Kategoria E Parë 1966-67

Statistika të Kategorisë së Parë në sezonin 1966-67.

Kategoria Superiore 1966-67
Sezoni 1966-67
Fituesi Dinamo
Golshënuesi
më i mirë
Medin Zhega (Vllaznia)
‹‹ Kategoria e Parë 1965-66 Kategoria e Parë
1968
 ››

Ky ishte Kampionati i 32-të i Shqipërisë. Nisi më 1966 dhe përfundoi më 1967. Ky kampionat nuk është njohur zyrtarisht nga UEFA.

Klasifikimi dhe rezultatet*

Rendi Skuadra N F B H G.SH G.P Pikë
1 Dinamo 22 17 4 1 59 19 38
2 17 Nëntori* 19 15 3 1 42 14 33
3 Besa 22 9 8 5 23 15 26
4 Skënderbeu 22 9 7 6 24 13 25
5 Partizani* 19 9 7 3 36 18 25
6 Vllaznia 22 10 5 7 33 29 25
7 Tomori 22 7 5 10 20 27 19
8 Labinoti 22 6 5 11 18 30 17
9 Lokomotiva 22 3 10 9 13 24 16
10 Traktori 22 4 8 10 19 34 16
11 Flamurtari 22 2 8 12 19 38 12
12 KS Luftëtari 22 2 6 14 13 46 10

Titulli i turpit

Ishte 24 Qershor, 1967. Tirana dhe Partizani sapo luajtën ndeshjen derbi të javës së 19të të kampionatit. Ndeshja u luajt deri në fund dhe përfundoi 2-1 me fitoren e Tiranës. Tifozët po largoheshin paqësisht nga stadiumi dhe, pasi lojtarët u futën në dhomat e zhveshjeve, dy lojtarë kundërshtarë të klubeve përkatëse patën një debat loje i cili u mbyll aty për aty.

Ishte vërtet një habi e madhe të shihje të nesërmen disa nga titujt e faqeve kryesore të gazetaveː "Me vendim të Federatës, Tirana dhe Partizani humbin në tavolinë ndeshjen 0-3, u hiqen nga 3 pikë dhe humbin 0-3 të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit". Shumë pyesninː "Çfarë ndodhi? Ndeshja u luajt në fushë deri në fund, prodhoi plot emocione e gola dhe tifozët e pranuan paqësisht rezultatin final. Çfarë paskan bërë ekipet që të marrin një dënim kaq të rëndë?"

U bë gjithsesi e qartë disa ditë më pasː vendimi që dënon kaq rëndë ekipet u mor nga Ministria e Brendshme dhe iu kalua më pas për ekzekutim Federatës së Futbollit. Ngaqë Partizani ishte gjithsesi larg luftës për titull duke konsideruar distancën me pikë nga kreu, e vetmja rrugë që Dinamo të fitonte kampionatin do të ishte ndëshkimi i Tiranës - kryesuesve në tabelë. Më së fundi u gjet dhe justifikimi i duhur, duke u marrë si shkak debati i dy lojtarëve në fjalë në dhomat e zhveshjes. E vërteta ishte se Ministria e Brendshme nuk e suportonte dot faktin që Tirana po shpallej kampione për herë të tretë rresht, në vend që ky nder ti takonte njërit nga ekipet e ministrive. Llogaritë ishin bërë me kohëː duke iu hequr këto pikë Tiranës, Dinamo e kishte mundësinë që nga ndeshjet e mbetura ta kalonte në tabelë duke fituar dhe titullin. Në këtë mënyrë, Dinamo, e ndodhur deri në atë moment pas Tiranës (17 Nëntorit të atëhershëm) në renditje, i fitoi ndeshjet e mbetura dhe iu dha titulli kampionǃ Gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, trajneri i Dinamos, Skënder Jareci refuzoi ta ngrejë atë gjatë xhiros tradicionale të nderit, duke cituar se Dinamo nuk e meritonte në të vërtetë atë trofe.

