas shërbeu si sekretar personal (qatib) i kreut të akinxhijve Ali bej Milahollit. Njihte turqishten, arabishten dhe persishten. Ishte qatip, luftëtar, sekretar personal, poet, historian, imam, mualim (mësues), myderriz.

Më 1513 Suziu mundësoi kompleksin e parë të xhamisë me medrese (külliye) në Prizren, dhe në mënyrë që të mbaheshin ekonomikisht i pajisi me një vakëf. Ai vetë i dhuroi mjaft libra kësaj shkolle, duke themeluar kësodore të parë bibliotekë orientalistike në viset shqiptare.

Vepra

Ndër veprat e tij të shkruara shquhet vepra poetike-historike me titull "Libri i pushtimeve të Ali bej Mihalollit" (Gazavet name-i Ali Beg Mihalogllu), e përbërë prej 15.000 bejtesh (30.000 dyvargjesh). Libri ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë përshkruhen fitoret e Ali Beut kundër jomyslimanëve, ndërsa në pjesën e dytë përshkruhet dashuria romantike e tij me Mejremen, të bijën e një princi të Vllahisë. Ja se çka shkruan Suziu për fatin e gjeneralit hungarez, Mihaj Silagji, që ra rob i turqëve, në vitin 1460, kur Gazi Ali Beu, korri fitore të shkëlqyeshme kundër hungarezëve:

 "Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,   Se në çdo hap ka mija pengesa e do të ngatërrohesh!   Mos ia hap botës krahërorin, si mburojë   Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore,   Princ, mos mendo se për gjithëmonë do të mbetet kolltuku,   Sepse Husrefit fati ia hoq kurorën nga koka!" 

Suzi shkroi edhe poezi didaktike-satirike. Ka mendime se Suzi Prizreni shkroi vepra edhe në gjuhën shqipe me alfabet arab.

Shih edhe

Referime

Tags:

Suzi Çelebiu I Prizrenit BiografiaSuzi Çelebiu I Prizrenit VepraSuzi Çelebiu I Prizrenit Shih edheSuzi Çelebiu I Prizrenit ReferimeSuzi Çelebiu I PrizrenitAli bej MihalolliBallkaniPerandoria OsmaneUlema

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

YlliPolicia e KosovësLista e shteteve sipas popullsisëBujar OsmaniHomeriFejaAnemiaHendbollMetabolizmiADHDShpikje te ndryshmeTeknologjia e informacionitSistemi shqisorIlirëtRrëqebulliBunkerët në ShqipëriInteligjenca artificialeKanuni i Lekë DukagjinitHasan PrishtinaPlisi (lashtësi)SpanjaPikëçuditsjaFizikaJohnny SinsReal Madrid C.F.Dita e VerësIsak NjutoniLjubljanaDita e Shën GjergjitNepotizmiTërmetiZambaku shqiptarRigoniIsmail KadareRacizmiLumi i NerodimësHistoria e kompjuteritShpella e GadimësKalatë e ShqipërisëAventurat e Tom SojeritMitologjiaKonventa për të Drejtat e FëmijësVitamina CEvropa VerioreFormat e shtjelluara të foljesDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutBurimet natyroreRimaGjeografia e KosovësKalaja e ShkodrësTurizmi në ShqipëriFjodor DostojevskiVerdhëzaMejozaRomeo VeshajNamazi i SabahutRomantizmi në kulturën europianeProteinaShtatë mrekullitë e botës së lashtëShoqëriaHIV/AIDSGravitetiFadil VataVaginaAlfabeti shqipQelizat e gjakutSlloveniaItaliaAzem ShkreliSyriAdolf HitleriNdarja administrative e ShqipërisëNarcisizmiHolokaustiLUPUSTrekëndëshiLeukocitLiqenet kryesore të ShqipërisëCirku kombëtar shqiptar🡆 More