Kurrikula (lat.: curriculum, nga fjala currere - vrapoj, rend; d.m.th ecuria e vitit).Kjo fjalë në arsim kuptohet si një sistem i përbërë nga disa elemente me synime arsimore që, të lidhura mes tyre, mundësojnë të orientohet dhe të funksionojë sistemi arsimor, nëpërmjet planeve arsimore dhe administrative.
Kurrikula bazohet në realitete historike, shoqërore, gjuhësore, politike, fetare, gjeografike dhe kulturore të një vendi. Me anë të saj sigurohet arsimimi cilësor dhe i barabartë për çdo pjesëtar të shoqërisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia pozita shoqërore dhe ndryshime të tjera. Në kurrikul, ndër të tjera, përcaktohet se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë si duhet nxënësit, cilat vlera dhe qëndrime duhen kultivuar, si duhen aftësuar ata për bashkëjetesë e tolerancë, si mund të japin ndihmesë në mënyrë aktive për mirëqenien shoqërore dhe vetjake etj.
Sipas Decker Walker konceptet themelore të kurrikulës përfshijnë:
Punonjësit e kurrikulumit janë të shumtë dhe përfshijnë personelin e shkollës,si mësues e drejtorë,prindër,specialistë të universitetit,përfaqësues nga biznesi dhe grupe të bashkësisë,si dhe agjenci qeveritare dhe politikane.
Reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar, nga pikëpamja e dokumentacionit, bazohet në një sërë dokumentesh shtetërore të cilat pasqyrojnë politikat dhe strategjitë e zhvillimeve arsimore për të ardhmen. Ndër to, dokumenti më i rëndësishëm është Korniza Kurrikulare në të cilën përshkruhen orientimet dhe udhëzimet kryesore për qëllimet arsimore, brendinë, mënyrat e nxënies dhe arritjet e nxënësve. Si dokument kyç për organizimin e sistemit arsimor, Korniza orienton aktorët arsimorë dhe palët e interesuara për aspektet kryesore të kurrikulës, si bazë për të siguruar në mënyrë efektive arsimin cilësor për të gjithe.
Ky parim i referohet së drejtës të secilit fëmijë dhe secilit të ri për qasje dhe përfshirje të barabartë në arsimim cilësor.
Ky parim nënkupton kompetencat e përcaktuara në dokumente kurrikulare, të cilat arrihen në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit.
Ky parim promovon të nxënit e plotë, duke reflektuar ndërlidhjet dhe ndërvarësitë e natyrës dhe të botës së krijuar nga njeriu me dijen dhe informacionin që kanë nxënësit për to.
Ky parim përcakton rregullat e autonomisë dhe të fleksibilitetit në nivel shkolle dhe katë bëjë me mundësinë dhe përgjegjësinë e stafit të shkollës për hartimin e planit vjetor të punës, për shfrytëzimin fleksibil të kohës, mjeteve dhe materialeve mësimore, si dhe për planifikimin dhe shfrytëzimin e pjesës zgjedhore të kurrikulës.
Ky parim parasheh vendosjen e një mekanizmi të qartë të llogaridhënies për tërë hierarkinë e sistemit të arsimit. Përgjegjësia dhe llogaridhënia i referohen si procesit të zbatimit të kornizës së kurrikulës, ashtu edhe sistemit të arsimit në tërësinë e tij.
Shkallët kurrikulare janë nënnivele formale të arsimit që ndërlidhen me fazat e zhvillimit të fëmijëve dhe organizimin e procesit të mësimdhënies, nxënies dhe vlerësimit. Ato përbëhen prej një, dy ose tre viteve/klasave. Shkallë kurrikulare janë gjashtë:
SHK 1: Parafillor, klasa e parë dhe e dytë;
SHK 2: Klasa e tretë deri në klasën e pestë;
SHK 3: Klasa e gjashtë dhe klasa e shtatë;
SHK 4: Klasa e tetë dhe klasa e nëntë;
SHK 5: Klasa e dhjetë dhe klasa e njëmbëdhjetë,
SHK 6: Klasa e dymbëdhjetë.
Fushat e kurrikulës përfshijnë një ose disa lëndë apo module mësimore. Lëndët dhe modulet duhet të ndjekin/realizojnë qëllimin dhe rezultatet e të nxënit të përcaktuara për fushën përkatëse të kurrikulës. Disa lëndë të një fushe të kurrikulës mund të mësohen si të integruara në shkallë të ndryshme të kurrikulës.
Kurrikula bërthamë është dokument i rëndësishëm i kurrikulës së arsimit parauniversitar. Ajo miratohet nga MASH-i (për secilin nga tri nivelet arsimore) dhe përmban orientime dhe dispozita të detyrueshme për të gjithë nxënësit. Çdo kurrikul bërthamë përmban rezultatet e të nxënit sipas fushave dhe shkallëve të kurrikulës.Kurrikula bërthamë në klasën X dhe XI është e detyruar dhe e përbashkët për të gjithë nxënësit. Në klasën XII, brenda kurrikulës bërthamë për lëndën “Matematikë”, nxënësit mund të zgjedhin programet sipas niveleve: niveli B (B është niveli bazë) ose niveli A+B (A është niveli i avancuar, që përmban edhe nivelin bazë, pra A+B).
Kurrikula me zgjedhje ofrohet në të tria klasat, por ajo vjen duke u rritur në klasën XII, ku merr përqindje të konsiderueshme të orëve. Kurrikula me zgjedhje fokusohet në zgjedhjen e lëndëve që nuk zhvillohen në bërthamë. Në kurrikulën me zgjedhje, niveli i një lënde nënkupton njëherësh:
Kurrikula me zgjedhje zgjidhet nga nxënësi për të plotësuar formimin e tij të përgjithshëm, për të përmbyllur studimet në arsimin e mesëm të lartë, si dhe në funksion të ndjekjes së studimeve në arsimin e lartë.
Një nga risitë më të rëndësishme të kurrikulës së re është qasja në kompetenca.Kompetencat përfshijnë një sistem të integruar dhe koherent të dijeve, të shkathtësive dhe të qëndrimeve të aplikueshme dhe të transferueshme, të cilat do t’u ndihmojnë nxënësve që të ballafaqohen me sfidat e epokës digjitale, të ekonomisë së tregut të lirë dhe të bazuar në dije, në një botë të marrëdhënieve të ndërvarura.Kompetencat rrjedhin nga qëllimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar dhe përcaktojnë rezultatet kryesore të të nxënit, të cilat duhet t’i arrijnë nxënësit në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme gjatë sistemit të arsimit parauniversitar.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kurrikula, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.