Miçio Kaku (Japon.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
加来 道雄), i lindur më 24 janar 1947 në San Jose, Kaliforni, Sh.B.A, është një fizikant teoricien, futurist dhe popullarizues i shkencës. Mban aktualisht detyrën e profesorit të fizikes teorike ne Kolegjin e Nju Jorkut, është autor i shumë librave për fizikën dhe artikujve në internet për të njejtën temë nga të cilët, dy janë fitues të çmimit Best-Seller të Nju Jorkut: Fizika e se Pamundurës në 2008 (tit. origjin. Physics of the Impossible) dhe Fizika e së Ardhmes në 2011 (tit. origjin. Physics of the Future).
Miçio Kaku 加来 道雄 | |
Emri | Miçio |
Mbiemri | Kaku |
Lindur më | 24 janar 1947 |
Lindur në | San Jose, Kaliforni, Sh.B.A |
Kombësia | Japoneze |
Shtetësia | Amerikane |
Profesioni | Fizikant teoricien, futurist, shkrimtar |
Miçio u lind në San Josenë e Kalifornisë nga prindër japonezë me origjinë tibetiane. Gjyshi i tij erdhi në Sh.B.A për të marrë pjesë në operacionin e pastrimit pas termetit të San Franciskos në 1906 ndërsa babai i tij u lind në Kaliforni por u arsimua në Japoni dhe fliste vetem pak anglisht. Prindërit e tij u njohën në bazën e luftës të liqenit Tjul ku u lind dhe vëllai i tij. Kaku shkoi në shkollën e mesme "Kjuberlei" në Palo Alto ku dhe u dallua ndër studentët e tjerë gjatë një projekti të thjeshtë shkencor, ku arriti që në garazhdin e prindërve të tij të ndërtonte një përshpejtues grimcash. Qëllimi i tij ishte të krijonte një rreze mjaftueshëm të fortë gama për të përftuar një sasi antilënde. Në panairin shkencor kombëtar në Albukjuerke, Nju Meksiko, ai tërhoqi vëmendjen e fizikantit Eduard Teller i cili e mori Kakun si nxënësin e tij duke i dhënë më pas bursën e shkollës "Hertz" të inxhinierisë. Kaku, nxënësi më i mirë i klasës së fizikës, u dipllomua në Universitetin e Hauardit me titullin ''summa cum laude'' (me nderin më të lartë) në 1968 ndërsa në 972 mori doktoraturën në Laboratorin e Rrezatimit "Berklei" në Universitetin e Kalifornisë. Gjatë luftës së Vietnamit, Kaku kreu shërbimin ushtarak në Fort Benijng, Xhorxhia dhe më pas këmbësorinë e avancuar në Fort Luis, Uashington. Sidoqoftë lufta e Vietnamit mbaroi përpara së ai të kishte mundësi të përfundonte shërbimin ushtarak.
Miçio ka qenë anëtar i Institutit për Studime të Avancuara në Prajston dhe në Universitetin e Nju Jorkut gjatë 1973 dhe 1990 ndërsa aktualisht ai mban karrigen e Henri Sematit si profesor në fizikën teorike në Kolegjin e Nju Jorkut. Ai ka mbi 70 artikuj të publikuar në gazeta fizike si Physical Review duke mbuluar tema si teoria e fijeve, supergravitetin, supersimetrinëe dhe fizikën kuantike. Ne 1974, së bashku me prof. Keixhi Kikaua, ai ishte i pari që dha një pvrshkrim të teorise së fijeve në një formë fushore.
Kaku është autor i një numri të madh librash shkencorë:
Hiperhapësira ishte Best-Seller dhe u votua si një nga librat më të mirë shkencorë të vitit nga New York Times dhe Washington Post. Botë paralele ishte një nga librat finalist për çmimin e Samuel Xhonsonit për librat jo fantastikë në Mbretërinë e Bashkuar. Fizika e së Pamundurës dhe Fizika së Ardhmes u vleresuan te dy si Best-Seller në Nju Jork.
Kaku është prezantuesi i nje emisioni të perjavshëm, një orësh të quajtur "Eksplorimet" i cili trajton tema të përgjithshme nga shkenca, lufta, paqja dhe mjedisi. Në prill të 2006, Miçio filloi transmetimin e "Fantastikes së Shkencës" në 90 radiostacione dhe në ditët e sotme numri është shtuar në 130 radiostacione. Programi është ideuar si një emision me telefonata live të fokusuara në "futurologjinë", të ardhmen e shkencës. Të ftuarit specialë përfshijnë laureatë të ndryshëm të Nobelit dhe kërkues të famshvm në fushat e teorisë së fijeve, udhëtimit në kohë, vrimave të zeza, terapisë së geneve, studimit të plakjes, udhëtimit të hapësirës dhe inteligjencës artificiale. Kaku është gjithashtu një i ftuar i shpeshtë në shumë programe për tema nga më të ndryshmet ku mund te dallohet tema per jashtëtokësorët e diskutuar në programin "Coast to Coast AM" më 30 nëntor 2007 ku ai rideklaroi besimet e tija se egziston një probabilitet 100% i sigurt qv jeta jashtëtokësore egziston diku në univers. Kaku gjithashtu ka qënë shpesh herë i ftuar në talk show të ndryshëm për tv diskutuar filma fantastiko shkencorë të famshëm si "Kthim në të ardhmen" dhe "Të humburit" si dhe teoritë e udhetimit në kohë në të cilat këto filma fokusohen.