Ky ishte një turp i madh për futbollin shqiptar, i një dimensioni të tillë që UEFA refuzoi ta njihte (ende nuk njihet zyrtarisht) atë kampionat. Sezonin e ardhshëm, për shkak të kësaj farse të turpshme, UEFA i mohoi ekipit shqiptar pjesëmarrjen në Kupën Europiane (sot Liga e Kampioneve); kundërshtari i tyre, Braunschweig, kaloi turin pa luajtur.

Gjatë epokës së Komunizmit, shumë talente të Tiranës (si dhe klubeve të tjera elitare të rretheve), me urdhër të Byrosë Politike, detyroheshin të linin klubet e tyre e të luanin për Dinamon dhe Partizanin. Disa nga rrethanat që i bënin këta lojtarë të luanin për këto ekipe ishin ose shërbimi i detyruar ushtarak "në shërbim të Atdheut", ose kërcënimi se do tu mbyllej përgjithmonë karriera futbollistike nëse nuk i shërbenin Partizanit apo Dinamos.

Përbërja e skuadrës fituese

1. Dinamo Tirana

Jani Rama, Andrea Bardhoshi, Frederik Gjinali, Mikail Stamo, Naim Hushi, Lorenc Vorfi, Iljaz Ceco, Taip Cutra, Medin Zhega, Saimir Dauti, Janaq Saraci, Clirim Hysi, Foto Stamo, Gani Xhafa, Xhevahir Taushani, Ibrahim Kodra, Durim Shehu, Namik Jareci, Ivan Loli, Shusja, Bujar Hyka, Durim Bako, Koco Dinella, Bulku, Popa, Shpetim Hoxha, Edmond Dilaveri, Mehdi Bushati, Faruk Sejdini. Trajner: Skender Jareci.

Literatura

  • Giovanni Armillotta: Almanaku i kategorisë së dytë (1930/2008-09) dhe i futbollit shqiptar. ARACNE EDITRICE S.r.l., Tirana 2009.
  • Besnik Dizdari: Historia e Kampionateve të Shqipërise – Libri i parë: Vitet '30. Albin, Tirana 1999, ISBN 99927-32-25-3.

Referime

Tags:

Kategoria E Parë 1966-67 Klasifikimi dhe rezultatet*Kategoria E Parë 1966-67 Titulli i turpitKategoria E Parë 1966-67 Përbërja e skuadrës fitueseKategoria E Parë 1966-67 LiteraturaKategoria E Parë 1966-67 ReferimeKategoria E Parë 1966-67Kategoria Superiore

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kështjella (Ismail Kadare)PubertetiMuzika populloreElhamdulilahKanceri i gjiritÇifteliaTeoria e probabilitetitZeusiIsak NjutoniDibraBakriLista e lojtarëve ndërkombëtarë të ShqipërisëHidrokarburetMonarkiaAjriDemografia e PolonisëMitologjia grekeRrotullimi i Tokës rreth DiellitAlkanetBazatFiset ilireNATOAlgjebraShqiptarëtMejozaAtmosferaMali i ZiKuvendi i VlorësKuzhina shqiptareAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianVjosaSerbiaGjeografia e GjermanisëPushtimi italian i ShqipërisëNamazi i SabahutTermodinamikaMaqedonia e VeriutMigrimetEmigrimiEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriRadha e veprimeve matematikoreAdelina MamaqiBarack ObamaDëgjimiBalli KombëtarShpejtësiaArsimi në ShqipëriGravitetiLista e viteveShtetiHipofizaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenVeprat kushtuar SkënderbeutGjitariFibroza kistikeHurmaSarandaRajoni JuglindorMagnetiKlonimiDaulljaBjellorusiaLlojet e vargjevLista e lumenjve në ShqipëriStresiMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëLuljaElektricitetiMeshariEtikaRimaMartti AhtisaariPjesëzaKëngët e MilosaosEvropa JugoreEnkelejd AlibeajHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)🡆 More