Kualifikueset e UEFA Euro 2024 është një kompeticion futbolli e cila po luhet nga marsi 2023 e deri në nëntor 2023 për të vendosur ekipet kombëtare të UEFAs që do të marrin pjesë në UEFA Euro 2024 në Gjermani.
Ky kompeticion është i lidhur me UEFA Ligën e Kombeve 2022–23, e cila i jep një mundësi të dytë ekipeve për t'u kualifikuar në turnament.
Nëse dy ose më shumë skuadra janë të barabarta në pikë pas përfundimit të ndeshjeve në grup, zbatohen kriteret e mëposhtme të barazimit:
Numri më i madh i pikëve të marra në ndeshjet e luajtura mes skuadrave në fjalë;
Ndryshesa e golave më e mirë në ndeshjet e luajtura mes skuadrave në fjalë;
Numri më i madh i golave të shënuar në ndeshjet e luajtura nga skuadrat në fjalë;
Nëse, pasi të jenë zbatuar kriteret 1 deri në 3, skuadrat kanë ende një renditje të barabartë, kriteret 1 deri në 3 rizbatohen ekskluzivisht në ndeshjet ndërmjet skuadrave në fjalë për të përcaktuar renditjen e tyre përfundimtare. Nëse kjo procedurë nuk çon në një vendim, zbatohen kriteret 5 deri në 11;
Ndryshesa e golave më e mirë në të gjitha ndeshjet e grupit;
Numri më i madh i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit;
Numri më i madh i golave të shënuar si mysafirë në të gjitha ndeshjet e grupit;
Numri më i madh i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupit;
Numri më i madh i fitoreve jashtë fushe në të gjitha ndeshjet e grupit;
Sjellje e ndershme në të gjitha ndeshjet e grupit (1 pikë për një karton të verdhë të vetëm, 3 pikë për një karton të kuq si pasojë e dy kartonëve të verdhë, 3 pikë për një karton të kuq direkt, 4 pikë për një karton të verdhë pasuar nga një karton i kuq direkt );
Pozicioni në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s .
Planshtrimi
Faza
Dita e ndeshjes
Datat
Faza e grupeve kualifikuese
Ndeshja 1
23–25 mars 2023
Ndeshja 2
26–28 mars 2023
Ndeshja 3
16–17 qershor 2023
Ndeshja 4
19–20 qershor 2023
Ndeshja 5
7–9 shtator 2023
Ndeshja 6
10–12 shtator 2023
Ndeshja 7
12–14 tetor 2023
Ndeshja 8
15–17 tetor 2023
Ndeshja 9
15–18 nëntor 2023 [note 1]
Ndeshja 10
19–21 nëntor 2023
Play-off-et
Gjysmëfinalet
21 mars 2024
finalet
26 mars 2024
Vazot
Ekipet u renditën në bazë të renditjes së përgjithshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s të shtatorit 2022. Ekipet në të trasha janë kualifikuar në turnamentin final.
Lista e ndeshjeve u konfirmua nga UEFA më 10 tetor 2022, një ditë pas shortit. Orari u publikua fillimisht në ditën e shortit, por u tërhoq menjëherë pasi u shpërnda për shkak të një çështjeje të supozuar kalendarike. Megjithatë, UEFA përfundimisht konfirmoi orarin fillestar të nesërmen, pa asnjë ndryshim. Ndeshjet e grupeve zhvillohen nga data 23 mars deri më 21 nëntor 2023.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kualifikueset e UEFA Euro 2024, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.