Sali Nivica: Politikan shqiptar

Sali Nivica (Rexhin, 15 maj 1890 - Shkodër, 10 janar 1920) ka qenë publicist shqiptar, i dekoruar pas vdekjes Nderi i Kombit.

Sali Asllani (Nivica)
Sali Nivica: Biografia, Nderime, Shih edhe
Anëtar i Komisisë Letrare
Në detyrë
6 shkurt 1918 – 10 janar 1920
Anëtar i Kryesisë së Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
Në detyrë
7 nëntor 1918 – 10 janar 1920
Kryeredaktor i Gazetës Populli
Në detyrë
18 janar 1919 – 10 janar 1920
Të dhëna vetjake
U lind më15 maj 1890
TurqiaRexhin,Tepelenë (Vilajeti i Janinës Perandoria Osmane)
Vdiq më10 janar 1920
ShqipëriaShkodër Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiGazetar, Politikan, Publiçist

Biografia

U lind në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, i biri i Asllan Xhebrajt, djalë dëshiri i shtëpisë me dy motra. I ati e çoi me shkollë në Vlorë, më pas më 1904Idadijen e Manastiri ku i dha mësim Bajo Topulli. Më pas shkoi në gjimnazin ZosimeaJaninës (1907-1909) dhe u caktua me punë mësuesie në Durrës. Gjatë kësaj kohe u përfshi me lëvizjen kombëtare shqiptare. Gjatë 1911-12 u përfshi me lëvizjet kryengritëse në Shqipërinë e Jugut, arsye për të cilën u arrestua dhe u burgos në Stamboll. U lirua me ndërhyrjen e Ismail Qemalit dhe ia doli të vendosej mësues shqipeje tek Robert College.

Sali Nivica: Biografia, Nderime, Shih edhe 
Sali Nivica me një grup studentësh në Robert College

U kthye në Shqipëri pas pavarësisë dhe së bashku me Mustafa Hilmi Leskovikun themeloi më 1914 gazetën Populli që botohej në Vlorë dhe më pas kaloi në Shkodër. Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez qe pjesë e Komisisë Letrare Shqipe dhe po në këtë qytet e gjeti fundi i Luftës së Parë Botërore.

U bë po ashtu anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", dhe e përkohshmja që botonte dhe drejtonte u bë organ shtypi i komitetit duke i dhënë zë bashkimit etnik shqiptar, çështjes kombëtare dhe lirimit të Kosovës nga serbët.

U vra në Shkodër nga Kolë Ashiku, i dyshuar si agjent i italianëve, por sipas deklaratës së tij para se të pushkatohej Nivica i kishte rënë në qafë. Pas dy të shtënave, Nivica ia ktheu duke hapur zjarr, por Ashiku arriti të futej te konsullata italiane; Nivica ndërroi jetë në spitalin e qytetit.

Nderime

Sali Nivica: Biografia, Nderime, Shih edhe 
Nipi i tij Fatmir Çela duke marrë titullin Nderi i Kombit

Dokumentar mbi jetën e tij

Vlerësimi i emrit të tij

Emri i patriotit Sali Nivica mbahet nga disa institucione arsimore siç është gjimnazi i përgjithshëm i Memaliajit, e nga disa shoqata atdhetare. Emrin e tij e mbajnë gjithashtu disa rrugë në Shqipëri e Kosovë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Prishtinë.

Shih edhe

Kuriozitet

Në filmin artistik shqiptar Militanti të vitit 1984 të realizuar nga Kinostudio Shqipëria e Re me regji të Piro Milkanit, ngjarjet e filmit zhvillohen në Shkodër dhe personazh kryesor i filmit është Vasil Shanto, i cili së bashku me guerrilasit shkodranë marrin hak për Sali Nivicën ndaj Kolë Ashikut. Ata i organizojnë një atentat Ashikut me pasojë plagosjen e tij, pikërisht aty ku ai vrau Saliun.

Referime

Tags:

Sali Nivica BiografiaSali Nivica NderimeSali Nivica Shih edheSali Nivica KuriozitetSali Nivica ReferimeSali Nivica10 janar15 maj18901920RexhiniShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Pashallëku i ShkodrësUlçera në stomakHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)Ligji i OmitRepublika Popullore e ShqipërisëQytetet e ShqipërisëEritrocitiSilva TurdiuFrancaËndrraBimëtPlanetiMacjaZgjebjaStreptokoketLista e bimëvePlakatPozita gjeografike e ShqipërisëHimni i FlamuritGjeografia e ShqipërisëAli PodrimjaKanceriAndon Zako ÇajupiVenaLista e monumenteve në KosovëSistemi muskulorDeti AdriatikSuita e Protokolleve të InternetitSali BerishaJeronim de RadaTeatri në ShqipëriFabulaNATOHistoria e fesë islameNamazi i JacisëBiologjiaDramaMarko BoçariAriuAktiviteti fizikLulekuqjaAK-47NumriLista e shteteve të EvropësFusha magnetikeNjësitë administrative të AndorrësHimni i KosovesAbdesiBiznesiMartin Luther KingLigjet e NjutonitPanelet dielloreUjërat nëntokësorëJupiteriMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëMbreti Zogu IMagnetizmiGjenerali i ushtrisë së vdekurPjetër BogdaniAthinaEnver HoxhaRrotullimi i Tokës rreth DiellitJakup AsipiFlamuri i KosovësKushtetutaPushtimi italian i ShqipërisëNjësitë matëseEpitetiMbretëria e IlirisëEnergjia e erësAlfabeti arabShkupiRezistenca elektrikeFutbolliMjedisiParahistoriaMarrëdhënia seksuale🡆 More