Himni I Kosoves

Himni i Kosovës është himni kombëtar i Republikës së Kosovës dhe është kompozuar nga Mendi Mengjiqi.

Himni i Kosovës ashtu si edhe himnet kombëtare të Spanjës, Bosnje-Hercegovinës dhe San Marinos, nuk ka një tekst zyrtar, ndonëse ekzistojnë disa tekste jozyrtare. Ai u zgjodh për shkak se nuk përmbante asnjë referencë të ndonjë grupi të veçantë etnik. Himni i Kosovës u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 11 qershor të vitit 2008, me 72 deputetë në favor, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Himni i Kosovës "Europa" (Shoqëruar me tekst në gjuhën shqipe)

Konkurenca për himnin

Më 12 Mars të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli të hapur një konkurs për zgjedhjen e himnit në gazetat e Prishtinëss dhe në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit. Rregullat përfshinin:

  • "Kompozimi duhet të jetë i dallueshëm: – duhet të jetë unik dhe origjinal"
  • "Gjatësia e kompozimit nuk duhet të zgjasë më pak se 30 sekonda ose më shumë se 60 sekonda."
  • "Tekstet mund të jenë të përfshira, në çdo gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës" mirëpo, miratimi përfundimtar nuk do ta përfshinte atë. Zgjedhja e tekstit për himnin do të kishte qenë një detyrë e vështirë, sepse shumica e popullsisë në Kosovë janë Shqiptarë, Serbët janë grupi i dytë më i madh etnik. Qeveria theksoi se asnjë grup etnik nuk duhet të diskriminohet, duke e shpallur shtetin "republikë demokratike, laike dhe multietnike" gjë që e bënte të vështirë gjetjen e një teksti i cili nuk do të favorizonte asnjë grup etnik mbi një grup tjetër. Probleme të ngjashme janë shfaqur gjatë zgjedhjes së flamurit të Kosovës. Për më tepër, rregullat gjithashtu thonë se propozimi "Nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë himn apo këngë popullore e cilitdo vend, ose himnin e cilësdo parti politike, lëvizje apo institucion të Republikës së Kosovës, ose të implikojë besnikëri ndaj ndonjë bashkësie etnike të Republikës së Kosovës."
  • Propozimet duhet të dorëzohen deri më 31 Mars të vitit 2008.
  • Kompozitorit të pjesës së miratuar do t'i jepen €10.000 dhe dy propozimet e tjera të kualifikuara do të marrin €7,000 dhe €5,000.

Teksti i propozuar

Shqip Anglisht
    O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
    Çerdhe e dashurisë
    N'ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë
    Vend i të parëve tonë
    Ti qofsh bekue për jetë e mot
    O nënë e jonë
    Ne të dalim Zot
    O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
    Çerdhe e dashurisë
    O beloved motherland, land of bravery
    Nest of love
    On you eagles fly and stars shine
    Land of our ancestors
    Be thou blessed for life and years
    O our mother
    We will protect you
    O beloved motherland, land of bravery
    Nest of love

Himne të tjera kandidate

Oda e Gëzimit

"Oda e Gëzimit", himni i Bashkimit Evropian, u luajt në ceremonitë zyrtare me rastin e  Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Qeveria e përkohshme e Kosovës vendosi ta bëjë këtë në shenjë respekti ndaj  Bashkimit Evropian për përpjekjet e tij në fitimin e pavarësisë.

"Himni i Flamurit"

"Himni i Flamurit", himni kombëtar i Shqipërisë, përdorej gjerësisht në Kosovë, së bashku me të tjera simbole kombëtare shqiptare. Ai ishte gjithashtu himni i papranuar i Republikës së Kosovës që ka ekzistuar prej vitit 1990 deri në vitin 1999, kur provinca u mor nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara.

"Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë"

"Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë", një këngë e kompozuar nga Rauf Dhomi, u propozua nga ish - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, si himn në vitin 2000. Megjithatë, atëherë nuk u mor asnjë vendim. Himni ka tekst në gjuhën shqipe.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Himni I Kosoves Konkurenca për himninHimni I Kosoves Teksti i propozuarHimni I Kosoves Himne të tjera kandidateHimni I Kosoves ReferimeHimni I Kosoves Lidhje të jashtmeHimni I KosovesBosna dhe HercegovinaHimni kombëtarKosovaKuvendi i Republikës së KosovësMendi MengjiqiSan MarinoSpanja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ElbasaniGjethjaStreptokoketKallëzuesiLufta e KosovësHepatitiEposi i kreshnikëveDemokraciaMjalti ManukaNdotja e ajritMbiemriKultura e ShqipërisëElefantiMargarita TutulaniLumi i DanubitADHDArteriaFan NoliKromozomiKalaja e ElbasanitNarcisizmiHemoglobinaNapoleon BonapartiSkënderbeuIntervistaEmrush XhemajliTë drejtat e graveTurizmiTrashëgimia kulturoreShkollaWolfgang Amadeus MozartDielliDritëro AgolliLojërat OlimpikeMësonjëtorja e KorçësEklipsiShahuKarizmaMajat më të larta malore në KosovëÇamëriaGjarpriAli Pashë TepelenaKaliËndrraAnton PashkuMajlinda KelmendiNënë TerezaMetriPlisi (lashtësi)Demografia e ShqipërisëPeshkuQytetet e ShqipërisëEzaniMitrush KuteliEmiratet e Bashkuara ArabeKolitiPashallëqet shqiptareMusine KokalariAfërditaKolesteroliLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëMona LizaShpendëtKontinentetIliriaLista e kryeqyteteveTeuta e IlirisëErnest HemingwayPiter PanLindja e parakohshmeBimësiaRomaMasturbimiJava (gjuhë programimi)Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiEnergjia elektrikeShkenca🡆 More