Dita E Mësuesit: Festa e mesuesit

Dita e Mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Dita E Mësuesit: Mësonjëtorja e Korçës, Dita Botërore e Mësuesit, Lista e ditëve të mësuesit
Festimi i Ditës së mësuesit në Gjilan 2008

Mësonjëtorja e Korçës

Dita E Mësuesit: Mësonjëtorja e Korçës, Dita Botërore e Mësuesit, Lista e ditëve të mësuesit 
Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë

mars të vitit 1887Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.

Dita Botërore e Mësuesit

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetori si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.

Lista e ditëve të mësuesit

Shteti Dita e Mësuesit.
Shqipëria 7 Marsi.
Afganistani Tetori.
Algjeria 28 Shkurti.
Argjentina 11 Shatori.
Armenia 5 Tetori.
Arabia Saudite 28 Shkurti.
Australia E premtja e fundit e tetorit.
Azerbajxhani 5 Tetori.
Bangladeshi 5 Tetori.
Bellorusia 14 Gushti.
Brunei 23 Shtatori.
Butani 2 Maji.
Bolivia 6 Qershori.
Brazili 15 Tetori.
Bullgaria 5 Tetori.
Birmania (Burma ose Mjanmari) 5 Tetori.
Çekia 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Ekuadori 13 Prilli.
Egjipti 28 Shkurti.
El Salvador 22 Qershori.
Estonia 5 Tetori.
Emiratet e Bashkuara Arabe 5 Tetori.
Filipinet 5 Tetori.
Gjermania 5 Tetori.
Greqia 30 Janari.
Guatemala 25 Qershori.
Holanda 5 Tetori.
Hondurasi 17 Shtatori.
Hong Kong 10 Shtatori.
Hungaria E diela e parë e qershorit.
India 5 Shtatori Guru Purnima.
Indonezia 25 Nëntori.
Irani 2 Maji (12 Ordibehesht).
Izraeli 23 Kislev.
Iraku 1 Tetori.
Jemeni 28 Shkurti.
Jordania 28 Shkurti.
Kameruni 5 Tetori.
Kanada 5 Tetori.
Kili 16 Tetori.
Kina 10 Shtatori.
Kolumbia 15 Maji.
Kosta Rika 22 Nëntori.
Kuba 22 Dhjetori (Dita e zhdukjes së analfabetizmit).
Kosova 7 Marsi.
Korea Jugore 15 Maji.
Kuvajti 5 Tetori.
Katari 5 Tetori.
Laosi 7 Tetori.
Latvia E diela e parë e tetorit.
Libani 9 Marsi.
Libia 28 Shkurti.
Lituania 5 Tetori.
Mbretëria e Bashkuar 9 Maji.
Maqedonia 5 Tetori.
Malajzia 16 Maji.
Maldivet 5 Tetori.
Mauritiusi 5 Tetori.
Meksiko 15 Maji.
Moldavia 5 Tetori.
Mongolia Java e parë e tetorit.
Maroku 28 Shkurti.
Nepali "Guru Purnima", Mesi i korrikut (Hëna e plotë).
Nigeria 5 Tetori.
Omani 24 Shkurti.
Panama 1 Dhjetori.
Pakistan 5 Tetori.
Paraguaji 30 Prilli.
Peru 6 Korriku.
Polonia 14 Tetori.
Porto Riko 20 Maji.
Rumania 5 Qershori.
Rusia 5 Tetori.
Republika Dominikane 30 Qershori.
Shën Luçia 4-11 Tetor - (Java e Mësuesit).
Shtetet e Bashkuara Java e parë e muajit maj. (Në vitin 1980 në SHBA dita e mësuesit u festua më 7 mars).
Serbia 5 Tetori.
Singapuri E premtja e parë e shtatorit.
Sllovakia 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Somalia 21 Nëntori.
Sudani Jugor 1 Dhjetori.
Sri Lanka 6 Tetori.
Spanja 27 Nëntori.
Siria 18 Marsi.
Taivani 28 Shtatori.
Tailanda 16 Janari.
Tunizia 28 Shkurti.
Turqia 24 Nëntori, (Mustafa Kemal Atatürk e caktoi në nderim të alfabetit.
Ukraina E diela e parë e tetorit.
Uruguaji 22 Shtatori.
Uzbekistani 1 Tetori.
Vietnam 20 Nëntori.
Venezuela 15 Janari.
Xhamajka 6 Maji.
Zelanda e Re 29 Tetori.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Dita E Mësuesit Mësonjëtorja e KorçësDita E Mësuesit Dita Botërore e MësuesitDita E Mësuesit Lista e ditëve të mësuesitDita E Mësuesit Shih edheDita E Mësuesit Lidhje të jashtmeDita E Mësuesit ReferimeDita E MësuesitDekorataFestëMësues i MerituarMësues i PopullitMësuesiShkollaShqipëriUniversitet

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MikroorganizmatMeningjitiVlera ushqyeseDante AligieriBuallicaGjeografia e KukësitPsikozaKanceriFotosintezaElektricitetiLidhëza bashkërenditëseFormimi i yjeveBelgjikaGreqiaPikësimiJelekuMuhammediInteligjenca artificialeRomeo dhe ZhuljetaEmblema e TiranësAzem ShkreliLista e gjeografive të shteteveSerbiaAeroplaniButrintiFaqja kryesoreHistoria e TiranësKësulëkuqjaDokumentet e Gjuhes ShqipeKalendari katoliko-romak i shenjtorëveShtatë mrekullitë e botës së lashtëThyesaAvni RustemiMutacioniMultiple sklerozaKonventa për të Drejtat e FëmijësFC BarcelonaArbëreshët në ItaliIsmail KadareVullkaniGjon BuzukuLista e kalave në ShqipëriMësimdhënia me bazë kompetenceSabri FejzullahuSistemi i imunitetitUjkuLahutaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiZef PllumiHepatiti BEgla CenoInstrumenti muzikorLufta e ÇanakalasëMuji dhe HaliliBeteja e KosharesVetëtimaLuljaMbiemriKorçaLista e kryeqyteteveSaturniPiramidat e EgjiptitStalaktitet dhe stalagmitetBeratiViktor HygoBimësiaLigjiJaponiaNamazi i AkshamitEritrocitiMiguel de CervantesDita Botërore e MjedisitMartin Luther KingShqipëriaBosnja dhe HercegovinaZgjoi /Hive (film)🡆 More