Pretash Zeka

Pretash Zeka Ulaj (1882-1962) lindi në vitin 1882 në fshatin Kojë, krahinë me popullatë shqiptare, afro 15 kilometra larg nga Podgorica, në kohën e përpjekjeve të vazhdueshme të Malësisë së Mbishkodrës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, civile dhe kombëtare, pasi në këto vite ishte vënë në provë ekzistenca e shqiptarëve dhe identiteti i tyre kombëtar.

Pretash Zeka
Zeka

Pretash Zeka ishte një figurë ushtarake shqiptareRevoltën Shqiptare të vitit 1911. Ai ishte bajraktar i Kojës së Kuçit në Mal të Zi dhe poashtu u dallua Beteja e Deçiqit, e zhvilluar afër Tuzit në vitin 1911 midis malësorëve shqiptarë dhe trupave osmaneShefket Turgut Pashës.

Jeta

Pretashi lindi në Kojë (Kuçi), një fshat i banuar nga shqiptarët në Malin e Zi lindor, afër kufirit me Shqipërinë, i dyti më i vjetër nga 11 djemtë e Zek Nika Ulajt. Vëllezërit e tij ndihmuan gjithashtu në mbrojtjen e qytetit të tyre kufitar kundër avancimit të turqve dhe sllavëve në rajonin e Malësisë shqiptare.

Pretash ishte prijësi i vëllazërisë së Kojës së Kuçit, një enklavë shqiptare brenda fisit Kuçi të Malit të Zi. Më 6 prill 1911, Luftëtarët Malësor të udhëhequr nga Ded Gjo Luli, arritën në majën strategjike të Deçiqit në Betejën e Deçiqit . Shumë vdiqën atë ditë dhe osmanët u mundën. Rreth një vit e gjysmë më vonë, flamuri shqiptar u ngrit zyrtarisht në qytetin jugor të Vlorës.

U rrit dhe u edukua në familje me ndjenja patriotike, në prehrin e ngrohtë të familjes, e cila respektonte dhe kultivonte kodin moral, nderin, besën, burrërinë, atdhedashurinë, fenë, fisnikërinë dhe virtytet e tjera që i karakterizojnë në përgjithësi malësorët. Duke qëndruar gjithnjë përbri burrave të urtë të Kojës u brumos me normat e kanunit të maleve dhe me atdhedashuri. Ai mori pjesë aktive në luftën për rikthimin e Deçiqit, e cila u zhvillua më 6-8 prill 1911, ku u vranë heroikisht shtatë luftëtarë të çetës së lavdishme të Kojës, të cilëve u prini Dedë Preçi Marashaj, e që janë: Dokë Preçi, Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kolë Doka, Tomë Uci, Kolë Uci dhe Mark Luca, pasi e hoqën flamurin turk nga Deçiqi. Pretash Zeka, bashkë me luftëtarët e tjerë të Malësisë, të udhëhequr nga heroi i popullit Dedë Gjo'Luli i Traboinit të Hotit, arritën të thyejnë rezistencën osmane dhe të ngritën Flamurin Shqiptar në Bratile të Deçiqit, më 6 prill 1911, pas 442 vitesh okupimi. Pretash Zeka ishte bajraktar i Kojës, titull ky që e trashëgoi nga babai i tij. Kojasit e donin dhe kishin besim të plotë tek ai. Pretashi gëzonte autoritet në Kojë, Triesh, Luhar, Fundna, Hot, Grudë e pjesë tjera të Malësisë. Luftoi trimërisht kundër forcave jugosllave në Luhar dhe Kojë në vitin 1944, ku u vranë 6 malësorë dhe u plagosen 30 të tjerë. Ishte gjithmonë i gatshëm të luftojë për çlirimin e tokave shqiptare, për t'i dalë zot atdheut të vet dhe për të ruajtur gjuhën e ëmbël shqipe. Për jetësimin e këtyre idealeve bashkëpunoi me krerët e Maësisë deri në pleqëri. Pretash Zeka Ulaj vdiq në vitin 1962 në fshatin Kojë.

Që nga viti 2004, një bust i tij qëndron në fshatin e tij të lindjes Kojë në Komunën e Tuzit.

Literatura

  • Lukë Gjokaj (shtator 2004). "Monumenti i Pretash Zekës". Tuzi. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 21 dhjetor 2022.
  • Martini, Luigj, 2005 "Prek Cali, Kelmendi dhe Kelmendasit" Arkivuar 4 dhjetor 2013 tek Wayback Machine, Botues: Camaj-Pipaj

Referime

Tags:

KojaPodgorica

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi i tretjesKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeLojërat OlimpikeKromozomiStambolliKush e solli Doruntinën (roman)KurrikulaAeroplaniPlakatAgjërimi i RamazanitKaliumiStreptokoketRevolucioni industrialLiqeni i OhritMasturbimiVaçe ZelaTurbinat me erëHidrografia e ShqipërisëAbdesiDhunaRamazaniAlbert AjnshtajniLindja (biologji)Lasgush PoradeciHebrenjtëMonarkiaLumi i DrinitBicaj (Kukës)TrëndafiliCikli menstrualGlobalizimiPjesëzaMia KhalifaParalelogramiEnët e gjakutElefantiShkencaBipolarizmiPërpunimi i të dhënaveTumori i truritLidhëza bashkërenditëseShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)Romeo dhe ZhuljetaDemencaShqipëria e PavarurQarku elektrikEgjipti i lashtëVenedikuPelikani kaçurrelLista e futbollistëve shqiptarëHistoria e arteveDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Maqedonia e VeriutAdelina MamaqiFizikaDita Botërore e ujitFriendsZbulimet e medha gjeografikeKontinentetEnergjia solareEnergjia e ripërtëritshmePrishtinaKombëtarja shqiptare e futbollitUmberto EcoKomedia HyjnoreFluturaEmriVlerësimi i nxënësvePoseidoniAdoleshencaHidrogjeniSindroma DownWolfgang Amadeus MozartDhelpraTeatriShenjat e Urdhërave të Prera🡆 More