Kryengritja E Dibër-Ohrit

Kryengritja e Dibër–Ohrit ishte një kryengritje nga bullgarët dhe shqiptarët në Maqedoninë Perëndimore, atëherë Mbretëria e Serbisë, në shtator 1913.

Ajo u organizua nga Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) dhe Shqipëria, kundër pushtimit serb të rajoneve të Ohrit, Dibrës dhe Strugës pas Luftërave Ballkanike (1912–1913).

Kryengritja e Dibër–Ohrit
Pjesë e pasojave të Luftës së Dytë Ballkanike
Kryengritja E Dibër-Ohrit
Ohri para kryengritjes
Data23 Shtator 1913 – 7 Tetor 1913
Vendodhja
Pasoja

Fitorja Serbo–Greke

  • Shtypja e Kryengritjes
Palët pjesëmarrëse
  • Kryengritja E Dibër-Ohrit VMRO
  • Kryengritja E Dibër-Ohrit Kryengritësit Shqiptarë
  • Kryengritja E Dibër-Ohrit Mbretëria e Serbisë
  • Kryengritja E Dibër-Ohrit Greqia
  • Komandantët dhe udhëheqësit
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Todor Aleksandrov
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Isa Boletini
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Ismail Strazimiri
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Elez Isufi
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Petar Shulev
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Milan Matov
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Pavel Hristov
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Anton Shibakov
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Radomir Putnik
    Kryengritja E Dibër-Ohrit Vasilije Tërbiç
    Kryengritja E Dibër-Ohrit i panjohur
    Fuqia ushtarake
    • Kryengritja E Dibër-Ohrit 6,000 Shqiptarë
    • Kryengritja E Dibër-Ohrit numër i panjohur i Bullgarëve
  • Kryengritja E Dibër-Ohrit 100,000 Serbë
  • Kryengritja E Dibër-Ohrit numër i panjohur i Grekëve
  • Viktimat dhe humbjet
    Mijëra të vrarë
    30,000 bullgarë ikën në Bullgari
    25,000 shqiptarë ikën në Shqipëri
    Kryengritja E Dibër-Ohrit
    Flamuri i kryengritësve të Ohrit me flamurin e Bullgarisë dhe mbishkrimi "Liri ose Vdekje"
    Kryengritja E Dibër-Ohrit
    Çeta e Petar Shulevit me flamurin e rebelëve të Ohrit

    VMRO-ja pati diskutime me komitetin revolucionar shqiptar të Sefedin Pustinës në qytetin e Elbasanit, Shqipëri, midis 12 dhe 17 gushtit të vitit 1913. U ra dakord që një kryengritje të fillonte kundër Serbisë. Një direktivë e datës 21 gusht e planifikuar për një luftë të re kundër Serbisë dhe GreqisëMaqedoninë e Vardarit dhe Maqedoninë Greke. Udhëheqja e VMRO-së vendosi për një rebelim në Manastir, Ohër dhe Dibër dhe mblodhi Petar Shulevin, Pavel Hristovin, Milan Matovin, Hristo Atanasovin, Nestor Georgievin, Anton Shibakovin dhe të tjerë në ato rajone.

    Kryengritja filloi vetëm dy muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Ballkanike. Kryengritja kërkoi të sfidonte kontrollin serb të rajonit. Qeveria shqiptare organizoi rezistencë të armatosur dhe 6,000 shqiptarë nën komandën e Isa Boletinit (Ministrit të Luftës), e kaluan kufirin. Pas një përleshje me forcat serbe, forcat shqiptare e pushtuan Dibrën dhe më pas marshuan, së bashku me një grup bullgar të udhëhequr nga Petar Shulevi, Milan Matovi dhe Pavel Hristovi dëbuan Ushtrinë Serbe dhe zyrtarët, duke krijuar një vijë fronti 15 km në lindje të Ohrit. Sidoqoftë, një grup tjetër u kontrollua me humbje në Mavrovë. Brenda pak ditësh ata pushtuan qytetet Gostivar, Strugë dhe Ohër, duke dëbuar përkohësisht trupat serbe. Në Ohër ata krijuan një qeveri lokale dhe mbajtën kodrat drejt Resnjës për katër ditë. Gjatë konfliktit, Ushtria Greke ndihmoi Ushtrinë Serbe për të shuar kryengritjen. Shtypja e kryengritjes rezultoi në përdorim të rëndë të dhunës nga forcat serbe. Studiuesi Edvin Pezo deklaron se përshkrimet e shqiptarëve si "të pakulturuar" dhe "primitivë" nga nacionalistët serbë të asaj kohe ishin një arsye e mundshme për dhunën e madhe të ushtruar ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe kryengritjes së mëvonshme Ohër–Dibër. Humbja e kryengritjes nga forcat serbe rezultoi me dhjetëra mijëra refugjatë shqiptarë që mbërritën në Shqipëri nga Maqedonia Perëndimore.

    Mbas dy javësh të gjata luftimesh 100,000 ushtarë të Ushtrisë Serbe e shtypën kryengritjen. Me mijëra kryengritës u vranë dhe me dhjetëra mijëra banorë u shpërngulën në Bullgari dhe Shqipëri që të shpëtonin jetët e tyre. Sipas një raporti të Komisionit Ndërkombëtar të Carnegie Endowment for International Peace, numri i shqiptarëve që ikën nga Maqedonia ishte 25,000 ndërsa numri i bullgarëve ishte 30,000 dhe shumë prej bullgarëve të kapur u futën në burgje apo u vranë, dhe shumë fshatra u dogjën.

    Referime

    Literatura

    Tags:

    DibraLufta e Parë BallkanikeOhriOrganizata Revolucionare Maqedonase (ORM)ShqipëriaStruga

    🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

    PankreasiSkeleti i njeriutKarnavalet brazilianePukaSarandaRepublika Popullore e ShqipërisëLidhëzat në gjuhën shqipeAzia LindoreEgjiptiShenjat e qarkullimit rrugorDinozauriEkosistemiUrbanizimiFerma VIPUjiPetro MarkoDelfiniBunkerët në ShqipëriKarakteristikat e zeritTretësiratAtomiCristiano RonaldoAli AhmetiFahrije HotiTigriPërcjellësit elektrikSlloveniaKolesteroliPlisi (lashtësi)Vendkalimet kufitare të ShqipërisëShtatë mrekullitë e botësPejgamberët në IslamVasfije KrasniqiPjesët përbërëse të kompjuteritFjodor DostojevskiRezistenca elektrikeKukësiElektricitetiEozinofiliaTermocentraliHistoria e arteveNdihma e parëVendbanimiIsmail QemaliTartufi (komedi)Shkalla e MerkalitMuri i BerlinitGjergj LekaMagnetiBashkia TiranëSëmundjet e gjakutKoloseumiSistemi i organeve të frymëmarrjesPanairi i botësBletaFormimi i yjeveVera (stinë)DetiDurrësiViktor CanosinajUNESCOArbëreshët në ItaliNumrat e plotëSpanjaTeoria e relativitetitLepuriRomeo dhe ZhuljetaImmanuel KantPranveraLidhja e LezhësBeni ecën vetëHristijan MickoskiDibraKarboniPopullsia botëroreHixhameBosnja dhe HercegovinaVena🡆 More