Monarkia është një formë e qeverisjes në të cilin sovraniteti, i plotë apo nominal, mishërohet në 1 ose 2 individë (monarku ose monarkët)..
Format e monarkisë ndryshojnë bazuar në nivelin e autonomisë juridike të monarkut në qeverisje, mënyra e përzgjedhjes së monarkut, dhe kufizimet e paracaktuara për gjatësinë e mandatit të tyre. Kur monarku nuk ka asnjë apo ka pak kufizime ligjore në çështjet shtetërore dhe politike, ajo quhet monarki absolute dhe është një formë e autokracisë. Rastet në të cilat kompetencat e monarkut janë të kufizuara (forma më e zakonshme e monarkisë), atëherë quhet monarki kushtetuese. Në monarkitë trashëguese posti kalon përmes trashëgimisë brenda një grupi të familjes, ndërsa monarkitë zgjedhore përdorin disa sisteme votimi. Ka pasur raste ku termi i mbretërimit të një monarku është i kufizuar në vite fikse, apo i kufizuar deri në realizimin e ndonjë qëllimi. Kështu pra, ka mënyra dhe tradita të ndryshme që e përcaktojnë monarkinë.
Monarkia ishte forma më e përhapur e qeverisjes deri në shekullin e 19. Tani, kjo formë e qeverisjes është shumë pak e përhapur në botë dhe zakonisht është monarki kushtetuese, në të cilën monarku ruan një rol unik ligjor dhe ceremonial, duke ushtruar pushtet politik të kufizuar ose duke mos pasur fare pushtet politik: sipas kushtetutës së shkruar ose të pashkruar. Por ka dhe monarkë që ende ushtrojnë pushtet politik të gjerë, që shkon deri në autokraci. Aktualisht, 44 kombe sovrane në botë kanë monarkët si krerë shteti, 16 prej të cilave janë pjesë e Komonveltit që njohin monarkun britanik si shef shteti. Të gjitha monarkitë evropiane janë kushtetuese, me përjashtim të qytetit të Vatikanit. Monarkët e Kampuçisë, Japonisë dhe Malajzisë “mbretërojnë, por nuk sundojnë” edhe pse ka dallime të konsiderueshme në shkallën e autoritetit të tyre. Gjithashtu ka monarkë që mbretërojnë përmes kompetencave kushtetuese si psh. monarkët në Brunei, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Svaziland.
Fjala "monark" (latinisht: monarcha) vjen nga fjala greke μονάρχης, monárkhēs (nga μόνος monos, "një, njëjës", dhe ἄρχω árkhō, "për të sunduar" (krahasoni ἄρχων arkhon, "udhëheqës, sundimtar, shef" )) i cili i referohet të paktën një sundimtari absolut. Në përdorimin e tanishëm fjala monarki zakonisht i referohet një sistemi tradicional të shtetit të trashëguar, pasi që monarkitë zgjedhore janë të rralla në ditët e sotme.
Monarki ne bote eshte Mbreteria e Bashkruar.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Monarkia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.