Eqrem Bej Libohova: Politikan shqiptar

Mahmut Eqrem bej Libohova Asllan Pashali i njohur edhe thjesht Ekrem Libohova (Janinë ose Gjirokastër, 28 shkurt 1882 - Romë, 7 qershor 1948) ka qenë ushtarak, diplomat dhe Kryeministër i shtetit shqiptar gjatë periudhës 19 janar 1943 - 13 shkurt 1943.

Ekrem Libohova
Eqrem Bej Libohova: Politikan shqiptar
Kryeministër
Në detyrë
18 janar – 11 shkurt 1943
Paraprirë ngaMustafa Kruja
Pasuar ngaMaliq Bushati
Në detyrë
11 maj – 10 shtator 1943
Paraprirë ngaMaliq Bushati
Pasuar ngaIbrahim Biçakçiu
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
9 janar 1936 – 2 prill 1939
Paraprirë ngaFuat Asllani
Pasuar ngaMihal Sherko
Ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme
Në detyrë
18 janar – 23 janar 1943
Paraprirë ngaMustafa Kruja
Pasuar ngaFiqri Dine
Ministër sekretar shteti i Partisë Fashiste
Në detyrë
11 maj – 10 shtator 1943
Paraprirë ngaMaliq Bushati
Të dhëna vetjake
U lind më28 shkurt 1882
Janinë ose Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më1948
Romë, Itali
Nënshtetësiashqiptar
Bashkëshortja/etFizilete hanëmi e Syrja bej Vlorës
FëmijëtBallkiz dhe Shenisha hanëmi
Punësimiushtarak, diplomat, politikan
NënshkrimiEqrem Bej Libohova: Politikan shqiptar

Biografia

U lind më 1882 në Gjirokastër ose Janinë, i biri i Ali Neki pashë Libohovës dhe Behixhe hanëm Hamzës, çerkeze nga Tuapseja. I ati kishte qenë nëpunës i administratës osmane ku ndër të tjera kishte shërbyer si mytesarif i Gjirokastrës, dhe më pas anëtar i Këshillit të Shtetit dhe pinjoll i degës Libohova të oxhakut të Asllan Pashallinjve, e ëma ishte çerkeze nga Tupseja. Mësimet e para i mori në qytetin e vendlindjes dhe më pas hyri te Zosimea. Vijoi shkollimin e mesëm në liceun Gallatasarajgjuhën frënge. Më 1904 kreu Akademinë Ushtarake në Bruksel, nga doli nëntoger i kalorsisë dhe hyri në ushtrinë osmane, duke arritur të gradohet katër vjet më pas major në Regjimentin e Pestë të ushtrisë osmane.

Në kuadrin e një varg reformash që Porta e Lartë po ndërmerrte në vitin 1909, Eqremi dërgohet në ishullin Tenedos (tr. Bozxhe) në ngushticën e Dardaneleve, në detyrën e myhtarit (krahinarit civil). Më 1910 u caktua mytesarif në Vlorë dhe së fundi, zëvendësvali dhe komandant brigade në Çamëri. Me shpërthimin e Luftës Ballkanike, u caktua të mbronte viset e Çamërisë, që përbënin krahun e djathtë të vijës mbrojtëse të Janinës. Megjithëse Janina ra në duart e grekëve, Eqrem Beu ia doli të shpëtojë trupat e veta dhe të tërhiqej në viset shqiptare.

Mori pjesë në dërgatën që shkoi në Neuwied për t'i ofruar kurorën e Shqipërisë Princ Vidit më 21 shkurt 1914. Pas ardhjes së tij, Libohova shërbeu si aide-de-camp me gradën e majorit. Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shoqëroi Vidin për në Gjermani ku u thirr si këshilltar ushtarak në Potsdam, më tej më 1915 qëndroi në Napoli dhe nga ai vit e deri më 1918 u vendos në Korfuz.

Nga 1921 e deri më 1925 drejtoi legatën shqiptare në Romë, kohë në të cilën ai negocioi për krijimin e Bankës Shqiptare, në negociata iu bashkua edhe i vëllai, Myfidi. Nga 1926 e deri më 1929 vazhdoi prania e tij në Romë, por si atashe ushtarak. Më pas gjer më 1933 shërbeu si ministër i oborrit mbretëror të Mbretit Zog I; më 1931 kur Zogut i bënë atentatin në Vjenë, Libohova ishte ndër shoqëruesit e eskortës mbretërore, dhe kur i kanë shtënë, e mbuloi me trup Zogun dhe nisi të shkëmbente zjarr me atentatorët e jetës së mbretit. Nga shkëmbimi i zjarrit u plagos në këmbë.

Në vitet 1933-'36 u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Paris, më tej vijoi si ministër i Punëve të Jashtme deri me pushtimin italian të Shqipërisë. U largua nga Shqipëria gjer më 1941, kur u kthye dhe pas dorëheqjes së kabinetit Kruja u caktua dy herë që të formonte kabinetin e tij qeverisës. Gjatë kabinetit të dytë të tij, më 12 shtator drejtoi për herë të fundit mbledhjen e qeverisë në kohën kur Italia fashiste kishte kapitulluar nga Lufta e Dytë Botërore, më pas u largua për në Itali. Në fund të vitit 1944 u internua për dy vjet rresht nga Roma në një provincë të Leçes. Më 1947 u rivendos në Romë, ku dhe ndërroi jetë në Romë, më 1948.

Referime

Tags:

188219487 QershorBejGjirokastraJaninaKryeministërRoma

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e gjeografive të shteteveLidhja e LezhësPjetër BogdaniNdotja e ajritTruriSamir ManeRomeo VeshajPsoriazaLuiz EjlliHistoria e TokësNiliKatalizatoriHistoria e Jehudëve në ShqipëriKanabisi (Drogë)PërrallaKumbullaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëLiqeni i ShkodrësNelson MandelaAdoleshencaMëlçiaKontaminimi i tokësBletaSistemi i qarkullimit të gjakutMuzika populloreAriGjarpriFejaPëremriDita Botërore e LibritKonventa për të Drejtat e FëmijësDioklecianiNaim FrashëriPetro MarkoHIV/AIDSElvana GjataPërcaktoriQarku elektrikMbreti LuanTiroidetAlfabeti shqipTuberkuloziShpella e piratëve (roman)Dafina Zeqiri (këngëtare)Kategoria SuperioreEmpatiaEnver HoxhaGjuha shqipeAlbert AjnshtajniMamuthiKurban BajramiArben TaravariFaqja kryesoreHepatiti BPërmbytjaLetërsia e vjetër shqiptareGjyste VulajMonarkia kushtetueseRombiGrupet e gjakutLufta e Dytë BotëroreKristofor KolombiInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPeshkuDiskriminimiPashallëqet shqiptareBosnja dhe HercegovinaRomantizmi në kulturën europianeMbipeshaKulla EiffelPellazgëtLetërsia shqipeSistemi operativPaneli diellorRafaeloIlir MetaLista e elementeve kimike sipas numrit atomik🡆 More