Festivali I 59-Të I Këngës Në Rtsh

Festivali i Këngës 2020 ishte edicioni i 59-të i konkursit vjetor të muzikës shqiptare Festivali i Këngës.

Ai u organizua nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) në mjedis të hapur te Sheshi Italia në Tiranë, Shqipëri dhe u përbë nga dy gjysmëfinale më 21 dhe 22 dhjetor dhe finalja më 23 dhjetor 2020. Të tri netët live u prezantuan nga Jonida Vokshi dhe Bledi Salaj.

Festivali i Këngës në RTSH 2020
Datat
Gjysmëfinalja e parë21 dhjetor 2020
Gjysmëfinalja e dytë22 dhjetor 2020
Finalja23 dhjetor 2020
Pritës
VendiSheshi Italia, Tiranë
PrezantuesBlendi Salaj
Jonida Vokshi
Transmetuesi pritësRadio Televizioni Shqiptar (RTSH)
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve26
Votimi
Kënga fituese"Karma" nga Anxhela Peristeri

Për shkak të pandemisë së COVID-19, gara nuk u mbajt me orkestrën simfonike si zakonisht dhe nuk u mbajt në Pallatin e Kongreseve si zakonisht, por në mjedis të hapur në Sheshin Italia. Anxhela Peristeri me këngën "Karma" u shpall fituese e konkursit dhe prandaj do ta përfaqësojë ShqipërinëFestivalin Evropian të Këngës 2021Roterdam, Holandë.

Formati

Edicioni i 59-të i Festivali i Këngës do të organizohet nga transmetuesi kombëtar i Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), në mënyrë që të përcaktojë përfaqësuesin e tyre për Festivalin Evropian i Këngës 2021. Për shkak të pandemisë, ndryshe nga herët e tjera, do të zhvillohet në Sheshin Italia në Tiranë .

Natën e parë do të prezantohen për publikun të 26 këngët pjesëmarrëse,të cilat natën e dytë do të vijnë në një frymë tjetër. Juria e Festivalit do të jetë vetëm me anëtarë shqiptarë, njohës të mirë të këngës dhe tekstit, nën shembullin e komisionit që përzgjodhi 26 këngët pjesëmarrëse në RTSH.

Garuesit

Më 28 tetor 2020, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) publikoi një listë preliminare të përbërë nga njëzet e gjashtë artistë dhe këngë renditur me një panel jurie, që përbëhet nga Agim Doçi, Alma Bektashi, Eugent Bushpepa, Jonida Maliqi dhe Klodian Qafoku. Transmetuesi kishte hapur një periudhë dorëzimi për artistët dhe kompozitorët midis gushtit dhe tetorit për të marrë pjesë në konkurs.

Artist Kënga Kompozitor Tekstshkrues
Agim Poshka "Vendi im" Agim Poshka
Anxhela Peristeri "Karma" Kledi Bahiti Olti Curri
Devis Xherahu "Peng" Devis Xherahu Pandi Laço
Enxhi Nasufi "Njësoj" Boocky DJ Enxhi Nasufi
Era Rusi "Zjarri im" Enis Mullaj Era Rusi, Eriona Rushiti
Erikson Lloshi "Jo" Enis Mullaj Endrit Mumajesi
Evi Reçi "Tjerr" Olsa Toqi Florian Zyka
Fatos Shabani "Ty" Fatos Shabani
Festina Mejzini "Kush je ti dashuri" Flamur Shehu Jorgo Papingji
Florent Abrashi "Vajzë" Bledi Shishmani
Franc Koruni "E morën botën" Franc Koruni
Giliola Haveriku "E lirë" Endrit Shani Atina Laço
Gjergj Kaçinari "Më jep jetë" Gjergj Kaçinari Gjergj Kaçinari, Ilir Krasniqi
Inis Neziri "Pendesë" Inis Neziri Elhaid Cufi
Kamela Islamaj "Kujtimet s'kanë formë" Kamela Islamaj Megi Hasani
Kastro Zizo "Vallja e jetës" Kastro Zizo
Klinti Çollaku "Do t'ja dal" Endrit Shani Pandi Laço
Manjola Nallbani "Ora e jetës" Eriona Rushiti
Mirud "Nëse vdes" Durim Morina (MIRUD)
Orgesa Zaimi "Valixhja e kujtimeve" Gridi Kraja Olti Curri
Rosela Gjylbegu "Vashëzo" Eriona Rushiti Rosela Gjylbegu
Sardi Strugaj "Kam me t'ba me kajt" Edesa Malçi Sardi Strugaj
Stefan Marena "Meteor" Gramoz Kozeli Klotilda Harka
Viktor Tahiraj "Nënë" Artur Dhamo Nexhip Seraj
Wendi Mancaku "Si ajo" Wendi Mancaku Rozana Radi
Xhesika Polo "Më mbron" Marko Polo Aleksandër Seitaj, Xhesika Polo

Shiko edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Festivali I 59-Të I Këngës Në Rtsh FormatiFestivali I 59-Të I Këngës Në Rtsh GaruesitFestivali I 59-Të I Këngës Në Rtsh Shiko edheFestivali I 59-Të I Këngës Në Rtsh ReferimeFestivali I 59-Të I Këngës Në Rtsh Lidhje të jashtmeFestivali I 59-Të I Këngës Në RtshFestivali i Këngës në RTSHRadio Televizioni ShqiptarTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Cristiano RonaldoOksidetMartin Luther KingNamazi i IqindisëKorrozioniLidhëza bashkërenditëseMartti AhtisaariYndyraMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëPsikologjiaSistemi OperativVallet shqiptareKryefjalaTryezaLindja (biologji)Burimet natyrore të KosovësLëvizja Nacional-ÇlirimtareHistoria e fesë islameAgjërimi i RamazanitVarshavaKantoni CallasLufta e ÇanakalasëReaksioni kimikSëmundja e AlzheimeritKinaTanzimatiLimfocitiEnkelejd AlibeajDritan Hoxha (gazetar)Turbinat me erëOqeaniAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveTretësiratKundrinori-kryefjala-kallëzuesiNdotjaAbetarja shqipeKafshëtAngliaDefiPrizreniSistemi urinarLista e futbollistëve shqiptarëBektashiShenjat e Urdhërave të PreraKanadajaHidrogjeniDante AligieriHurmaRilindjaAnkthiSarandaBakriUEFA Kampionati Evropian i FutbollitPoseidoniLista e bimëveMetodat e kërkimitLigjiBiosinteza e proteinaveFibrat optikeDita e mësuesitHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiKuzhina shqiptareMarie CurieHistoria e ÇamërisëLulekuqjaMbretëria ShqiptareVendimmarrjaLista e shkrimtarëve shqiptarëKërpudhatMikroorganizmatJupiteriVeshje popullore të KosovësAzia JuglindoreLetërsia shqipeGjethjaIshujt FaroeGérard Depardieu🡆 More