Inteligjenca Emocionale

Inteligjenca emocionale (IE) ose lidershipi emocional (LE) është aftësia e individëve për të njohur emocionet e tyre dhe ato të të tjerëve, duke dalluar madje edhe ndryshimet në mes të nuancave të ndryshme të ndjenjave dhe vlerësimin e tyre në mënyrë të përshtatshme, përdorimin e informacionit emocional në orientimin e të menduarit dhe të sjelljeve, ashtu si dhe menaxhimin dhe/ose rregullimin e emocioneve në raport me mjedisin ose për të arritur synim(et).

Përmbledhje

Edhe pse termi për herë të parë u shfaq në vitin 1964 në një letër të shkruar nga Michael Beldoch, ajo fitoi popullaritet vetëm në vitin 1995, në librin me këtë titull, shkruar nga autori dhe gazetari i shkencës Daniel Goleman. Që nga kjo kohë, inteligjenca emocionale (IE), dhe analiza e Golemanit janë kritikuar brenda komunitetit shkencor, pavarësisht raporteve të popullaritetit të saj.

    Komponentet

Sipas Daniel Goleman inteligjenca emocionale përbëhet prej pesë komponentësh e që janë: 1) vetëdija vetjake, 2) vetë-rregullimi, 3) vetë-motivimi, 4) empatia (ndjeshmëria) dhe 5) aftësitë shoqërore.

  1. Vetëdija vetjake nënkupton që individi njeh shumë mirë emocionet e veta, pikat e forta e të dobëta të tijat, si dhe nevojat stimujt që e shtyjnë përpara. Njerëz që zotërojnë një nivel të lartë të vetëdijes vetjake janë të zotë të kuptojnë sesi ndjenjat e tyre ndikojnë tek ata vetë, te të tjerët dhe tek performanca në punë (Goleman, 1998).
  2. Vetë-rregullimi përfaqëson komponentin e dytë të inteligjencës emocionale, që nënkupton aftësinë e individit për të menaxhuar gjendjet e impulset e tij brenda vetes, si dhe atë për të menaxhuar burimet e veta (Goleman, 1995 cituar nga Munsten et al., 2003). Ai i përngjet një bisede të vazhdueshme të individëve me vetveten, ku këta të fundit humorin dhe impulset emocionale negative i ndjejnë njëlloj si të gjithë të tjerët, por në ndryshim prej tyre janë më të zotë për t’i kontrolluar e madje për t’i përdorur ato në mënyrë të dobishme (Goleman, 1998).
  3. Vetë-Motivimi përbën kompetencën e tretë që duhet të zotërojë një individ për t’u konsideruar emocionalisht inteligjent. Ai përfaqëson kontrollin e tendencave emocionale të cilat çojnë ose lehtësojnë arritjen e qëllimeve (Goleman, 1995 cituar nga Munsten et al., 2003). Individët që zotërojnë këtë kompetencë nuk motivohen nga një pagë apo një status më i lartë si shumica e njerëzve, përkundrazi ata i motivon pasioni për punën dhe tendenca për të arritur rezultate sa më të larta, përtej pritshmërive të tyre dhe të të tjerëve. Për më tepër ata i karakterizon optimizmi dhe përkushtimi ndaj organizatës, madje edhe në situata të vështira (Goleman, 1998).
  4. Empatia (ose ndjeshmëria) nga ana tjetër, nënkupton të qënit i vetëdijshëm për ndjenjat, nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve (Goleman, 29 1995 cituar nga Munsten et al., 2003) dhe aftësinë për t’i trajtuar njerëzit bazuar në reagimet e tyre emocionale (Goleman, 1998). E parë nga këndvështrimi i një lideri kjo do të thotë të marrësh në konsideratë ndjenjat e njerëzve krahas faktorëve të tjerë teksa merr vendime inteligjente (Goleman, 1998).
  5. Aftësia shoqërore - njerëzit që e zotërojnë këtë kompetencë kanë shumë njohje, përpiqen të gjejnë pika e interesa të përbashkëta me të tjerët dhe besojnë në bindjen se gjërat nuk mund të bëhen vetëm. Për këtë ata ndërtojnë marrëdhënie të mira me të tjerët, gjë që më pas i ndihmon të udheheqin të tjerët në drejtimin e deshiruar (Goleman, 1998).

Faktorët

Në vitin 1996 Reuven Bar-Oni paraqiti edhe modelin e tij prej 15 faktorëve të inteligjencës i njohur ndryshe edhe si Modeli 15 faktorësh i Bar-Onit. Sipas Reuven Bar-Onit këta 15 faktorë janë:

  1. Vetëvlerësimi
  2. Vetëndërgjegjësimi emocional
  3. Këmbëngulësia/Vetëshprehja emocionale
  4. Pavarësia
  5. Empatia
  6. Përgjegjësia sociale
  7. Marrëdhëniet ndërpersonale
  8. Rezistenca ndaj stresit
  9. Kontrollimi i impulseve
  10. Vlerësimi i realitetit
  11. Fleksibiliteti
  12. Zgjidhja e problemeve
  13. Vetaktualizimi
  14. Optimizmi
  15. Lumturia/mirëqenia

Shih edhe

Referime

Tags:

Inteligjenca Emocionale PërmbledhjeInteligjenca Emocionale FaktorëtInteligjenca Emocionale Shih edheInteligjenca Emocionale ReferimeInteligjenca EmocionaleEmocioni

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Princesha ArgjiroMetaletShqiptarët në Maqedoninë e VeriutTenisiDukuritë kapilareMehmed pashë BushatlliuKultura e ShqipërisëShtetet e Bashkuara të AmerikësShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreDrogaSistemi nervorLëkuraHënaMejozaMaqedonia e VeriutTermocentraliGjallesat në zhdukjeKoreja e JugutAmerika JugoreBebe RexhaKarizmaElvana GjataDuhaniShenjat astrologjikeSinjalet rrugore në ShqipëriInternetiKalaja e LezhësBifurkacioni i lumit të NerodimësRrotullimi i Tokës rreth DiellitBuallicaAlfabeti shqipTurizmi në ShqipëriGjirokastraKoço GliozheniSistemi i organeve të frymëmarrjesVoskopojaAjriBimët me farëËNeptuniNdre MjedaDua LipaKaratiHistoria e arteveMuji dhe HaliliHistoria e fesë islameHidrocentraletParisiShtatë mrekullitë e botës së lashtëIsmail QemaliTë drejtat e graveHerodotiRrezet ultravjollcëMatematikaFatos ArapiKlitoriAutizmiTom SojerEli FaraHIV/AIDSRrotullimi i TokësIrakuPjetër BogdaniTelefoniQyteti i KukesitForcaMitrush KuteliRiciklimiAriuPasaporta e ShqipërisëGjithësiaApoloniaBeratiLista e festave në ShqipëriEmigrimiLista e aktorëve të teatrit shqiptarMushkëriaMasturbimi🡆 More