Maliq Bej Bushati: Politikan shqiptar

Maliq bej Bushati (Shkodër, 8 shkurt 1890 - Tiranë, 20 shkurt 1946) nëpunës, ministër e kryeministër shqiptar.

Maliq bej Bushati
Maliq Bej Bushati: Politikan shqiptar
Kryeministër dhe zëvendësisht sekretar i Partisë Fashiste
Në detyrë
12 shkurt, – 10 maj, 1943
Paraprirë ngakm Eqrem bej Libohova; spf Kolë Bibë Mirakaj
Pasuar ngaLibohova
Ministër sekretar shteti për Punët e Mbrendshme
Në detyrë
12 prill, 1939 – 3 dhjetor, 1941
Paraprirë ngaZef Kadarja
Pasuar ngaMustafa Kruja
Të dhëna vetjake
U lind më8 shkurt 1890
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më20 shkurt 1946
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
NënshkrimiMaliq Bej Bushati: Politikan shqiptar

Biografia

Lindi në Shkodër më 8 shkurt 1890, i biri i Hysen bej Bushatit i degëzimit AlibegajBushatlinjve. I ati mori arsim ushtarak në shkollat më prestigjioze të Stambollit. Shërbeu me gradën major në policinë e Selanikut në dekadën e parë të shek. XX, por papritur vdiq në moshë të re më 1903.

Maliqi pas ryzhdijes në Shkodër vijoi studimet në Robert College në kryeqytetin e Perandorisë Osmane ku u njoh me Ahmet Zogun, në vitin 1910. Bëri pjesë në në rrethet shqiptare të Stambollit (anëtar i Klubit Shqiptar të Stambollit 1910-1912) dhe të Selanikut ku gjeti mjaft miq prej të atit, i edukuar me frymën atdhetare nisi të angazhohej për çështjen kombëtare. Mori pjesë në luftimet e frontit të Taraboshit në kohën e rrethimit të Shkodrës.

Më 1914 radhitet sëbashku me veprimtarë të shquar atdhetarë si Hamid Gjylbegu, Riza Dani, Taip Shkodra, etj. në organizatën progresiste "Krahu kombëtar", e cila e transferoi qendrën nga Durrësi në Shkodër për shkak të ngjarjeve të atyre viteve që tronditën Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut.

Në vitin 1915, kur malazezët u kthyen në Shkodër, iu desh të qëndronte në ilegalitet në Bushat ndër kushërinj. Më 1919 ishte drejtues i gazetës Populli në Shkodër. Gjatë viteve të Luftës I Botërore është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe shef i degës së Shëndetsisë në Bashki. Gjatë Luftës së Koplikut ishte anëtar i shtabit të luftës.

U zgjodh deputet në periudhat 1921-1923 kur rreshtohet me Partinë Popullore dhe në vitet 1925-1937 mbas Lëvizjes së Qershorit. Mbante kontakte me emigracionin antizogist dhe ishte ndër përkrahësit eventualë të përmbysjes së Zogu, synim për të cilin po punonte që më 1938 me Italinë fashiste.

I lakuar si Ministër i Punëve të Brendshme në 1939-1941 dhe kryeministër në 1943. Në 14 shkurt 1946 pushkatohet si kolaboracionist së bashku me Patër Anton Harapin dhe Lef Nosin.

Literaturë

  • Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. ISBN 978-9928-140-54-8.

Referime

Tags:

14 shkurt188019468 KorrikShkodraTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ali AhmetiTermocentraliPanairi i botësFormat e pashtjelluara të foljesEklipsi i HënësPërralla e shqiponjësDhëmbët e njeriutHerodotiPenisi i njeriutAcidiDelfiniBarokuShpërbërja e Perandorisë OsmaneGjeometriaNATOAfrikaLidhja e PrizrenitForcaAndon Zako ÇajupiUrani (planet)Muri i BerlinitEsad pashë ToptaniTeleskopiSëmundja e LeukemisëKukësiZgjebjaEfekti serrëNarcisizmiGjergj FishtaKalaja e BeratitTeknologjiaNdotja e ajritZgjoi /Hive (film)KomunizmiLojërat Olimpike VeroreSyri i kaltër, DelvinëKrujaViti i RiJaponiaShpendëtZvicraElizabeth HandLedion LiçoEmra pellazgëMetriPulsi i zemrësAnesteziaQyteti i KukesitKosova në Luftën e Dytë BotëroreIsmail QemaliAngliaKalatë e ShqipërisëKuzhina shqiptarePasaporta e ShqipërisëGjuhët indo-evropianeKorçaMali i TomoritElektricitetiLetërsia e vjetër shqiptareSistemi diellorSistemi i qarkullimit të gjakutLëvizja Nacional-ÇlirimtarePlatoniVitamina CFormat e shtjelluara të foljesBakteriTruriNamazi i AkshamitPirro DhimaKanadajaTrupi i njeriutRevolucioni i dytë industrialHistoriografia e SkënderbeutKara Mahmud pashë BushatiErnest HemingwayTeoria e evolucionit🡆 More