Kampionati Botëror I Formula Një 2011

Kampionati Botëror i Formula Një 2011 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 62të i Kampionatit Botëror të Formula Një.

Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzetenjë Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit, që nisi në Australi më 27 mars dhe përfundoi në Brazil më 27 nëntor.

Kampionati Botëror I Formula Një 2011

Formula 12011
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 19
Piloti kampion Sebastian Vettel
Ekipi kampion Red Bull Racing
Koment: Vettel fitoi titullin e dytë rresht në karrierë.
Përdorimi i stampës

Pirelli u rikthye në Formula Një si furnizues gomash për të gjitha ekipet, duke zëvëndësuar Bridgestone; ky ishte rikthimi i parë i Pirellit që nga sezoni 1991. Kalendari pati disa ndryshime: Çmimi i madh i Bahrainit u anullua për shkak të protestave civile në vënd, kurse më 30 tetor u zhvillua për herë të parë edhe Çmimi i madh i Indisë.

Sebastian Vettel e nisi sezonin si kampioni në fuqi pasi siguroi titullin e parë kampion për pilot në Çmimin e madh të Abu Dabit 2010. Ekipi i tij, Red Bull Racing, gjithashtu e nisi sezonin si kampioni në fuqi për titullin e konstruktorëve pasi siguroi titullin e parë në Çmimin e madh të Brazilit 2010.

Vettel arriti të mbrojë titullin në mënyrë të suksesshme, duke mbledhur gjithsej 392 pikë, plot 122 më shumë se piloti i McLaren Jenson Button. Ai e siguroi këtë gjë në Çmimin e madh të Japonisë, duke u bërë piloti më i ri në moshën 24 vjeç e 98 ditë, që fiton dy tituj kampion rresht, duke thyer rekordin e spanjollit Fernando Alonso. Red Bull Racing gjithashtu mbrojti titullin në mënyrë dominuese, duke fituar 650 pikë, duke lënë mbrapa ekipin britanik McLaren me 497 pikë.

Referime

Tags:

Formula NjëFédération Internationale de l'Automobile

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DardanëtShtetet anëtare të Bashkimit EvropianArtizanati ShqiptarOksigjeniFazat e Rilindjes ShqiptareMetaforaApolonia25 PrillShkupiDrini i BardhëLumi i DrinitMaltaZgjoi /Hive (film)Dialektet e gjuhës shqipeParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaZhurmat në veshSaturniGegërishtjaFosiletKanceri i gjiritLindja e parakohshmeAcidet dhe BazatDeti AdriatikForca e Sigurisë së KosovësPëremriMartin Luther KingKonventa për të Drejtat e FëmijësElefantiGjeografia e ShqipërisëRadha e veprimeve matematikoreRomaForcat e Armatosura të ShqipërisëNaum VeqilharxhiFruthiEpitetiRusiaTrekëndëshiKalaja e GjirokastrësKristaletFlamuri i KosovësHumanizmiSëmundja e LeukemisëPejgamberët në IslamFoshnjaNjësia matëseNdërtimi i brendshëm i TokësAbdyl FrashëriPaneli diellorJupiteriRrotullimi i Tokës rreth DiellitDhelpraLetërsia e vjetër shqiptareVera (stinë)TuberkuloziLufta e Parë BotëroreVenaDemografia e ShqipërisëËndrraShkrimet e para shqipeEozinofiliaRryma elektrikeAzia LindorePirja e duhanitReal Madrid C.F.Bimët me farëLidhëzaAnemia24 PrillUjëvarat e MirushësKalaja e KrujësAeroplaniTiroidetNënë TerezaThyesaFibroza kistikeNdotja e ajritMajlinda Kelmendi🡆 More