Lejleku Krahëkuq

Lejleku krahëkuq (Phoenicopterus roseus) është lloji më i përhapur dhe më i madh i familjes së flamingos.

Ajo gjendet në Afrikë, Nënkontinentin Indian, Lindjen e Mesme dhe në Europën jugore.

Lejleku Krahëkuq
Lejleku krahëkuq në Kutch.

Taksonomia

Lejleku krahëkuq u përshkrua nga Peter Simon Pallas në vitin 1811. Më parë mendohej se ishte e njëjta specie si lejleku amerikan (Phoenicopterus ruber), por për shkak të dallimeve në ngjyrën e kokës, qafës, trupit dhe kockës, dy flamingot tani konsiderohen më së shpeshti si specie të ndara. Lejleku krahëkuq nuk ka nënspecie.

Përshkrim

Lejleku krahëkuq është specia më e madhe e flamingos. Gjatësia e saj është mesatarisht 110–150 centimetres (43–59 in) dhe peshon 2–4 kilograms (4.4–8.8 lb). Gjatësia e lejlekut më të madh është regjistruar deri në 187 centimetres (74 in) dhe masa deri në 4.5 kilograms (9.9 lb).

Lejleku Krahëkuq 
Lejlek me pendë gri.

Shpërndarja

Gjendet në vende të Afrikës, Azisë Jugore (Bangladeshi dhe rajonet bregdetare të Pakistanit, Indisë dhe Sri Lankës), Lindjes së Mesme (Bahrein, Qipro, Irak, Iran, Izrael, Kuvajt, Liban, Palestinë, Katar, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Europës jugore (përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Italinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Portugalinë, Spanjën dhe jugun e Francës). Pika më veriore e përhapjes sē tyre është Zwillbrocker Venn në Gjermaninë perëndimore, afër kufirit me Holandën. Ato janë regjistruar duke u shumuar edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe në tre vende të ndryshme në Emiratin e Abu Dhabi. Në Gujarat, një shtet i Indisë, lejlekët mund të vërehen në shenjtëroren e shpendëve Nal Sarovar, faltoren e shpendëve Khijadiya, qytetin Flamingo dhe në shenjtëroren e shpendëve Thol. Ata qëndrojnë atje gjatë gjithë sezonit të dimrit.

Ekologjia

Lejleku krahëkuq banon në balta dhe laguna të cekëta bregdetare me ujë të kripur. Duke përdorur këmbët e tij, zogu e trazon baltën, pastaj thith ujin përmes sqepit të tij dhe filtron jashtë karkaleca të vegjël, fara, alga blu-jeshile, organizma mikroskopikë dhe molusqe. Lejlekët krahëkuq ushqehen me kokën poshtë, dhe nofulla e sipërme është e lëvizshme dhe jo e fiksuar fort në kafkën e saj.

Si të gjithë lejlekët, kjo specie shtron një vezë të vetme të bardhë në një tumë baltë.

Jetëgjatësi

Jetëgjatësia tipike e tyre, sipas kopshtit zoologjik të Bazelit, është mbi 60 vjet. Në natyrë, jetëgjatësia mesatare është 30-40 vjet.

Kërcënimet dhe grabitqarët

E natyrshme

Lejlekët krahëkuq të rritur kanë pak grabitqarë natyrorë. Vezët dhe zogjtë mund të hahen nga grabitqarë si: sorrat, pulëbardhat dhe lejleku marabou (Leptoptilos crumenifer); rreth gjysma e grabitjes së vezëve dhe zogjve më të mëdhenj është nga pulëbardha me këmbë të verdha (Larus michahellis).

Njerëzore

Kërcënimet kryesore për popullatat e lejlekëve janë bakteret, toksinat dhe ndotja në furnizimin me ujë, e cila zakonisht shkaktohet nga kompanitë prodhuese dhe nga cënimi i habitatit të tyre.

Linqe te jashtme

Referime

Tags:

Lejleku Krahëkuq TaksonomiaLejleku Krahëkuq PërshkrimLejleku Krahëkuq ShpërndarjaLejleku Krahëkuq EkologjiaLejleku Krahëkuq JetëgjatësiLejleku Krahëkuq Kërcënimet dhe grabitqarëtLejleku Krahëkuq Linqe te jashtmeLejleku Krahëkuq ReferimeLejleku KrahëkuqAfrikaEvropa JugoreFlamingotLindja e MesmeLloji (biologji)Nënkontinenti

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Romeo VeshajPërcaktoriNexhmije PagarushaKurban BajramiParafjalaLetërsia romantike shqiptareEpitetiAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianIkametiLista e këngëtarëve të muzikës populloreEuthanasiaËFibra optikeHendbollOksigjeniNdajfoljaMuzika shqiptareGjethjaHepatiti BFormat e shtjelluara të foljesRilindja Kombëtare ShqiptareADNFusha magnetikeYlli detarPikësimiKanadajaKlitoriDua LipaSëmundjet e gjakutArtan GrubiRespekt per te moshuarveFabulaArmët e SkënderbeutLidhëza bashkërenditëseTrashëgimia kulturoreIliriaAhmet KrasniqiPejgamberët në IslamMasaDokumentet e Gjuhes ShqipeProblem globalFloraShkodraAli Pashë TepelenaMuzeu i LuvritHistoria e arteveKontinentetParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaTingulliLufta e FtohtëDetiPiramidat e EgjiptitStambolliInsulinaMatematikaMuhammediLojërat Olimpike VeroreHumanizmiFutbolliSistemi diellorMejozaIslami në ShqipëriTermocentraliTigriRacizmiMerkuri (planet)Kuvendi i ShqipërisëHidroenergjiaKanabisi (Drogë)Përcjellësit elektrikUjëvarat e MirushësSkizofreniaQiprojaJashar bej ShkupiHarry PotterPenisiZambakuJaponiaGraviteti🡆 More