Malësia E Gjakovës

Malësia e Gjakovës shtrihet në lindje të Alpeve Shqiptare, është treva që në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë i takon Rrethit të Tropojës dhe vazhdon dhe jashte kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut.

Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqes, Gashit dhe Bytyqit. Edhe sot e kësaj dite, banorët e Rrethit të Tropojës e thërrasin veten si banorë të Malësisë së Gjakovës. Emri Tropojë iu vu pas viteve '45 nga pushteti komunist.

Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 u caktua kufiri i Shqipërisë, pjesa më e madhe e Malësisë së Gjakovës mbeti brenda kufijve të Shqipërisë së pavarur, por kufiri krijoi vështirësi në jetën e përditshme, malësorët në vend se të bënin tregti në Gjakovë ku në këmbë shkonin për disa orë, duhej që të përdornin si alternativë tregun e Shkodrës që ishte një udhëtim 3-4 ditor.

Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rëndësishmi është lumi i Valbonës. Është e pasur me shkembinjë magmatik, me të cilët lidhen mineralet e kromit; nga gërqeroret dhe terigjenet. Në veriperëndim të saj mbizotëron relievi kryesisht kodrinor, relievi malor, gropat e fundosura, nga të cilat më e madhja është ajo e Tropojës.

Vendbanimi më i madh i sotëm është qyteti i Gjakovës.

Vendbanime

Ponari ose Ponari Lekës shtrihet në mes të Tplanit ,Dushajve dhe Majës së Prujës, mendohet se është vendbanimi me i vjeter i Malësisë së Gjakovës. Në Ponar ka disa rrënoja kishash dhe mendohet se nga ky vend ka dale edhe Pjetërspani, njëri nga prijësit që morri pjesë në Kuvendin e Lezhës në kohën e Skenderbeut. Breg laci , breg doci ,dhe nxani janë toponime dhe emra të vjetër që në Ilirinë e lashtë. Mendohet që gështenja e parë e Malësise së Gjakovës është në Ponar dhe që aty është shpërndarë në të gjithë Malësinë e Gjakovës. Sot ekzistojnë dy liqene në vende të ndryshme të Malësise së Gjakovës që njihen me emrin Liqeni i Ponarit ,në vijë ndodhur mbi qytetin e Bajram Currit dhe liqeni tjeter i Ponarve që ndodhet në Bjeshkët e Ponareve mbi fshatin Qerec Mulaj

Tags:

GjakovaJunikuKrasniqeLiqeni i FierzësRrethi i TropojësShqipëri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PHEmra pellazgëLista e festave në KosovëQarku i DibrësDita Botërore e MjedisitHistoria e kompjuteritHemoglobinaOrgazmaHëna e PlotëUjkuLetërsiaGjeometriaKanceriAli Baba dhe Dyzet HajdutëtShpella e PëllumbasitHistoria e ÇamërisëEfekti serrëPeshkopiaEvropa lindorePresidenti i ShqipërisëLista e komunave në KosovëNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenPeshkaqeniLista e lumenjve më të gjatëFormimi i yjeveRevolucioni i dytë industrialSerbiaArtriti ReumatologjikPersonat me aftesi te kufizuaraGjeografia e KosovësTimuriQeniKaratiMargarita TutulaniNjohja ndërkombëtare e KosovësTrekëndëshi i BermudësToskërishtjaAlkooliVetëtimaParahistoriaZhurmat në veshFieriDemokraciaKubi (gjeometri)LuledielliElektricitetiTurizmi në ShqipëriCristiano RonaldoVeshje popullore të KosovësShqipëria në Luftën e Dytë BotërorePashkëtMajat më të larta malore në KosovëAkiliKalaja e PrezësPejgamberët në IslamPianojaFeja në ShqipëriKompjuteriKomunikimiKarnavalet brazilianeReaksioni kimikBelgjikaDemografia e KosovësSistemi diellorSistemi operativLëvizjaDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveMitologjia grekeLiqeniDerivatiHistoriografia e SkënderbeutUEFA Liga e Kampionëve - statistikatLidhëzaAngliaLista e vendeve sipas sipërfaqesTruriSëmundjaMarin BarletiFeja🡆 More