Lucas Vázquez Iglesias (Spanjisht: ; lindur më 1 korrik 1991) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si anësor për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren spanjolle.
Vázquez me Real Madridin në 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Lucas Vázquez Iglesias | ||
Datëlindja | 1 korrik 1991 | ||
Vendlindja | Curtis, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.73 m (5 ft 8 in) | ||
Pozicioni | Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Real Madrid | ||
Numri | 17 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2004 | Curtis | ||
2004–2007 | Ural | ||
2007–2010 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2011 | Real Madrid C | 14 | (2) |
2011–2015 | Real Madrid B | 92 | (15) |
2014–2015 | → Espanyol (huazim) | 33 | (3) |
2015– | Real Madrid | 123 | (12) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2016– | Spanja | 9 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21:36, 17 gusht 2019 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20:03, 20 qershor 2018 (UTC) |
Ai u formua si lojtar tek akademia e Real Madridit, por debutoi si profesionist gjatë sezonit 2014–15 me Espanyol në formë huazimi. Pas një sezoni, ai u rikthye në Madrid, ku fitoi disa trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe tre UEFA Liga Kampionesh dhe kampionatin në vitin 2017.
Vázquez gjithashtu ka luajtur për Spanjën, duke e përfaqësuar në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018.
Vázquez ka lindur në Curtis, Galicia dhe mbërriti tek sistemi i të rinjëve të Real Madridit në vitin 2007, në moshën 16 vjeçare. Ai debutoi me ekipi C gjatë sezonit 2010–11, kurse me rezervat një sezon më vonë, duke shënuar katër gola në 23 ndeshje, kontribut që ndihmoi ekipin të rikthehej në divizionin e dytë pas një mungese pesë-vjeçare; debutimi i tij erdhi më 25 shkurt 2012 në barazimin 2–2 në shtëpi ndaj La Roda CF.
Vázquez zhvilloi paraqitjen e tij të parë në Segunda División më 17 gusht 2012, duke luajtur në gjashtë minutat e fundit të humbjes 1–2 jashtë fushe kundër Villarreal CF. Goli i parë si profesionist erdhi më 15 tetor në suksesin 3–2 në shtëpi ndaj UD Las Palmas.
Më 19 gusht 2014, Vázquez u huazua tek klubi i La Ligas, RCD Espanyol, në një marrëveshje një-sezonale. Ai bëri debutimin e tij në elitën e futbollit spanjoll më 30 gusht duke luajtur si zëvëndësues i Salva Sevilla në humbjen 1–2 në shtëpi ndaj Seviljes.
Goli i parë i Vázquez në La Liga erdhi më 5 tetor 2014 në fitoren 2–0 ndaj Real Sociedad në shtëpi; goli i tij ishte i pari i ndeshjes. Më 3 qershor të vitit të ardhshëm, ai firmosi një kontratë katër-vjeçare të përherëshme me Pericos, për shumën e 2 milion €.
Më 30 qershor 2015, Real Madridi aktivizoi klauzolën e ri-blerjes duke rikthyer Vázquezin në klub. Ai zhvilloi paraqitjen e parë me ekipin e të rriturve më 12 shtator në fitoren tenistike 6–0 kundër ish ekipit të tij Espanyol, kurse ndeshja e parë si titullar një javë më vonë, në fitoren 1–0 ndaj Granadës.
Vázquez shënoi golin e parë zyrtar me klubin më 30 dhjetor 2015 në një ndeshje me Real Sociedadin; ai zëvëndësoi francezin Karim Benzema dhe shënoi golin që e çoi ndeshjen në 3–1 në Stadiumin Santiago Bernabéu. Ai gjithashtu kontriboi me shtatë prezenca në UEFA Ligën e Kampioneve ku Real Madrid doli fitimtar; në finale kundër Atlético Madrid, ai zëvëndësoi sërisht Benzeman në fund të takimit, që u mbyll 1–1 dhe shkoi tek gjuajtjet e penalltive, me Vázquez që shënoi në tentativën e tij duke ndihmuar ekipin të fitojë.
Vázquez filloi sezonin e ri duke luajtur në Superkupën e Evropës ndaj ekipit tjetër spanjoll Seviljes; ai dhuroi asistin e golit të kapitenit Sergio Ramos duke e çuar ndeshjen në shtesë ku Reali fitoi 3–2. Ai firmosi një kontratë të re më 26 tetor 2016, që do të zgjaste deri në qershor 2021.
Ai luajti 33 ndeshje gjatë sezonit 2016–17 në kampionat dhe shënoi dy herë, me Realin që fitoi titullin e parë pas pesë viteve. Në Ligën e Kampioneve, ai luajti dhjetë ndeshje dhe shënoi një herë në fazën e grupeve me Realin që triumfoi për herë të dytë rresht.
Një sezon më vonë po në Ligën e Kampioneve, Vázquez luajti po dhjetë ndeshje dhe shënoi sërisht një gol me Realin që fitoi titullin e tretë rresht dhe të 13tin në histori.
Vázquez nuk luajti me asnjë nga ekipet e moshave të Spanjës. Më 17 maj 2016, ai sëbashku me Saúl Ñíguez dhe Sergio Rico ishin tre lojtarët me zero ndeshje për ekipin e parë që u emëruan në listën paraprake të Vicente del Bosques për në UEFA Euro 2016 në Francë, dhe në fund ishte pjesë edhe e listës përfundimtare. Ai debutoi zyrtarisht më 7 qershor, duke luajtur si titullar për 61 minuta në humbjen 0–1 në miqësore ndaj Gjeorgjisë në Coliseum Alfonso Pérez.
Ai luajti vetëm një herë në turnament, duke luajtur në 20 minutat e fundit në vend të Álvaro Moratas në humbjen 0–2 ndaj Italisë në Stade de France. Dy vite më vonë, ai ishte edhe pjesë e skuadrës që luajti në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Ai zhvillpi paraqitjen e tij të parë në një Kupë Bote në ndeshjen e parë të Spanjës, në barazimin 3–3 ndaj Portugalisë më 15 qershor, ku Vázquez hyri në fushën e lojës në 15 minutat e fundit në vend të mesfushorit David Silva.
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa1 | Kontinenti | Gjithsej | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Real Madrid Castilla | 2011–12 | 26 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 26 | 4 |
2012–13 | 26 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 26 | 3 | |
2013–14 | 40 | 8 | 0 | 0 | 0 | 0 | 40 | 8 | |
Gjithsej | 92 | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 92 | 15 | |
Espanyol (huazim) | 2014–15 | 33 | 3 | 5 | 1 | 0 | 0 | 38 | 4 |
Real Madrid | 2015–16 | 25 | 4 | 1 | 0 | 7 | 0 | 33 | 4 |
2016–17 | 33 | 2 | 7 | 1 | 10 | 1 | 50 | 4 | |
2017–18 | 33 | 4 | 10 | 3 | 10 | 1 | 53 | 8 | |
2018–19 | 16 | 1 | 5 | 1 | 5 | 1 | 26 | 3 | |
Gjithsej | 107 | 11 | 23 | 5 | 32 | 3 | 162 | 19 | |
Gjithsej karriera | 232 | 29 | 28 | 6 | 32 | 3 | 284 | 38 |
1 Përfshirë ndeshjet e Supercopa de España, UEFA Super Kupës dhe FIFA Kupës së Botës për Klube.
Redaktuar më 20 qershor 2018
Spanja | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2016 | 3 | 0 |
2017 | 0 | 0 |
2018 | 6 | 0 |
Gjithsej | 9 | 0 |
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Lucas Vázquez. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lucas Vázquez, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.