Top Channel: Tv kombëtar

Top Channel është një televizion kombëtar privat i pavarur, i krijuar më 30 korrik 2001 me qendër në Shqipëri sinjali i të cilit shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Top Channel është i pranishëm me sinjalin e tij në të gjithë Evropën, përmes platformat DigitAlb, NimiTV si edhe në Amerikën Veriore përmes platformat IPTV TVALB, Shqip TV dhe përmes satelitit Intelsat_America 5.

Top Channel
Top Channel: Historia, Programe ndër vite, Shënime dhe referenca
LlojiTelevizion privat kombëtar
ShtetiShqipëri
Zona e transmetimitShqipëria Shqipëria

Kosova Kosova

Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
RrjetiDigitAlb
SelitëKashar, Tiranë, Shqipëri
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës576i (SDTV 16:9)
1080i (HDTV 16:9)
Pronësia
PronariTop Media
Kanalet simotraTop NEWS
Historia
Themeluar30 korrik 2001
Nisur20 dhjetor 2001
ThemeluesiDritan Hoxha
Lidhjet
Faqja zyrtarewww.top-channel.tv
Disponueshmëria
Tokësore
ShqipëriAnaloge/dixhitale

Historia

Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i Top Media, Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke pasur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim. Një synim që Top Channel është përpjekur ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi, çka ka bërë që televizioni të konsiderohet nga të gjithë tashmë si media më e madhe, më e rëndësishme dhe me e ndjekur në vend dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Nisur nga cilësia e lartë e programeve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurrencën duke thithur audiencën shqiptare. Që në vitin 2003, një anketim serioz e radhiti Top Channel të parin, me shikueshmërinë më të lartë në vend, ndërkohë sipas një kërkimi të agjencisë IPSOS në vitin 2011, Top Channel është ekrani lider në treg.

Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët.

Në 15 shtator të vitit 2003, Top Channel arriti mbulimin e plotë me sinjal të territorit të Shqipërisë, si dhe te gjithë kontinentit të Evropës në satelitin Eutelsat_W2, ndërsa në 15 dhjetor 2004, Top Channel e realizoi këtë mbulim nëpërmjet platformës DigitAlb. Në datë 15 gusht 2005, Top Channel mbuloi me sinjalin e vet Amerikën dhe Kanadanë. Në mars të vitit 2006, Top Channel hapi zyrën e saj në Kosovë dhe në qershor te vitit 2008 hapi zyrën e saj në Shkup.

Në datë 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet ne teknologjinë HD, me finalen e "Top Fest 6", duke u bërë televizioni i parë në Shqipëri dhe rajon që solli këtë risi.

Që në fillim të transmetimeve të tij, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve te te gjitha zhanreve, për te gjitha grupe moshat.

Top Channel është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të orës së fundit dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, me edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku shqiptaret jetojnë ne botë.

Në datën 28 Dhjetor 2023, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderoi presidentin e Top Media, Dritan Hoxha me titullin "Mjeshtër i Madh", për kontributin që i dha medias shqiptare për krijimin e kësaj medie shqiptare. Pjesë në këtë nderim të presidentit ishin stafi i Top Media, bashkë me presidenten Vjollca Hoxha, bashkëshortja e Dritan Hoxhës, vajza, Lori Hoxha, Ledion Liço, bashkëshortja e Ledion Liços dhe ndërkohë edhe vajza e Vjollca Hoxhës, Sara Hoxha dhe disa të tjerë që ishin pjesë në nderimin e të ndjerit.

Programe ndër vite

  • Shtojzovalle
  • Wake Up
  • Fiks Fare
  • Top Music Awards (dikurTop Fest)
  • Top Show
  • Hapur
  • Top Story
  • Të Paekspozuarit
  • Portokalli
  • Exclusive
  • Procesi Sportiv
  • Për'puthen
  • E Diell
  • Shqip
  • Pasdite në Top Channel
  • Ftesë në 5
  • Pop Culture (dikur Top Select)
  • Game show 100 milionë
  • Game show Tjetri
  • Shiko kush luan
  • Në Shtëpinë Tonë
  • Gjurmë Shqiptare
  • VIP Club
  • Top Talent
  • Top Talk
  • Hipokrati
  • Soirée
  • Top Bloggers
  • Pushime On Top
  • Sekretet e Portokallisë
  • The Top List
  • Top Arena

Patenta ndërkombëtare

Seriale

Shënime dhe referenca

  1. http://top-channel.tv/rreth-top-channel/
  2. https://sq.kingofsat.net/channelhistory.php?ch=2424 Arkivuar 16 maj 2021 tek Wayback Machine
  3. http://top-channel.tv/guida/
  4. http://top-channel.tv/programe/

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

41°19′23″N 19°49′18″E / 41.322972°N 19.821761°E / 41.322972; 19.821761

Tags:

Top Channel HistoriaTop Channel Programe ndër viteTop Channel Shënime dhe referencaTop Channel Shiko edheTop Channel Lidhje të jashtmeTop Channel200130 korrikDigitAlbNimiTVShqipëriTVALB

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TigriMartesa islameLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneTiroidetMajat më të larta malore në KosovëPogradeciKaliElvana GjataXhamiaNapoleon BonapartiVerdhëzaAbetarja shqipeAbortiMonakoNamazi i AkshamitPrejardhja e shqiptarëveMagnetiLlixhat e ElbasanitBombardimi i Jugosllavisë nga NATOÇrregulimi obsesiv-kompulsivBashkitë e ShqipërisëDua LipaIlirëtForcat e Armatosura të ShqipërisëBeratiBallkaniLidhja e PrizrenitDita e VerësArmando BrojaVitamina ENaim FrashëriSarajet e bardhaSkënderbeuBajram CurriShoqëriaTë drejtat e fëmijëveDisleksiaLista e bimëveArti gotikNaum VeqilharxhiBradikardiaHIV/AIDSPërcaktoriLista e shteteve të EvropësLëkuraMbretëria ShqiptareKontrataHelicobacter pyloriIlir Shaqiri (këngëtar)NoizyAjete Kuranore mbi faljen e namazitMëlçiaRepublika Popullore e ShqipërisëProteinaDhëmbët e njeriutKostandinopojaHemoglobinaEzaniLigji i ArkimeditBelinda BallukuInsulinaFormat e shtjelluara të foljesRrethi i MatitAdoleshencaIslamiAdem JashariLindja e parakohshmeTargat e automjeteve të ShqipërisëBronkitiKisha katolikeQelizaBoleroFlamuri i KosovësRryma elektrikeDrini i BardhëReaksioni kimikAfrika🡆 More