Kararnameja

Kararnameja e Lidhjes së Prizrenit është dokumenti ku u rradhitën vendimet që përfaqësonin qëndrimet e 47 përfaqësuesve muslimanë nga kazatë e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gucisë, Novipazarit, Senicës, Plevlës, Mitrovicës, Vuçitërnës, Prishtinës, Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës së Vogël dhe Dibrës së Madhe më 18 qershor, 1878.

teksti origjinal, shkruar në turqishten osmane, është zhdukur. Rreth 300 muslimanë morën pjesë në kuvend, duke përfshirë edhe delegatë nga Bosnja dhe mytesarifi (sanxhakbeu) i Sanxhakut të Prizrenit, si përfaqësues nga autoritetet Osmane.

Etimologjia

Kararname është një fjalë nga gjuha turke, dhe do të thotë dekret ose miratim qeveritar për vendimet e presidentit. Origjina e fjalës është nga gjuha arabe; karar (قرار karār në arabisht) ka kuptimin e stabilitetit, dhe name (نامه Nāmeh në persisht) kuptimi shkronjë/shkresë.

Sfond

Përfaqësuesit e Lidhjes së Prizrenit u mblodhën në Prizren më 10 qershor 1878, dhe i dorëzuan një memorandum tetëmbëdhjetë-faqesh Benjamin Disraelit, përfaqësuesi britanik në Kongresin e Berlinit, më 13 qershor 1878.

Teksti dhe nënshkruesit e Kararnamesë

Kararnameja përfaqëson qëndrimet fillestare, mbështetur kryesisht nga çifligarët dhe personalitetet e lidhura me administratën osmane, e cila pasqyrohet në emrin e parë të organizimit shqip: Komiteti i Myslimanëve të Vërtetë. Teksti i kararnamesë, i hartuar në mbledhjen e parë të Lidhjes mbështetej tek solidariteti fetar dhe përshfaqtë qëndrimin e nënshkruesve për rikthimin në gjendjen para se të niste Lufta Ruso-Turke e 1877-78. Qëllimi kryesor ishte për t'u mbrojtur prej rreziqeve të menjëhershme. Më pas ai qëndrim ndryshoi rrënjësisht dhe çoi drejt kërkesave të autonomisë dhe luftës së hapur Perandorisë Osmane.

Teksti i Kararnamesë kishte 16 nene. Në parim teksti përmbante shpalljen e popujve nga "Shqipërisë së Veriut, Jugut dhe Bosnjes" janë të gatshëm të mbrojnë "integritetin territorial" të Perandorisë Osmane "me të gjitha mjetet e mundshme" nga trupat e Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ajo u nënshkrua nga 47 përfaqësues muslimanë të Lidhjes së Prizrenit më 18 qershor, 1878. Rreth 300 Myslimanë kanë marrë pjesë në kuvend, duke përfshirë edhe delegatë nga Bosnja dhe mytesarifi/sanxhakbeu i Sanxhakut të Prizrenit, si përfaqësues i autoriteteve qendrore, dhe asnjë delegat nga Vilajeti i Shkodrës.

Si pasojë

Kararnameja shërbeu për të promovuar një axhendë të re të Rilindjes Kombëtare thurur nga Abdyl bej Dume-Frashëri në një takim kyç të çifligarëve në teqen bektashie të Frashërit dhe u pranua nga Lidhja e Prizrenit më 27 nëntor 1878. Nuk ishte një apel për pavarësinë e as autonominë e shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane, por, siç propozohej nga Pashko Vasa, thjesht bashkimin e të gjithë territoreve shqipfolëse në një vilajet.

Shih edhe

Referime

Tags:

Kararnameja EtimologjiaKararnameja SfondKararnameja Teksti dhe nënshkruesit e KararnamesëKararnameja Si pasojëKararnameja Shih edheKararnameja ReferimeKararnamejaAlfabeti osmanBosnja (rajon)Kazaja e DibrësKazaja e GjakovësKazaja e GjilanitKazaja e KërçovësKazaja e MitrovicësKazaja e NovipazaritKazaja e PrishtinësKazaja e PrizrenitKazaja e SenicësKazaja e ShkupitKazaja e TetovësKazaja e VuçiternitLidhja e PrizrenitMytesarifiSanxhakbeuSanxhaku i Prizrenit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RombiMetaletJelekuKonferenca e Londrës (1912–1913)Romeo dhe ZhuljetaRënia e komunizmit në ShqipëriAeroplaniForca e Sigurisë së KosovësFan NoliZef PllumiLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneDemografia e ShqipërisëSlloveniaLista e personaliteteve ilireHerodotiZbulimi i zjarritLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeÇifteliaMigrenaLidhëzat në gjuhën shqipeShpallja e Pavarësisë së KosovësAkiliLUPUSOsmani IZhurmat në veshTeatri në ShqipëriLojërat OlimpikeShëndeti publikAbortiLista e aktorëve të teatrit shqiptarKukësiPogradeciFrancaAdolf HitleriForca Ajrore ShqiptareShtatzëniaLui PastërArtriti ReumatologjikTokat, bota bimore dhe shtazore në EvropëForcaDardanëtFran FrrokajHëna e PlotëWilliam ShakespeareLetërsia e vjetër shqiptareAnemiaPukaKompjuteriPrilliBimët me farëLista e markave të automobilaveRajoni JuglindorMigjeniGjirokastraTuberkuloziFoshnjaLimfocitiRelieviDurrësiVeshiMbiemriMuzikaLuledielliKongresi i LushnjesPozita gjeografike e ShqipërisëRacizmiGjarpriDrogaKoloseumiPeshkaqeniPyetja retorikeShtjefën GjeçoviKlima e ShqipërisëLista e festave në ShqipëriLëvizjaMenopauzaLushnja🡆 More