Jonida Maliqi (e lindur më 26 mars 1983 në Tiranë) është një këngëtare dhe prezantuese shqiptare.
Jonida Maliqi | |
---|---|
Background information | |
Lindi | Tiranë, Shqipëri | 26 mars 1983
Zhanret |
|
| |
Vitet aktik | 1995–prezent |
Website | www.jonidamaliqi.com |
Jonida Maliqi filloi karrierën e saj të këngës në Festivalin e Këngës kur ishte 13 vjeç me këngën "Planeti i fëmijëve", në një duet me Aleksandër Rrapin. Në vitin 1997 ajo kthehet në Festival me një tjetër duet, këtë herë me Kastriot Tushën, një këngë kushtuar Nënë Terezës. Karriera e saj solo filloi në vitin 1999, me këngën e saj "Do jetoj pa ty", duke fituar vendin e dytë në festival.
Maliqi është gjithashtu e njohur për portretizimin e Zhulietës në versionin shqiptar të muzikalit të njohur Romeo dhe Zhulieta, së bashku me Alban Skënderaj. Ajo ishte prezantuese në sezonin e katërt të Dancing with the Stars Albania, gjithashtu ka qenë pjesë e jurisë në sezonin e pestë të The Voice of Albania në 2016.
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
1999 | "Do jetoj pa ty" | Çmimi i dytë | Fitues/e |
2004 | "Frikem se më pëlqen" | Çmimi i tretë | Fitues/e |
2018 | "Ktheju Tokës" | Çmimi i parë | Fitues/e |
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2003 | "Vetëm një natë" | Performanca më e mirë | Fitues/e |
2004 | "Nuk kam faj qe roberoje" | Çmimi Etno Music | Fitues/e |
2005 | "Papagalli i dashurisë" | Performuesja më e mirë | Fitues/e |
2008 | "Njëri nga ata" | Çmimi i parë | Fitues/e |
Çmimi 10 vjet histori | Fitues/e | ||
2011 | "Thesar pa emër" | Çmimi Cesk Zadeja | Fitues/e |
2013 | "Ti" | Çmimi Jon Music | Fitues/e |
Video Fest Awards
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2014 | "Sonte" (ft. Dj Blunt & Real) | Bashkëpunimi më i mirë | Kandidat/e |
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2006 | "Forca e femrës" (ft.Tuna) | Best Female | Fitues/e |
2010 | "Sot t'i japim fund" (ft. Big Basta) | Best Pop R&B | Fitues/e |
Zhurma Show Awards
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2015 | "Jam bërë si ti" | Performuesja më e mirë | Kandidat/e |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Jonida Maliqi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.