Kompleksi I Lidhjes Së Prizrenit: Monument kulture në Kosovë

Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit është një kompleks muzeor dhe monument i trashëgimisë kulturore në qytetin historik të Prizrenit, Kosovë.

Ky monument është i kategorisë "arkitekturor", i miratuar me numër 414/77 dhe ndodhet nën mbrojtjen e shtetit. Kompleksi ka qenë pjesë e külliye-s së Gazi Mehmet Pashës e ndërtuar më 1537.

Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit
Kompleksi I Lidhjes Së Prizrenit: Historia, Galeria, Shih edhe
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
Koordinatat42°12′41.28″N 20°44′37.77″E / 42.2114667°N 20.7438250°E / 42.2114667; 20.7438250
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar414/77
Nr. i referencës468

Historia

Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, si tërësi urbanistike dhe arkitektonike në aspektin hapësinor shtrihet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prizrenit dhe ka vlerë të veçantë kulturore, historike, arsimore, shoqërore dhe ambientale. Ky kompleks ndodhet në mes të lumit Lumbardhi i Prizrenit, Kompleksit të Marashit (Mësonjëtorja - Ders'hanja), Rrapit të Marashit, dhe shpateve të Kalasë së Prizrenit. Në kuadër të Kompleksit ndodhen Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Gazi Mehmet Pashës, Tyrbeja si dhe objektet e banimit. Këto objekte të arkitekturës folklorike janë të shprehura si objekte të veçanta dhe në varg. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, gjatë restaurimeve dhe rindërtimeve në objektet e banimit shihet qartë ndikimi i Barokut Evropian me një përzierje të neoklasicizmit, gjë që formon pamjen specifike të këtyre objekteve.

Në vitin 1946 Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit u emërtua "Sheshi i Lidhjes së Prizrenit" dhe u regjistrua si vlerë e posaçme në Raportin Teknik të UNESKO-s. Pas viteve '50 të shekullit XX fillojnë rrënimet masive të objekteve të vjetra duke zgjeruar rrugët, duke ndryshuar rrjedhën e lumit Lumbardh në emër të "modernizimit" të qytetit. Tani nga ky Kompleks kanë mbetur pak objekte banimi të ruajtura sikurse që janë shkatërruar edhe disa pjesë të medresesë. Në vitin 1968 për arsye të ndërtimit të rrugës bëhet rrënimi i objekteve buzë lumit derisa vetëm ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dislokohet për disa metra në perëndim. Edhe në vitet 1976/78 bëhen ndërhyrje të rëndësishme duke rrënuar disa objekte të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës për të formuar Muzeun e Lidhjes së Prizrenit për nder të 100 vjetorit të saj. Gjatë luftës së fundit në vitin 1999 digjet tërësisht ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes së Prizrenit e cila rindërtohet në qershor të vitit 2000.

Galeria

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Kompleksi I Lidhjes Së Prizrenit: Historia, Galeria, Shih edhe  Commons: Objektet e Lidhjes së Prizrenit – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Tags:

Kompleksi I Lidhjes Së Prizrenit HistoriaKompleksi I Lidhjes Së Prizrenit GaleriaKompleksi I Lidhjes Së Prizrenit Shih edheKompleksi I Lidhjes Së Prizrenit Lidhje të jashtmeKompleksi I Lidhjes Së Prizrenit ReferimeKompleksi I Lidhjes Së PrizrenitGazi Mehmet PashaKosovëPrizreni

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Stema e ShqipërisëDitar (Anne Frank)Qytetet e ShqipërisëNarcisizmiNumrat e telefonit në KosovëZef PllumiAristoteliIntervistaVeshjet popullore shqiptareLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneKalatë e ShqipërisëHidroenergjiaHistoriku i gjuhes letrare shqipeDokumentet e Gjuhes ShqipeProteinaEkonomia e ShqipërisëSëmundjet e gjakutPërcaktoriNdre MjedaAli PodrimjaKara Mahmud pashë BushatiMetriTargat e automjeteve të ShqipërisëHistoria e gjeometrisëLahuta e MalcísBeni ecën vetëTretjaSulejman VokshiFiset shqiptareShkollaGjendja agregatePoseidoniAtomiGjergj LekaSëmundja e ParkinsonitMali i ZiIsa BoletiniArti i RilindjesRadioaktivitetLeje DrejtimiHasan PrishtinaMonarkiaShtetet e Bashkuara të AmerikësDreriQyteti i KukesitMaqedonia e VeriutNdotja e ajritRiciklimiLista e llojeve të sportitLufta e KosovësLista e lumenjve në KosovëSherif MerdaniRrethi i TropojësForca e Sigurisë së KosovësPresidenti i ShqipërisëKalaja e KrujësKostandin KristoforidhiLiqeni i ShkodrësDon Kishoti i MançësLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësDetiFruthiLista e sureve në KuranDita ndërkombëtare e fëmijëveParalelogramiAfërditaAlbano BogdoPenisiGjenerali i ushtrisë së vdekurShqipëria e PavarurDardanëtNdërtimi i brendshëm i TokësMahatma GandiRrethi i MatitJupiteriMajat më të larta malore në KosovëKometaSistemi i imunitetitPërralla🡆 More