Raimonda Moisiu (SADE) (lindur më 20 shkurt 1957, Korçë) shkrimtare, shqiptare nga Shqipëria.
Lindur e rritur në Korçë në një familje edukatorësh. Pas përfundimit të mësimeve të mesme merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Më 1999 humb bashkëshortin e saj në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj.
E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo vijon me këmbëngulje për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të vendlindjes e të njeriut. Me kalimin e kohës, ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia shëndrrohen në pasion të pandashme të saj. Këtë pasion të saj, Raimonda përpiqet që ta shprehë e të artikullojë edhe në shoqërinë në të cilën jeton. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet e shoqëris në ShBA, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford. Aktiviteti i saj është gjithëpërfshirës dhe vije në shprehje nëpërmjet pjesëmarrjes në shumë lista të bashkësive të shoqërisë, amza interneti dhe forume bashkëatdhetarësh në internet. Aty, ajo nëpërmjet shkrimeve publicistike, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve shoqërore në Shqipëri dhe në Diasporën shqiptare, përpiqet të tërheq vëmendjen për dukuri të brishta me të cilat duhet të përballohet shoqëria shqiptare. Raimonda është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: "Tirana Observer", "Ndryshe", "Panorama", dhe me statusin e korrespodentës në "Albanian Mail"-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj.
Veprimtaria e Raimondës në opinionin e gjërë është kryesisht e njohur në lëmin e letërsisë e cila shprehet nëpërmjet disa titujve dhe pjesëmarrjes së saj apo të shkrimeve të saja në takime të ndryshme letrare.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Raimonda Moisiu, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.