Mehmet Pashë Deralla: Politikan shqiptar

Mehmet pashë Deralla, Dralla ose Kallkandeleni, shq.

Tetovari (tr. Kalkandelen'li Mehmed Paşa Deralla; Gradec, 1843 - Podgoricë, 1918) ka qenë ushtarak dhe nëpunës i Perandorisë Osmane, pjesëmarrës në veprimet e Lidhjes së Prizrenit, pjesëmarrës në punimet e Kuvendit të Vlorës dhe ministër i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Mehmet pashë Dëralla
Mehmet Pashë Deralla: Politikan shqiptar
Ministër i Luftës
Në detyrë
4 dhjetor 1912 – dhjetor 1913
Paraprirë ngaPavarësia
Pasuar ngaFejzi bej Alizoti
Të dhëna vetjake
U lind më1843
Gradec, Perandoria Osmane
Vdiq më1918
Podgoricë, Mbretëria Jugosllave
Nënshtetësiashqiptar
Punësimiushtarak

Biografia

U lind më 1843 në Gradec të kazasë së Tetovës, i biri i Hasan pashë Derallës, familja e tyre ishte fort e njohur dhe me ndikim të madh në krahinë. U arsimua në Shkup, Manastir dhe institutet ushtarake në Stamboll.

Më 1878 familjarët e tij morën pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat të Tetovës, i ati dhe Mehmet Esat pashë Tetova firmosën Kararnamenë. Gjatë veprimeve të Lidhjes së Prizrenit ishte shumë i lidhur me Sulejman agë Vokshin dhe u përfshi si komandant i forcave të armatosura në viset e vendlindjes, Shkup, Tetovë e Gostivar.

Më 11 korrik 1898 la komandën e regjimentit të xhandarmërisë (İşkodra Zaptiye Alaybeliği) në Shkodër dhe u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Selanikut. Pas dy viteve dokumentohet se dha dorëheqjen nga të qenët komandant i xhandarmërisë së Vilajetit të Kosovës. Më pas më 1319 h (1901/1902) ka qenë komandant i xhandarmërisë në Manastir, pas 4 muajve u caktua me shërbim në Shkup. Pas kësaj u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Halepit.

U kthye në vendlindje nga Bagdadi më 1908, ishte ndër prijësit e kryengritjes së 1910 dhe të asaj të 1912, u caktua mytesarif i Prizrenit. Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej BiçakçiuElbasan së bashku me Isa Boletinin dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid'hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun. Pas arritjes në Vlorë, më 4 dhjetor 1914 u krijua Ministria e Luftës dhe Mehmet Pasha u caktua për ta drejtuar.

Mehmet pashë Deralla u largua drejt Esad pashë Toptanit dhe Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme. Më tej, me ardhjen e Princ Vidit ishte në grupin e përbërë nga Azis pashë Vrioni, Fejzi bej Alizoti dhe Mehdi bej Frashëri që hipën në motobarkë dhe shkuan drejt jahtit, ku i uruan Princit mirëseardhjen. Gjatë kryengritjes së Shqipërisë të Mesme u përpoq të bisedonte me kryengritësit së bashku me Ibrahim Temon.

Më 3 mars 1916 ftohet nga Ahmet Muhtar Zogolli në kongresin që donte të mbante në Elbasan.

Deralla u përfshi me lëvizjen Kaçake në viset shqiptare të pushtuara nga serbët, prej të cilëve u arrestua dhe burgos. Ndërroi jetë në burgun e Podgoricës, ku thuhet se e helmuan.

Referime

Tags:

18431918Gjuha shqipeGradeci (Vrapçisht)Kuvendi i VlorësLidhja e PrizrenitPerandoria OsmanePodgoricaQeveria e Përkohshme e ShqipërisëTurqisht

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AustraliaPrrenjasiMuzikaArben TaravariRimaSëmundjet e zemrësIraniDita e ÇlirimitRacizmiEmra pellazgëSyri i kaltër, DelvinëInternetiPsikozaTestosteroniKorçaMangaMujiHimni i FlamuritMbiemriMatjaKongresi i ManastiritGjuha shqipeTrekëndëshiKushtetutaBaza e të dhënaveMetriKimiaVeshkaPeshkuHixhameGjeografia e KosovësMjedisi natyrorDhëmbët e njeriutEnergjiaArsimi në ShqipëriZorra e trashëAustriaErnest KoliqiAmerika VerioreSistemi i qarkullimit të gjakutDerivatiPikësimiHidrografia e ShqipërisëBashkitë e ShqipërisëDetiMutacioniMitologjiaGjallesat në zhdukjeRilindjaSistemi diellorDaulljaHistoria e TiranësLëvizjaPsikologjiaKundrinoriAleksandri i MadhJuventus F.C.Burimet natyrore të KosovësAjriShqipëriaAnemiaLufta e ÇanakalasëProblem globalGrupet e gjakutEgla CenoFoljaMiguel de CervantesAli Baba dhe Dyzet HajdutëtThyesaReaksioni kimikFC BarcelonaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriNaim FrashëriAdolf HitleriEkuadoriViktor HygoNjerëz dhe FateVitamina DKortizoli🡆 More