Ali Bej Mihalolli

Gazi Ali Beu ose Gazi Alaudin Ali Mihalogllu, (1425-1507) ishte një ushtarak i Perandorisë Osmane, komandant i shekullit XV dhe sanxhakbeu i parë i Sanxhakut të Smedereves.

Ai ishte vëllai i Skënder Pashës dhe njëri nga pasardhësit e Qose Mihalit.

Biografia

Gazi Ali Beu u lind ne qytetin Pleven, sot qytet në Bullgari. Ketij i pershkruhet ndertimi i nja xhamie si dhe nje hamami ne qytetin e Vushtrrise. Disa studiues besojnë se "figura epike e Gjergj Elez Alisë ishte inspiruar nga jeta dhe vepra e Gazi Ali Beut. Nga ana tjetër theksohet se Suzi Çelebiu nga Prizreni ishte çatip i Gazi Ali Beut (Mihalloglu) dhe shoqërues i tij në beteja ashtu si edhe autor i një vepre me titull Gazavatnam Mihalogllu. Prej kësaj vepre me 15 000 vargje epike qenkan ruajtur vetëm 2000 vargje. Edhe studiuesi Robert Elsie mes tjerash thekson se Suzi Prizreni shkroi një vepër me rreth 3000 vargje kushtuar Gazi Ali Beut - Mihallogllu.

Aktiviteti

Në vitin 1460 Gazi Ali Beu u bë Subash i qytetit Golubac, (sot qytet në Serbi). Në një nga ekspeditat e tij, në vitin 1460, ai shkoi deri thellë në Banat, ku zuri rob Mihail Szilagyn. Për këtë sukses, po atë vit, Sulltani e emëroi atë si sanxhakbe të Sanxhakut të Vidinit, ndërsa si sanxhakbe i Sanxhakut të Smederevës u emërua në 1462/1463.

Në veprën me titull "Libri i pushtimeve të Ali Be Mihalogllut" (Gazavet name-i Ali Beg Mihalogllu), e përbërë prej 15.000 bejtesh (30.000 dyvargjesh), Suzi Prizreni përshkruan një pjesë të jetës së Gazi Ali Beut. Libri ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë përshkruhen fitoret e Ali Beut kundër jomyslimanëve, ndërsa në pjesën e dytë përshkruhet dashuria romantike e tij me Mejremen, të bijën e një princi të Vllahisë. Ja se çka shkruan Suzi Prizreni për fatin e gjeneralit hungarez, Mihal Szilagyi, që ra rob i turqëve, në vitin 1460, kur Gazi Ali Beu, korri fitore të shkëlqyeshme kundër hungarezëve:

 "Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,   Se në çdo hap ka mija pengesa e do të ngatërrohesh!   Mos ia hap botës krahërorin, si mburojë   Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore,   Princ, mos mendo se për gjithëmonë do të mbetet kolltuku,   Sepse Husrefit fati ia hoq kurorën nga koka!" 

Shih edhe

Referime dhe shënime

Tags:

Ali Bej Mihalolli BiografiaAli Bej Mihalolli AktivitetiAli Bej Mihalolli Shih edheAli Bej Mihalolli Referime dhe shënimeAli Bej MihalolliPashallëku i BeograditPerandoria OsmaneQose MihaliSanxhakbeuSkender PashaUshtria osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FjaliaPaneli diellorKoloseumiMasturbimi i ndërsjelltëHIV/AIDSMuzika populloreHemoglobinaPetro MarkoDhëmbët e njeriutAli PodrimjaLahuta e MalcísQytetet kryesore të IlirisëRryma elektrikeIbrahim RugovaUrani (planet)Dasma shqiptareAlesia XhemalajAdem JashariAfërditaLista e bimëveMajlinda KelmendiDita Botërore e LibritHidrografia e ShqipërisëAbdyl FrashëriShqipëria gjatë Luftës së Parë BotërorePenisi i njeriutGjarpriBullizmiNATODita e TokësLufta e Parë BotëroreAziaSaturniKalaja e BeratitAtletikaBashkimi EvropianNdihma e parëTrëndafiliNjësia matëseBosnja dhe HercegovinaKarbohidratetLufta e KosovësFaqja kryesoreZemraTretësiratLumi i DrinitFazat e detitDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)DibraDon Kishoti i MançësPHArti i RilindjesBashkimi SovjetikPozita gjeografike e ShqipërisëFitër BajramiLista e lumenjve në ShqipëriKalendari katoliko-romak i shenjtorëveTigriEkonomia e ShqipërisëDielliRilindjaMorfinaPiramida e KeopsitEklipsiNepotizmiPirja e duhanitSkizofreniaLista e gjeografive të shtetevePikëpresjaShpërbërja e Perandorisë OsmaneLumi i BunësHidrogjeniPëremriCirku kombëtar shqiptarLui PastërGalileo GalileiNexhmije PagarushaShqipëria🡆 More