Isa Boletini: Komandant dhe politikan shqiptar

Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isë Boletini (Boletin, 15 janar 1864 – Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit.

Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet.

Isa Boletini
Isa Boletini: Biografia, Familja, Trashëgimia
Lindur më15 Janar 1864
Boletin, Mitrovicë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane, (sot Kosova)
Vdekur më23 Janar 1916
Podgoricë, Mbretëria e Malit të Zi
Në aleancë me
Shërbimi/dega
Vite shërbimi1881 – 1916
NjësiaKreu i dyfekxhinjve të pallatit të sulltanit
Roje i Princ Vidit
Betejat/luftratKryengritja e vitit 1910
Kryengritja e vitit 1912
Kryengritja e Dibër-Ohrit
Luftërat Ballkanike
Lufta e Parë Botërore
Çmimet

Biografia

U lind në kullën e familjes në Boletin, Isniq,Deçan asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane, i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Mitrovicë për punë gjaku.

Gjatë kohës së tij në Stamboll, katër nga fëmijët dhe nipat e tij u regjistruan në Aşiret Mektebi (shkolla e fiseve), Tafil Boletini vijoi duke ndjekur shkollën Harbiye (Akademinë Ushtarake).

1881-1907

Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill 1881. Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllanë e madh, Ahmetin. Baza e pushtetit të tij u bë konfiskimi ilegal i pronave. Në vitet 1898-1899 filloi të paguhej për të mbrojtur komunitetin serb ortodoks në Mitrovicë. Si shpërblim për shërbimet e tij Serbia i dha një medalje dhe e furnizoi me armë. Pas ndodhive të kazanë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902. Boletini shpalli se shtëpitë e mbarë shkjeve do të digjeshin po qe se do të hapej "kangjallozi i Miskovit në Mitrovicë". Raportohet se më 29 shtator iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për bëmat e tij të deriatëhershme, më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve, siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë. Iu dha vendimi për të filluar punimet e Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe iu akordua titulli bej.

Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake në milicinë vendore. U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës, mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime si nga serbët duke pasur gjithashtu një linjë telegrafike drejtpërdrejtë me Pallatin Jëlldëz, si kapedan vendor i sulltanit.

1908-1911

Gjatë Revolucionit Xhonturk më 1908, u bë një mbledhje e madhe e ulemave dhe parisë shqiptare njohur si Kuvendi i Ferizajt për të përkrahur rikthimin e kushtetutës, ndërsa Boletini me krerë të tjerë e shihnin këtë si shenjë pabesie ndaj sulltanit. U tërhoq nga kuvendi para se të merrej ndonjë vendim, duke kuptuar dobësinë e pozitave të tij. Thuhej se sulltani i kishte kërkuar ndihmë Boletinit që të zhbënte kuvendin e mbajtur në Ferizaj. Ai ishte besnik ndaj sulltanit ndonëse më 1908 i kishte ndihmuar fillimisht xhonturqit.

Komiteti "Bashkim e përparim" pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t'i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët - Nexhip bej Draga me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit, i dërguan një oficer të shoqëruar për t'i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t'i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t'ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj. Mytesarifi i Pejës këshilloi autoritetet qendrore osmane se veprimet ndaj Isës nuk do të çonin drejt ndonjë rrugëzgjidhjeje, por duhej bërë një demonstrim force në mbarë vilajetin për të bindur krerët e tjerë vendorë të sistemit deruhdecilik.

Gjatë kundër-revolucionit të prillit 1909 Isa me krerë të tjerë i ofruan sulltanit ndihmën e tyre. Më 15 maj 1909 Xhonturqit, duke vazhduar mohimin e të drejtave kombëtare shqiptare, vijuan me fushata kundër atyre që nuk paguanin taksat e reja të caktuara në Stamboll. Në Mitrovicë u caktua gjeneral i brigadës 18 Xhavid Pasha, ku zëvendësoi Shemsi Pashën e vrarë (vëllamë i Isës), për të përvijuar një vazhdë operacionesh ndaj malësorëve shqiptarë për dorëzimin e armëve dhe në veçanti për ta kapur. Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Salih Gjukën dhe Idriz Seferin. Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare. Pas revoltave të herëpashershme në Vilajetin e Kosovës, prillin e 1910 qeveria xhonturke vendosi krijimin e një korpusi ushtarak të posaçëm për "shtrimin" e Shqipërisë, në krye të të cilit u vu gjenerali Turgut Pasha. Në bashkëpunim me Idriz Seferin dhe krerët shqiptarë, Isa i priu betejave të rënda në grykën e Kaçanikut, Zagovac, Çernalevë, Kabash e Virnaglava. Në Çernalevë kryengritësit e mbajtën ushtrinë osmane për dy ditë.

