Gjergj Elez Alia: Gjergj Elez ALIA

Gjergj Elez Alia (boshnj.

Đerzelez Alija) është një hero legjendar i një cikli këngësh epike të kënduara në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake, motivi i tij është i njohur në Bosnje, Shqipërinë Veriore si dhe në krahinën e Gorës. Cikli i këngëve të tij nuk ka të bëjnë me atë të Mujit dhe Halilit.

Emri

Emri i tij në shqip ka marrë trajtën treshe Gjergj Elez Alia, sipas Stavro Skendit, për arsye metrike. Në gjuhën boshnjake trajta më e përhapur është Đerzelez Alija, por njihet edhe Đerđelez Alija, ndërsa në turqishte Gürz Ilyas, e në hungarishte Gerz Ilyas. Emri i tij ka prejardhjen nga fjala turke ''gürzi" (topuz) që mëton për një luftëtar me topuz.

Sfondi historik

Disa historianë janë të mendimit se personazhi i Gjergj Elez Alisë është frymëzuar prej Ali bej Mihalollit, një ushtarak osman si dhe sanxhakbeu i parë i sanxhakut të Smederevës. Sipas defterëve osmanë të 1485 atij i qe dhënë nahija e Dobrunit pranë Vishegradit si timar. Një tyrbe në fshatin boshnjak të Gerzovës është varri i Ali Beut sipas gojëdhënave.

Dokumentimi i parë mbi figurën mitike të Gjergj Elezit (në formën e "Ali Begut") është një poemë e njohur si bugarštica, Martesa e Vuk Dragoit, radhitur prej Đuro Matei në fund të shekullit të 17 ose në fillim të shekullit të 18. Ndër këngët e radhitura në Dorëshkrimin Erlangen, Gjergj Elezi përmendet me emrin "Plaku turk Balibeg".

Këngët epike që zunë fill në mjedisin e sllavëve të jugut u përçuan nga rapsodë dygjuhësh në mjedisin shqiptar, boshnjaku Đerzelez u bë Gjergj Elez Alija i rapsodive shqiptare. Duke qenë kështu njëri prej shumë heronjve muslimanë të rapsodive të sllavëve të jugut që gjendet po ashtu ndër rapsoditë shqiptare.

Në folklorin shqiptar

Në folklorin shqiptar, Gjergj Elez Alia është një luftëtar i madh. Këngën tij u mblodhën nga fretërit Bernardin Palaj dhe Donat Kurti në Nikaj Mërtur dhe u botuan në Tiranë më 1937. Kënga zakonisht i këndohej prej rapsodit duke u shoqëruar me lahutë, ose me raste me çifteli. Kënga është pjesë e Këngëve të Kreshnikëve që u kristalizuan në shekujt e 17 dhe 18. Megjithëse u bartën nga mjediset sllave në ato shqipfolëse, këngët nuk janë thjesht përkthyer nga gjuha boshnjake, por kanë marrë trajtën e tyre në mënyrë të pavarur në shqipe.

Sipas Qemal Haxhihasanit, heroi nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me çetën e Mujit e të Halilit, prandaj është marrë edhe si personazh i një nëncikli më vete në kuadrin e eposit.

Bibliografia

  • Janice Mathie-Heck, Robert Elsie (2004). Songs of the frontier warriors (në anglisht). Bolchazy-Carducci Publishers. ISBN 978-0-86516-412-3.
  • Popović, Tanya (1988). Prince Marko: the hero of South Slavic epics (në anglisht). Syracuse, N.Y.: Syracuse University Press. ISBN 978-0-8156-2444-8. Marrë më 24 nëntor 2011.
  • Hadžijahić, Muhamed (1934), Narodne pjesme o Djerzelez Aliji [Folk songs about Djerzelez Alija] (në boshnjakisht), Sarajevo: Št. O. Šehić, OCLC 444780203

Referime

Tags:

Gjergj Elez Alia EmriGjergj Elez Alia Sfondi historikGjergj Elez Alia Në folklorin shqiptarGjergj Elez Alia BibliografiaGjergj Elez Alia ReferimeGjergj Elez AliaBosnja (rajon)GegëriaGjuha boshnjakeGjuha shqipeGoraHaliliMuji

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

UEFA Kampionati Evropian i FutbollitTargat e automjeteve të KosovësBashkimit SovjetikLista e insekteveShqiponjaSistemi i tretjesMutacioniSarandaShqipëria nën pushtimin gjermanKarakteristikat e zeritLiqeniRelieviEnergjia e ripërtëritshmeInternetiSëmundjet e gjakutDiarrejaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiAzia JugoreReaksioni i zëvendësimitHekuriBashkimi i ItalisëNjohja ndërkombëtare e KosovësPoloskëFrancaSportiGjithësiaPrenk JakovaLista e vendeve sipas sipërfaqesNatriumiAgjërimi i RamazanitKlima e ShqipërisëPelikani kaçurrelLigji i ruajtjes së energjisëMitologjia grekeEposi i kreshnikëvePerandoria RomakeKultura në KosovëLuigj GurakuqiShqiptarëtNjësia matëseTurizmi në ShqipëriLeka Zogu IIVitamina ENamazi i SabahutHidrografia e ShqipërisëInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPozita gjeografike e ShqipërisëFilozofiaLlojet e vargjevForca elektromagnetikeDemencaSistemi nervorHistoria e ShqipërisëDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)FërkimiModemiTenisiKaliTeknologjiaJometaliFormat e pashtjelluara të foljesAleksandri i MadhUEFA Ekipi i VititLimfocitiRilindjaLionel MessiPuna e pendimitLigji i PaskalitAmerika VerioreSindroma DownBasketbolliUjërat nëntokësorëVitaminaBeratiPlanetiSistemi i qarkullimit të gjakutRrahman RamaGëzim Kame🡆 More