Në vitin 1999 Kaku ishte një nga shumë shkencëtarët e përfshirë në dokumentarin "Unë dhe Isak Njutoni" me regji të majkëll Aptid, fitues i shumë çmimeve kinematografike. Në 2005 ai u shfaq në dokumentarin e shkurtër "I fiksuar dhe Shkencëtar", një dokumentar që fliste për mundësinë e udhëtimit në kohë dhe për njerëzit që e ëndërronin diçka të tillë. Në po të njejtin vit, Kaku u shfaq në dokumentarin "UFO-t: Të shikosh është të Besosh" në të cilin deklaroi se megjithse besonte që kishte shumë pak mundësi që jashtëtokësorët të kenë vizituar ndonjeherë Tokën, ne duhet t'i mbanim mendjet e hapur për mundësinë e egzistencës së ndonjë civilizimi jashtëtokësor me teknologji super të avancuar në ndonje cep të universit. Eksplorimet ndëryjore dhe jeta aliene ishin gjithashtu temat e diskutuara prej tij në "Planeti Alien" i Discovery Channel dhe "Teoria e Relativitetit tv Ajnshtajnit" në History Channel. Në shkurt të 2006, Miçio u shfaq si prezantuesi i dokumentarit me katër pjesë të shkruar nga vetë ai, "Koha" ne te cilin diskutohet për natyrën e mistershme të kohës. Pjesa e parë e serive përfshin kohën personale dhe se si ne e perceptojmë dhe masim kalimin e kohës. Seria e dytë merret me mënyrat pvr t'ia hedhur kohës dhe eksplorimin e mundësive për të rritur jetën e gjallesave të ndryshme. Koha gjeologjike, e mbuluar në serinë e tretë, eksploron epokat e Tokës dhe Diellit ndërsa pjesa e katërt dhe e fundit mbulon temën e kohës kozmologjike, fillimin e kohës dhe ngjarjet që ndodhën në çastin e Big Bangut. Me 28 janar të 2007 Miçio prezantoi seritë e dokumentarit me tre seri "2057" të Discovery Channel i cili diskuton se si mjeksia, qyteti dhe energjia mund të ndryshojnë në 50 vitet në vijim. Në 2008 Kaku ishte prezantuesi i dokumentarit tre-orësh të BBC, "Vizione të së Ardhmes" i cili fliste për të ardhmen e kompjuterave, mjeksisë dhe fizikën kuantike. Gjiithashtu në po të njejtin vit ai u shfaq dhe në disa episode të serive të "Universi-t" tv transmetuar nga History Channel. Me 1 dhjetor 2009 ai fillon duke prezantuar një dokumentar me 12 seri të përjavshme në Science Channel të quajtuara: "Fantashkenca: Fizika e së Pamundurës", bazuar ne librin e tij best-seller. Çdo episod 30 minutësh diskutonte bazat shkencore mbas skemave imagjinare si udhëtimi në kohë, universet paralele, pvrthyerja e hapësirës, anijet yjore, shpatat me lazer, mburojat me mbrojte elektromagnetike, teletransportimi, padukshmëria, krijimi i armëve me fuqi për të shkatërruar planete të tërë dhe madje dhe superfuqitë dhe disqet fluturues. Në secilën seri përfshiheshin intevista me shkencëtarët më të mirë të botës duke punuar me prototipe të këtyre teknologjive, intervista me fansa të fantashkencës, data të përafërta për mundvsitë se kur këto lloj teknologjish mund të jenë të arritshme, pjesë nga filmat fantastiko-shkencorë dhe efekte speciale me grafika kompjuterike. Në 2010 ai filloi të shfaqej në seritë të quajtura "Shkenca e Lojërave" të transmetuara në uebsajtin gametrailers.com, duke diskutuar për aspektet shkencore të lojërave te ndryshme elektronike tv famshme si Mass Effect 2 dhe Star Wars: The Force Unleashed.Me 11 tetor të 2010 Miçio Kaku u shfaq në dokumentarin e BBC "Çfare ndodhi përpara Big Bangut" ku ai propozoi teorinë e tij se universi ishte krijuar nga hiçi. Ai gjithashtu shfaqet në vidjot ekstra të versionit të vitit 2012 të filmit Total Recall, duke diksutuar për aspektet teknologjike të sv ardhmes të diskutara në film. Me 26 shkurt 2013, Miçio ishte i ftuar në programin e Stefen Kolbertit, "Reporti i Kolbertit", ku ai diskutoi për përplasjet e shmangura në mënyrë fatlume kohët e fundit të Tokës me asteroidet.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Michio Kaku, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.