Vepra lirike është një gjini letrare ku shkrimtari nuk përshkruan ngjarje, përqëndrohet te ndjenjat dhe emocionet e veta për një çështje të caktuar.
Një shembull e veprës lirike është Gjuha Shqipe e Gjergj Fishtës, ku shkrimtari përshkruan atë që ndien ai nga brenda për këtë gjuhë të bukur.
Fjala lirikë e ka origjinën nga greqishtja - lyra që do të thotë një instrument i lashtë muzikor. Në këtë gjini shquhet dhe mbizotëron natyra lirike ; këtu bëjnë pjesë të gjitha llojet e poezisë së lashtë, siç janë : himni, oda, ditirambi, epigrami, epitafi, idila, elegjia, etj.
Himni (nga greqishtja hymnos) është një vjershë që i është kushtuar dikujt apo diçkaje, të cilën njeriu e adhuron dhe e konsideron hyjnore. Në të kaluarën e lashtë mitologjike kjo formë e lirikës ka qenë e shpeshtë. Tradita e kësaj poezie të lashte lirike sot ruhet përmes himneve të shteteve, himneve të kombëtare etj. Himni më i njohur në botë është Internacionalia e poetit francez E.Potje.
Ode-ja Ode-ja (nga greqishtja ode) e ka origjinën në vjershat korale të Greqisë së vjetër. Tematika e saj shtrihet më gjerë se ajo e himnit. Shkruhet për nder të dikujt që është mjaft i afërt dhe i dashur me poetin. Është poezi e cila që i thurr lavdi një individi apo dhe një ngjarjeje.
Idila (nga greqishtja eidyllion) është nje lloj vjershe e lashtë lirike. Edhe pse ështe e percaktuar si tip, ajo njëkohësisht ka kuptim të zgjeruar. Nga një aspekt me Idil emërtohet çdo vepër letrare me temë nga jeta e qetë dhe e tërhequr në natyrë. Për të tilla mund të merren si ilustrim edhe disa fragmente nga vepra “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Poezia lirike, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.