Connecticut (shqiptimi: Kënetikët; në shqip shpesh: Keneriket) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndodhet në rajonin e Anglisë së Re.
Ai kufizohet nga Rhode Island në lindje, Massachusetts në veri dhe shtetin e Nju Jork-ut në perëndim dhe në jug. Kryeqyteti i Kënetikëtit është Hartford.
Kënetikët Connecticut | |
---|---|
Shteti i Kënetikët | |
Nofka(t):
| |
Parimet:
| |
Himni: "Yankee Doodle" | |
Vendi | Shtetet e Bashkuara |
Para shtetësisë | Kolonia e Connecticut |
U pranua në Bashkim | 9 janar 1788 (5-të) |
Kryeqyteti | Hartford |
Qyteti më i madh | Bridgeport |
Metroja më e madhe dhe zonat urbane | Nju Jorku i Madh (kombinuar) Hartfordi i Madh (metro dhe urban) |
Qeveria | |
• Guvernatori | Ned Lamont (D) |
• Guvernatori toger | Susan Bysiewicz (D) |
Legjislatura | Asambleja e Përgjithshme e Connecticut |
• Dhoma e sipërme | Senati i Connecticut |
• Dhoma e ulët | Dhoma e Përfaqësuesve të Connecticut |
Gjyqësori | Gjykata e Lartë e Connecticut |
Senatorët amerikan | Richard Blumenthal (D) Chris Murphy (D) |
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA | 5 Demokratë (lista) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 5.567 sq mi (14.357 km2) |
• Sipërfaqe tokësore | 4.849 sq mi (12.559 km2) |
• Sipërfaqe ujore | 698 sq mi (1.809 km2) 12.6% |
Sipërfaqja vendi | 48-të |
Dimensionet | |
• Gjatësia | 70 mi (113 km) |
• Gjerësia | 110 mi (177 km) |
Lartësia mbidetare | 500 ft (150 m) |
Lartësia më e lartë (Kufiri i Massachusetts në shpatin jugor të Malit Frissell) | 2.379 ft (725 m) |
Lartësia më e ulët (Long Island Sound) | 0 ft (0 m) |
Popullsia (2020) | |
• Gjithsej | 3.605.944 |
• Vendi | 29-të |
• Dendësia | 739/sq mi (285/km2) |
• Dendësia vendi | 4-të |
• Të ardhurat mesatare shtëpiake | $79,900 |
• Të ardhurat vendi | 6-të |
Emri i banorëve |
|
Gjuha | |
• Gjuha zyrtare | S'ka |
Zona kohore | UTC– 05:00 (Lindore) |
• Verës (DST) | UTC– 04:00 (EDT) |
Shkurtesa USPS | CT |
Kodi ISO 3166 | US-CT |
Shkurtesa tradicionale | Conn. |
Gjerësia gjeografike | 40°58′ N to 42°03′ N |
Gjatësia gjeografike | 71°47′ W to 73°44′ W |
Faqja zyrtare | portal |
Connecticut është shteti i tretë më i vogël për nga sipërfaqja dhe i 29-ti për nga popullsia ndër 50 shtetet e SHBA-së. Ai ishte me ndikim në zhvillimin e qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.
Banorët e parë të Konektikatit ishin holandezë. Ata krijuan një vendbanim të përkohshëm në Hartfordin e sotëm, në bashkimin e lumenjve Park dhe Connecticut. Ky vendbanim u quajt Huys de Goede Hoop. Fillimisht, gjysma e Konektikatit ishte pjesë e kolonisë holandeze Holanda e Re, e cila përfshinte pjesën më të madhe të tokës midis lumenjve të Konektikatit dhe Delauerës. Vendbanimet e para të mëdha u krijuan në vitet 1630 nga Anglia. Thomas Hooker udhëhoqi një grup pasuesish të tij nga Kolonia e Gjirit të Massachusetts dhe themeloi atë që u bë Kolonia e Konektikatit. Kolonë të tjerë nga Massachusetts krijuan koloninë Saybrook dhe New Haven. Kolonitë Connecticut dhe New Haven krijuan dokumente të Ligjeve Bazë, të konsideruara si kushtetutat e para në Amerikën e Veriut. Në vitin 1662, të tre kolonitë u bashkuan nën një kartë mbretërore, duke e bërë Konektikatin një koloni të kurorës. Kjo koloni ishte një nga 13 kolonitë që u revoltuan kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan.
Lumi i Konektikatit, lumi Thames dhe portet përgjatë Long Island Sound i kanë dhënë Konektikatit një traditë të fortë detare e cila vazhdon edhe sot. Shteti gjithashtu ka një histori të gjatë të pranisë së industrisë së shërbimeve financiare, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve në Hartford dhe fondacionet finabciare në Qarkun Fairfield.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kënetikët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.