Kombëtarja Portugeze e Futbollit (Portugalisht: Seleção Portuguesa de Futebol) përfaqëson Portugalinë në futbollin ndërkombëtar që nga viti 1921.
Stadiumi i skuadrës është Estádio Nacional në Oeiras.Suksesin më të madh Kombëtarja Portugeze e kishte në vitin 2016 ku arriti të fitonte kompeticionin europian UEFA Euro 2016 , lojtari më i dalluar Cristiano Ronaldo-(5 Gola)-Kapiteni. Në vitin 2017 në Kupën e Konfederatave,Portugalia si debutuese arriti të zë vendin e 3të pasi u mund nga Kili në gjysëm finale. Dhe fitoi ndaj Meksikës për vendin e 3të me rezultat 2:1.
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
---|---|---|---|
Aktual | Rënditja e FIFAs | ||
Më i lartë | 3 | ||
Më i ulët | 43 |
Pavarësisht një fillimi të ngadaltë, Portugalia e drejtuar nga Bento u kualifikua për në UEFA Euro 2012. Ata ranë në një grup me Gjermaninë, Danimarkën dhe Holandën, i konsideruar gjërësisht si "grupi i vdekjes". Ekipi u mposht 1–0 nga Gjermania në ndeshjen e parë, por fitoi 3–2 kundër Danimarkës në të dytën. Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Holandës, mesfushori Rafael van der Vaart i dha avantazhin Holandës, por një dygolësh i Ronaldos i fitoi ndeshjen Portugalisë 2–1. Ata e mbyllën grupin në vendin e dytë, duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Në çerek-finale, ekipi fitoi minimalisht 1–0 kundër Republikës Çeke falë një gol me kokë të Ronaldos. Në gjysëm-finalen ndaj Spanjës, koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola, kurse në gjuajtjet e penalltive, Portugalia u eliminua me rezultatin 4–2.
Në kualifikueset e Kupës së Botës, Portugalia fitoi 4–2 në play-off kundër Suedisë, me të katër golat e shënuar nga Ronaldo. Ata u vendosën në Grupin G sëbashku me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Ganën. Në ndeshjen e parë të grupit ata pësuan distaftën më të rënë në një Kupë Bote duke u mposhtur 4–0 nga Gjermania. Portugalia më pas barazoi 2–2 me Shtetet e Bashkuara dhe fitoi 2–1 me Ganën, por u eliminua se kishte golavarazh më negativ krahasuar me amerikanët.
Portugalia filloi fushatën kualifikuese të Euro 2016 me një humbje 1–0 në shtëpi nga Shqipëria, që solli dhe shkarkimin e trajnerit Bento që u zëvëndësua nga Fernando Santos në shtator 2014. Megjithatë, ekipi u kualifikua dhe u vendos në Grupin F sëbashku me ekipin debutues Islanda, Austrinë dhe Hungarinë; ekipi i barazoi të tre ndeshjet në grup, por u kualifikua si ekipi i tretë më i mirë i ekipeve të vendeve të treta. Portugalia mposhti Kroacinë në raundin e 16-tave me një gol të Ricardo Quaresma në kohën shtesë. Portugalia arriti gjysëm-finalen pasi eliminuan Poloninë 5–3 me penallti. Në gjysëm-finale, golat e Ronaldos dhe Nanit i dhanë fitoren Portugalisë 2–0 kundër Uellsit, duke arritur finalen e Stade de France kundër vendit organizator Francës. Në finale, Ronaldo u dëmtua në fazat e para të ndeshjes dhe u zëvëndësua; zëvëndësuesi Eder shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 109të. Ronaldo fitoi Këpucën e Argjendë me tre gola të shënuar dhe tre asiste.
Pas triumfit në Euro 2016, Portugalia mori pjesë në FIFA Kupën e Konfederatave 2017, ku ata përfunduan të tretët. Në Kupën e Botës 2018, Portugalia u eliminua në raundin e 16-tave nga Uruguaji.
Portugalia fitoi UEFA Ligën e Kombeve 2018–19 duke mposhtur Holandën me rezultatin 1–0 në finale.
1966 Home | 1966 Away | 1984 Home | 1986 Home | 1986 Away | 1996 Home | 1996 Away |
1998 Home | 1998 Away | 2000 Home | 2000 Away | 2002 Home | 2002 Away | 2004 Home |
2004 Away | 2006 Home | 2006 Away | 2008 Home | 2008 Away | 2010 Home | 2010 Away |
2012 Home | 2012 Away | 2013 Away | 2014 Home | 2014 Away | 2015 Away | 2016 Home |
2016 Away |
# | Emri | Gola | Ndeshje | Mesatarja | Nd. e parë | Nd. e fundit |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Cristiano Ronaldo | 52 | 110 | 0.45 | 20 gusht 2003 | 5 Nëntor 2017 |
2 | Pauleta | 47 | 88 | 0.53 | 20 gusht 1997 | 8 korrik 2006 |
3 | Eusébio | 41 | 64 | 0.64 | 8 tetor 1961 | 13 tetor 1973 |
4 | Luís Figo | 32 | 127 | 0.25 | 12 tetor 1991 | 8 korrik 2006 |
5 | Nuno Gomes | 29 | 79 | 0.37 | 24 janar 1996 | 11 tetor 2011 |
6 | Hélder Postiga | 27 | 66 | 0.41 | 13 qershor 2003 | 15 nëntor 2013 |
7 | Rui Costa | 26 | 94 | 0.28 | 31 Mars 1993 | 4 korrik 2004 |
8 | João Pinto | 23 | 81 | 0.28 | 12 tetor 1991 | 14 qershor 2002 |
9 | Nené | 22 | 66 | 0.33 | 21 prill 1971 | 23 qershor 1984 |
Simão | 22 | 85 | 0.26 | 18 tetor 1998 | 29 qershor 2010 |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kombëtarja portugeze e futbollit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.