Ikanakët kosovarë gjetën strehim në Mal të Zi që herët me ndodhitë e 1909, ku Knjaz Nikolla shpresonte t'i kishte ata si ndihmë më pas gjatë zgjerimit në trojet shqiptare. Isa me të vetët ishin atje, u takua me krerë shqiptarë, merrte ndihma dhe armatim nga Mali i Zi duke e përdorur kështu si bazë. Fillimisht Mali i Zi e shpërfilli praninë e tij, por pas kërkesave të ambasadorit osmane e eskortoi larg kufirit.

Kryengritja e 1912 dhe Autonomia e Shqipërisë

Në pragun e revoltës, qeveria serbe punoi me disa banda kaçake shqiptarësh që të ishin të gatshme të vendosnin në vështirësi osmanët dhe me atë qëllim iu vardisën edhe Boletinit përmes organizatës terroriste Dora e Zezë. Më 23 prill 1912 njerëzit e Hasan Prishtinës çuan krye në Malësinë e Gjakovës dhe u përhapën më tej. Më 20 maj së bashku me krerë të tjerë, Boletini mori pjesë në kuvendin e Junikut ku u dha besa dhe u nënshkrua një shpallje, për t'i shpallur luftë qeverisë xhonturke përmes kryengritjes së armatosur në Vilajetin e Kosovës. Shqiptarët e Sanxhakut të Prishtinës të kryesuar nga Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina dhe Beqir agë Vulçiterna i thyen turqit në Llap e Gollak dhe më pas zunë Prishtinën me pëlqimin e banorëve, përkundrejt komandantit vendor. Krerët mësynë Shkupin, të cilin e zunë më 12-15 gusht të 1912, së bashku me Riza Begin mendonte të shkonte në Selanik për të liruar sulltanin dhe nuk ishte për autonomi - sipas Hasan Prishtinës. Më 18 gusht Prishtina arriti t'i bindte krerët luajalistë që të binin në ujdi me autoritetet osmane për të drejtat sociopolitike e kulturore shqiptare. Boletini u paqtua dhe u kthye për në shtëpinë e vet pas premtimeve për autonomi vilajeteve shqiptare.

Në gusht, kolonel Dragutin Dimitrijeviq "Apis" i Dorës së Zezë, i dërgoi një letër Isës që me pasuesit e tij t'i ndihte serbët në luftë kundër osmanëve.

Luftërat Ballkanike dhe Pavarësia Shqiptare

Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane u mbështet nga vullnetarët dhe trupat e çrregullta shqiptare; autoritetet osmane furnizuan Isën me 65,000 armë për trimat e tij për të mbrojtur trojet shqiptare brenda Perandorisë Osmane, gjë që i zhgënjeu serbët. Në shtypin serb raportohej se gjatë dorëzimit të kryengritësve shqiptarë në Lumë, Isa Boletini me trimat e tij u arratisën. Nga Dibra njoftoi për pjesëmarrjen në Kuvendin e Vlorës. Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej BiçakçiuElbasan së bashku me Mehmet pashë Dërrallën dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid'hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun. Më 29 të vjeshtës së tretë, Isa mbërriti në Asamblenë e Vlorës si përfaqësues i Mitrovicës. Nën drejtimin e Mehmet Pashës, së bashku me Riza Beun kishte detyrë të organizonte milicinë kombëtare.

Më 1 prill 1913 së bashku me Ismail Qemalin, të birin Qamilin, Mark Kakarriqin dhe Gurakuqin i hipën jahtit të Dukës së Montpensier-it dhe zbritën në Brindisi. Pas bashkimit të Esad pashë Toptanit me qeverinë e Vlorës, shihej me armiqësi nga qeveria aty, sipas Fejzi bej Alizotit ishte vendosur mes Isës, Salih Gjukës dhe Gurakuqit që ta vrisnin pashain porsa të shëtiste mbi urën e skelës dhe ta hidhnin në det. Pasi ia kishin komunikuar Ismail Beut, kishte thënë se po të veprohej me vrasjet e njëri-tjetrit që në formim të shtetit shqiptar, do të merrte valixhet e do të ikte.

Më 23 shtator shqiptarët e Dibrës u hodhën në revoltë kundër serbëve. Gjashtë mijë forca të udhëhequra nga Isa dhe Bajram Curri kaluan kufirin dhe, pas një beteje, morën Dibrën, ku vranë disa oficerë dhe i dëbuan të tjerët nga qyteti. Ushtarët që shpëtuan ia mbathën nga ana tjetër e lumit Radikë, më pas serbët nuk vonuan dhe u hakmorën me mizori të skajshme, sidomos në krahinën e Lumës. Pas pak muajsh ai u largua nga Vlora sa qe pa dhënë dorëheqjen Ismail Qemali, mori një shtëpi me qira në Shkodër.

