Alban Skënderaj (lindur më 20 prill 1982) është këngëtar dhe kantautor i mirënjohur shqiptar i brezit mbas viteve 1990.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Alban Skënderaj | |
---|---|
Lindi | 20 prill 1982 |
Origjina | Lushnjë, Shqipëri |
Zhanret | pop, Pop rock |
këngëtar | |
Instrument(et) | kitarë |
Vitet aktik | 2004-vijon |
Alban Skënderaj lindi më 20 prill të vitit 1982 në Lushnje, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar. Babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku edhe lindi Albani. Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku Albani kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai beri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobiliesh tip antikuariati. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitetet muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2005 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH, por nuk u pranua.
Këngëtari vlonjat Alban Skenderaj shkon më në fund në Kosovë, ku me këtë rast pritet që të mbajë një numër koncertesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetё këngëtari, gjatë një interviste për “Koha Vision”. Gjithashtu, ai ka promovuar albumin e tij më të ri, që tashmë është në treg. Ka shumë adhurues në Kosovë e për këtë flet më mirë turi që mori këngëtari në 21 gusht 2008.
Ai tani jeton ne Gjermani dhe është i fejuar me këngëtaren Miriam Cani, vajza nga Elbasani u bë e njohur në Gjermani si këngëtare e grupit “Preluders”, që bëri bujë në gjithë Evropën, ndërsa Alban Skenderaj mori një famë të menjëhershme pas pjesëmarrjes në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”. Alban Skënderaj është këngëtar shqiptar pop rock fitues dy herë i Top Fest.
March 29 - Club Manssion - NYC 530 W28th St New York, NY 10001
April 3 - Villa Bianca 312 Roosevelt Dr Seymour, CT 06483
April 5 - Paradise Banquet & Convention Centre 7601 Jane St Concord, ON L4K 1X2
Tingujt e Ditarit Tim - Koncerti i tij më i madh, një koncert akustik i kategorisë unplugged, shfaqur deri tani tre netë radhazi në Tiranë dhe dy netë radhazi në Gjakovë.
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Alban Skënderaj, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.