Princ Vidi dhe Kryengritja e Shqipërisë së Mesme

Lufta e Parë Botërore dhe vdekja

Familja

Më 1875 i ndërroi jetë i ati dhe zot shtëpie u bëi vëllai i madh, Ahmeti. Më 1894 i vëllai vritet dhe gjakun e merr vëllai tjetër Halili duke vrarë serbin Jovan e Zernosekut.

Trashëgimia

Për Isën shkroi Aubrey Herbert "A meeting with Isa Boletini" (Një takim me Isa Boletinin) më 1912, monografia e Skënder Luarasit botuar më 1972 dhe e Fatmire Musës më 1987. Ndër botimet enciklopedike shquhet zëri i tij në Fjalorin Historik të Robert Elsie botuar në gjuhën shqipe më 2011 si dhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 dhe 2011, zëri “Isa Boletini” në Enciklopedinë e Jugosllavisë botuar më 1982. Eqrem bej Vlora e përshkruan te Lebenserinnerungen:

Isa Boletini dhe Bajram Curri ishin burra "selfmade", por jo krejtësisht parveny, sepse familjet e tyre në fis dhe në krahinë, mbaheshin për "dyer të forta". Isai jetonte në fshatin Boletin, në afërsi të Mitrovicës, në një shtëpi të bukur tradicionale [...]. Të dy ishin prototipa të condottieri shqiptarë të shek. të 20të. Prijës popullorë të llojit më të mirë, por disi të ndryshëm përsa i përket dukës, sjelljes po edhe mënyrës së mendimit. Isai ishte konservativ, patriarkal, i rregullt, serioz, fjalëpak, por me një pamje të jashtme të rëndë, tepër i sjellshëm e miqësor e besnik sa s'thuhet. Ai kërkonte dhe merrte vetëm çfarë i duhej. [...] Që të dy ishin atdhetarë të zjarrtë shqiptarë, edhe pse që të dy ishin krejtësisht analfabetë. Isai u vra prej malazezve, me afrimin e trupave austro-hungareze më 1916 në Podgoricë, pas një lufte të ashpër disa orëshe (austriakët erdhën vonë dhe nuk arritën ta shpëtojnë atë dhe 17 bashkëluftëtarët e tij).

Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

Shiko edhe

Referime

Literatura

Lidhje të jashtme

Tags:

Isa Boletini BiografiaIsa Boletini FamiljaIsa Boletini TrashëgimiaIsa Boletini Shiko edheIsa Boletini ReferimeIsa Boletini Lidhje të jashtmeIsa Boletini15 janar1864191623 janarBeuBoletinKryengritja e vitit 1910Kryengritja e vitit 1912Lidhja e PrizrenitPodgoricaPrinc VidiVilajeti i KosovësÇifliku

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ibrahim RugovaTeknologjiaRrezet ultravjollcëMaqedonia e VeriutNdryshimet klimatikeBioteknologjiaRrethiAndon Zako ÇajupiPërcaktoriTundraArmët e SkënderbeutVeshiIliadaMbreti LuanMamuthiMprehësi i lapsaveUjiMesjetaDerivatiMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutSaturniNexhmije PagarushaTeleskopiKundrinori-kryefjala-kallëzuesiTargat e automjeteve të KosovësRomeo dhe ZhuljetaVitamina B12SportiUrani (planet)Hasan PrishtinaPëremriPlatoniArben TaravariSamir ManeMartin CamajRadha e veprimeve matematikoreOsmani ILista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeDemografia e KosovësMasturbimi i ndërsjelltëLumiShoqëriaDon Kishoti i MançësShenjat e qarkullimit rrugorGjirokastraProblemet mjedisore në ShqipëriMiniera e TrepçësRrethi i TropojësKitaraLetërsia e vjetër shqiptareShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëVideosexLigji i ArkimeditTeorema e PitagorësPerandoria RomakeOksigjeniEmiratet e Bashkuara ArabeNdajfoljaPsikozaArtizanati i KukësitMjedisiAbdyl FrashëriPrizmi (gjeometri)AnemiaFeja në ShqipëriShpërbërja e Perandorisë OsmaneEsad pashë ToptaniSiguria e të dhënaveMajlinda KelmendiNarcisizmiRimaMenopauzaVloraKulla EiffelKalaja e KaninësLista e festave në KosovëRrethi i DibrësMitologjia🡆 More